TIRANË- Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka denoncuar lidhjet korruptive mes qeverisë dhe grupeve kriminale që po shkatërrojnë vendin. Me anë të një postimi në rrjetin scial Facebook, Berisha shkruan se leje ndërtimit për kulla të larta në Golem janë dhënë në mënyrë të dyshimtë, duke favorizuar kartelin e Çelës dhe aleatët e tij, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e këtyre veprimeve të paligjshme
Kryedemokrati gjithashtu i bën thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndalur këtë aktivitet kriminal dhe shton se duhet të mbrohen interesat e vendit dhe qytetarëve. Berisha thekson se Klajdi Resort në Golem të cilit iu bë kontroll nga SPAK të cilët akuzohen për pastrim parash të bandave në Shqipëri, është shtëpia e dytë e Adelajda Rokës, drejtoreshës së AZHT.
Postimi i Berishës:
Rama – Roko
5 leje për kulla vetëm në Golem, kartelit Çela–Çopja!
Të dashur miq,
Agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, me survejimet e tyre, faktuan se karteli famëkeq Çela–Çopja, i lidhur si mishi me thoin me qeverinë dhe piramidën e partisë së krimit, vetëm në një vit ka trafikuar në Europë 28 ton kokainë me vlerë 6 miliardë euro!
Ky kartel, sikundër ai i Troplinëve dhe kartelët e tjera, me lidhjet e tyre të ngushta me Ramaduron, siç e quajnë sot mediat e mëdha amerikane dhe botërore Edi Ramën, ka shndërruar Shqipërinë e vogël në lavatriçen më të madhe dhe më gjigante të parave të krimit në Europë.
Sipas Eurostat, indeksi i ndërtimit në Shqipëri është më i larti në Europë dhe konkretisht është 14,3 kundrejt vetëm 5,4 që është indeksi mesatar i ndërtimit të vendeve të BE-së, të marra së bashku.
Qytetari dixhital informon se kartelit Çela–Rroko, Ramaduro u ka dhënë lejet për ndërtimin e 5 kullave 30–50 kate në Golem, dhe konkretisht këto leje janë dhënë pronarëve të Resortit Turistik “Klajdi”, që janë Osman e Klajdi Kokoshi dhe dhëndri i tyre Xhuljo Salaj.
Por qershia mbi tortë është famozja Adelajda Roko, e cila, sipas qytetarit dixhital, e ka si shtëpinë e vet të dytë Resortin “Klajdi” në Golem!
???? Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Përshëndetje Doktor..!
Klajdi Resort në Golem të cilit iu bë kontroll nga SPAK të cilët akuzohen për pastrim parash të bandave në Shqipëri, është shtëpia e dytë e Adelajda Rokës, drejtoreshës së AZHT.
Pronaret e këtij Resorti (Osman Kokoshi, Klajdi Kokoshi dhe Xhuljo Salaj që është dhëndri i tyre) kanë marrë mbi 5 leje kullash në zonën e Golemit të dhëna nga AZHT duke pastruar lekët e krimit. Këta janë lavatricja e pushtetarëve dhe njerëzve të krimit që janë akuzuar për 17 ton kokainë.Anonim doktor.
 
			 
                                 
			
 
                                 
                                
 
							












