Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Frika nga SPAK, Gentjan Sula transferon kompaninë AgiKons në Angli

Editor by Editor
August 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Frika nga SPAK, Gentjan Sula transferon kompaninë AgiKons në Angli
0
SHARES
77
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agi Kons, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, tashmë është me pronësi të huaj. Biznesmeni Gentjan Sula ka vendosur të transferojë në Angli pronësinë e kompanisë, e cila ka ndërtuar Kodrën e Diellit si dhe një sërë projektesh të tjera madhore në Tiranë dhe bregdet.

Dokumentat zyrtare tregojnë se transferimi i pronësisë është bërë në dhjetor të vitit të kaluar, përmes një kontrate shkëmbimi aksionesh, ku aksionet e Agi Kons i kanë kaluar një kompanie të quajtur UK Development Holding Limited. Kjo e fundit është një shoqëri e regjistruar në Londër në gusht të vitit të kaluar dhe zotërohet në masën 100 për qind po nga Gentjan Sula.

Frika nga SPAK?/ Gent Sula transferon Agi Konsin në Angli

Transferimi i pronesise se Agi Kons ne Angli

Përmes kësaj lëvizje, Gent Sula mbetet pronari fundor i Agi Kons, por tashmë aksionet e saj i kontrollon nga Anglia.

Në kontratën e shkëmbimit të kuotave, biznesmeni e motivon riorganizimin e kompanive në pronësi të tij si një lëvizje për të optimizuar operacionet, por edhe për të eksploruar mundësinë e zgjerimit në tregun britanik.

Por kjo lëvizje vjen në një kohë kur kompania ishte vënë nën hetim nga SPAK për dosjen Veliaj. Vetë biznesmeni Sula tashmë është nën masë shtrënguese nga gjykata me “detyrim paraqitje. Tre javë më parë, atij iu komunikua akuza e korrupsionit aktiv.

Sipas SPAK, zoti Sula ka patur lidhje të ngushta me Erion Veliajn, që nga momenti kur kryebashkiaku mbulonte detyrën e Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. Kjo marrëdhënie sipas SPAK ka qenë e pandarë edhe e vazhdueshme.

Prokuroria e Posaçme pretendon se me zgjedhjen e Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës, ‘Agi Kons’ me pronar Gentian Sulën fillon dhe fiton leje të pafundme ndërtimi, por edhe tendera publikë, të cilat sipas SPAK, i janë kthyer në shpërblim Veliajt në formën e pasurive të patundshme.

Nuk dihet nëse transferimi i pronësisë së Agi Kons në Angli lidhet me hetimet e SPAK. Teorikisht pronësia e huaj do t’i jepte mundësinë biznesmenit që në rast të sekuestrimit të kompanisë nga organet e drejtësisë shqiptare të kishte mundësinë e arbitrazhit në gjykatat ndërkombëtare.

Agi Kons është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri. Aktualisht kompania ka një kapital prej 1.5 miliardë lekësh ose 12.6 milionë paundësh, i cili ka kaluar i gjithi nën pronësinë e anglezes UK Development Holding Limited. /kapitali

Previous Post

Nga të ftuarit e veçantë në incidentin me Gorbaçovin: Corriere rikujton intervistën me Pippo Baudos, legjendën e televizionit italian që ndëroi jetë në moshën 89 vjeçare.

Next Post

Snajperët ukrainas vendosin rekord botëror, eliminojnë dy ushtarë rusë me një plumb nga 4000 metra largësi.

Next Post
Snajperët ukrainas vendosin rekord botëror, eliminojnë dy ushtarë rusë me një plumb nga 4000 metra largësi.

Snajperët ukrainas vendosin rekord botëror, eliminojnë dy ushtarë rusë me një plumb nga 4000 metra largësi.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al