Monday, October 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Sezoni turistik ka dështuar”/ Partia e Lirisë: Propaganda e korrupsioni po shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e Durrësit

Editor by Editor
August 15, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Sezoni turistik ka dështuar”/ Partia e Lirisë: Propaganda e korrupsioni po shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e Durrësit
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

DURRËS- Anëtarja e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Durrës, Anisa Ibraj, duke folur në një deklaratë për mediat tha se se sezoni turistik ka dështuar. Ajo përmendi pamjet e ujërave të zeza që shpërthejnë në mes të plazhit dhe derdhen në det, të cilat janë shndërruar në një shembull të qartë se si paaftësia, korrupsioni dhe propaganda, mund të shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e një qyteti bregdetar si Durrësi. Ajo theksoi se me këtë gjendje, jo vetëm që nuk po afrohemi me BE-në, por po humbim edhe turistët që deri dje ishin burimi kryesor i të ardhurave të qytetit.

Deklarata e anëtares së Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit, Znj. Anisa Ibraj.

Sezoni turistik 2025 ka dështuar me turp, duke u shndërruar në një shembull të qartë se si paaftësia, korrupsioni dhe propaganda mund të shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e një qyteti bregdetar si Durrësi.

Pamjet e ujërave të zeza që shpërthejnë në mes të plazhit dhe derdhen në det nuk janë incidente të rastësishme. Ato janë skandali i përditshëm që pushteti përpiqet ta fshehë. Çdo ditë, mijëra litra ujëra të ndotura derdhen në Adriatik, duke helmuar ujin ku lahen fëmijët, turistët dhe qytetarët tanë. Ky është një krim mjedisor dhe shëndetësor që rrezikon seriozisht jetën dhe mirëqenien e të gjithëve.

Por ndotja e ujit nuk është e vetmja plagë. Plazhet tona janë të pasigurta, pa roje shpëtimi, pa sinjalistikë dhe pa kontroll mbi aktivitetet në det.

Rastet e aksidenteve kalojnë në heshtje, ndërsa turistët largohen të zhgënjyer dhe të frikësuar. Ndërkohë, çmimet janë rritur në mënyrë të pamëshirshme, por shërbimet kanë rënë në nivelin më të ulët të viteve të fundit.

Betonizimi i pakontrolluar ka shkatërruar hapësirat publike dhe ka dëmtuar rëndë identitetin turistik të qytetit.

Të gjitha këto kanë sjellë një pakësim të ndjeshëm të numrit të turistëve. Qeveria mundohet ta fshehë këtë realitet, sepse deri dje Kryeministri mburrej me shifrat e turizmit, ndërsa sot përpiqet të mbulojë dështimin me foto dhe video të sajuara nga lart me dron.

Me ndotje masive, pasiguri në plazhe, çmime të papërballueshme dhe betonizim të pakontrolluar, si mund të pretendojë Kryeministri se Shqipëria është gati për Bashkimin Europian?

 BE nuk mbyll sytë para mungesës së standardeve të higjienës, mbrojtjes së mjedisit, sigurisë dhe të drejtave të konsumatorit. Me këtë gjendje, jo vetëm që nuk po afrohemi me BE-në, por po humbim edhe turistët që deri dje ishin burimi kryesor i të ardhurave të qytetit.

U bëj thirrje qytetarëve të Durrësit, bizneseve dhe të gjithë atyre që e duan këtë qytet: mos pranoni të heshtni! Ky është qyteti ynë, shëndeti ynë, imazhi ynë. Durrësi nuk mund të jetë pronë private e pushtetit dhe klientelës së tij.

Si anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit dhe përfaqësuese e Partisë së Lirisë, nuk mund të hesht përballë mashtrimeve të qeverisë që po dëmtojnë ekonominë, imazhin dhe historinë e qytetit tonë.

Previous Post

Ukraina në krizë: Evakuim urgjent nga Donetsk pas bombardimeve, priten reagime diplomatike nga samiti Trump-Putin.

