Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sërish valë arrestimesh në Turqi/ Autoritetet arrestojnë kryetarin e një bashkie të Stambollit dhe 40 zyrtarë të tjerë

Editor by Editor
August 15, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Sërish valë arrestimesh në Turqi/ Autoritetet arrestojnë kryetarin e një bashkie të Stambollit dhe 40 zyrtarë të tjerë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TURQI- Autoritetet turke i kanë arrestuar të premten kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stambollit, së bashku me rreth 40 zyrtarë të tjerë, duke e zgjeruar fushatën kundër opozitës në vend. Inan Guney, kryetar i bashkisë së Beyoglut në Stamboll, u dërgua në paraburgim si pjesë e një hetimi për korrupsion, raportoi Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Sipas gazetës Birgun dhe mediave të tjera turke, ndër të arrestuarit janë edhe truproja i Guney, këshilltari i tij dhe ndihmës të tjerë. Komuna e Beyoglut drejtohet nga partia kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP).

Bashkitë nën kontrollin e CHP-së janë përballur me valë arrestimesh këtë vit, duke filluar me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në muajin mars.

Imamoglu, një figurë e njohur opozitare, shihet gjerësisht si sfiduesi kryesor ndaj sundimit dydekadësh të presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe është kandidati i CHP-së për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Kritikët thonë se veprimet ligjore janë të motivuara politikisht dhe synojnë të minojnë ndikimin gjithnjë në rritje të CHP-së. Qeveria e Erdoganit këmbëngul se gjykatat funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje politike.

Stambolli dhe disa qytete të tjera të mëdha kaluan nën drejtimin e CHP-së në vitin 2019, pasi opozita e zgjeroi më tej kontrollin e saj në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Arrestimi i Imamoglut çoi në protestat më të mëdha në Turqi për më shumë se një dekadë.

Previous Post

Lavrov bën një deklaratë të fortë para samitit Trump-Putin: Kremlini shpreh qendrimin e tij të qartë!

Next Post

Ukraina në krizë: Evakuim urgjent nga Donetsk pas bombardimeve, priten reagime diplomatike nga samiti Trump-Putin.

Next Post
Ukraina në krizë: Evakuim urgjent nga Donetsk pas bombardimeve, priten reagime diplomatike nga samiti Trump-Putin.

Ukraina në krizë: Evakuim urgjent nga Donetsk pas bombardimeve, priten reagime diplomatike nga samiti Trump-Putin.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al