Next Post

Kashmir në Tragjedi! Të paktën 60 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga përmbytjet shkatërruese.

Next Post
Kashmir në Tragjedi! Të paktën 60 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga përmbytjet shkatërruese.

Kashmir në Tragjedi! Të paktën 60 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga përmbytjet shkatërruese.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Rei Manaj ngre sërish polemika ndaj serbëve: Milosheviç më urimit për golin e shënuar ndaj Serbisë.

Rei Manaj ngre sërish polemika ndaj serbëve: Milosheviç më urimit për golin e shënuar ndaj Serbisë.

October 20, 2025
Izraeli nis sulme ajrore në jug të Gazës pas akuzave për shkelje të armëpushimit.

Çfarë do të kushtojë rikonstruksioni i Gazës? Dërguari i SHBA: Nevojiten 50 miliardë dollarë.

October 20, 2025
Modric vazhdon të shkëlqejë te Milani, pavarësisht moshës, duke folur pas fitores ndaj Fiorentinës dhe duke i dhënë meritat e merituara Leao: "Mezi prisja të luaja me të".

Modric vazhdon të shkëlqejë te Milani, pavarësisht moshës, duke folur pas fitores ndaj Fiorentinës dhe duke i dhënë meritat e merituara Leao: “Mezi prisja të luaja me të”.

October 20, 2025
Kim Kardashian befason me veshjen e saj në Galën e Muzeut të Akademisë

Kim Kardashian befason me veshjen e saj në Galën e Muzeut të Akademisë

October 20, 2025
Rei Manaj ngre sërish polemika ndaj serbëve: Milosheviç më urimit për golin e shënuar ndaj Serbisë.
AKTUALITET

Rei Manaj ngre sërish polemika ndaj serbëve: Milosheviç më urimit për golin e shënuar ndaj Serbisë.

by timoni.al
October 20, 2025
0

Heroi i fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac, Ray Manaj, ka zbuluar se trajneri i tij në Sharjah, Milosh...

Read moreDetails
Izraeli nis sulme ajrore në jug të Gazës pas akuzave për shkelje të armëpushimit.

Çfarë do të kushtojë rikonstruksioni i Gazës? Dërguari i SHBA: Nevojiten 50 miliardë dollarë.

October 20, 2025
Modric vazhdon të shkëlqejë te Milani, pavarësisht moshës, duke folur pas fitores ndaj Fiorentinës dhe duke i dhënë meritat e merituara Leao: "Mezi prisja të luaja me të".

Modric vazhdon të shkëlqejë te Milani, pavarësisht moshës, duke folur pas fitores ndaj Fiorentinës dhe duke i dhënë meritat e merituara Leao: “Mezi prisja të luaja me të”.

October 20, 2025
Kim Kardashian befason me veshjen e saj në Galën e Muzeut të Akademisë

Kim Kardashian befason me veshjen e saj në Galën e Muzeut të Akademisë

October 20, 2025
Terror në Afrikë: Familja e futbollistit të talentuar nuk arriti të paguante shumën për lirimin e tij dhe ai vritet nga rrëmbyesit.

Terror në Afrikë: Familja e futbollistit të talentuar nuk arriti të paguante shumën për lirimin e tij dhe ai vritet nga rrëmbyesit.

October 20, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rei Manaj ngre sërish polemika ndaj serbëve: Milosheviç më urimit për golin e shënuar ndaj Serbisë.

Rei Manaj ngre sërish polemika ndaj serbëve: Milosheviç më urimit për golin e shënuar ndaj Serbisë.

October 20, 2025
Izraeli nis sulme ajrore në jug të Gazës pas akuzave për shkelje të armëpushimit.

Çfarë do të kushtojë rikonstruksioni i Gazës? Dërguari i SHBA: Nevojiten 50 miliardë dollarë.

October 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al