Monday, October 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Presidenti i “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelliu mesazh gazetarëve: News24 nuk do të mbyllet. S’do të lejojmë që dhuna apo presioni ta shuajë zërin tonë!

Editor by Editor
August 12, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media, Vendi
0
Presidenti i “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelliu mesazh gazetarëve: News24 nuk do të mbyllet. S’do të lejojmë që dhuna apo presioni ta shuajë zërin tonë!
0
SHARES
61
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelliu u është drejtuar përmes një mesazhi gazetarëve të News24, pas akteve brutale të dhunës shtetërore që solli fikjen e sinjalit të transmetimit mëngjesin e 9 gushtit, ndërsa dje pasdite plaçkitën ambientet e televizionit duke grabitur kompjuterat dhe sendet e punës të gazetarëve.

Në deklaratën për mediat, Z.Hysenbelliu inkurajon gazetarët që t’i rezistojnë agresionit të autoriteteve, ndërsa garanton se News24 nuk do të mbyllet dhe as do të dorëzohet përballë dhunës dhe presionit.

“U drejtohem të gjithë punonjësve të News24: Mos u përkulni! Qëndroni të fortë, të qetë dhe krenarë për misionin tuaj. News24 nuk mbyllet. E vërteta nuk zhduket”, deklaron Z.Hysenbelliu.

DEKLARATË PËR SHTYP
TIRANË, 12 GUSHT 2025

Si pronar i News24, BalkanWeb, Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport, Panorama Online dhe Gazeta Shqiptare ndiej detyrimin të dënoj me forcë dhe t’i bëj publikisht të njohura veprimet e rënda, të paprecedenta dhe tërësisht të paligjshme që janë ndërmarrë ndaj medias sonë.

Sot, pa asnjë paralajmërim, pa urdhër gjykate dhe pa asnjë bazë ligjore të justifikuar, forca të policisë kanë bllokuar hyrjen në ambientet e televizionit, kanë ndërprerë me forcë sinjalin e transmetimit dhe kanë ndërhyrë në mënyrë të papranueshme në punën e gazetarëve tanë dhe stafit teknik.

Ky nuk është një incident i zakonshëm. Ky është një akt brutal që përbën një shkelje flagrante të lirisë së shtypit dhe të të drejtës themelore të qytetarëve për t’u informuar. Në mënyrë të fshehtë, civilë me automjete të paidentifikuara janë futur në ambientet tona dhe kanë marrë dokumente konfidenciale, materiale të ndjeshme dhe dosje që lidhen me hetime serioze mbi korrupsionin dhe abuzimet me pushtetin. Këto materiale janë rezultat i një pune të ndershme, të rrezikshme dhe të palodhur nga gazetarët tanë – dhe tani, përveç dëmit moral, po rrezikohet realisht edhe jeta e tyre.

Ky është një paralajmërim i qartë dhe i rrezikshëm për çdo media që guxon të hetojë dhe të flasë për të vërtetën.

U drejtohem të gjithë punonjësve të News24: Mos u përkulni! Qëndroni të fortë, të qetë dhe krenarë për misionin tuaj. Ne kemi raportuar me ndershmëri, profesionalizëm dhe integritet – dhe nuk do të lejojmë që dhuna apo presioni ta shuajë zërin tonë.

News24 nuk mbyllet. E vërteta nuk zhduket.

U bëj thirrje institucioneve të shtetit: të ndalojnë menjëherë çdo veprim represiv, të rikthejnë sinjalin e televizionit, të lejojnë gazetarët të kthehen në vendin e tyre të punës dhe të respektojnë Kushtetutën dhe parimet e shtetit të së drejtës.

I falënderoj përzemërsisht gazetarët tanë, organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të medias, partnerët tanë dhe qytetarët që po tregojnë solidaritet në këtë moment kritik.

News24 do të vazhdojë të jetë dritarja e së vërtetës, misioni ynë do të vazhdojë.

Ne nuk do të heshtim. Ne nuk do të tërhiqemi.

Përgjatë 4 ditëve, gazetarët e News24, BalkanWeb, Panorama Online, Gazeta Panorama dhe Gazeta Shqiptare janë përballur me klimë terrori. Ata janë privuar nga aksesi në vendet e punës nga një urdhër verbal i Policisë së Shtetit dhe punonjësve të “KAYO”.

Previous Post

Sekuestrohet kokainë me vlerë 300 mijë euro në Prizren, vihet në pranga një 31-vjeçar

Next Post

Kina bllokon përdorimin e çipave H20 të Nvidia nga kompanitë shtetërore dhe ato me lidhje qeveritare.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kontributi i Komisionit të Venecias në demokracinë shqiptare: Rama e cilëson një ndihmesë të vyer për Kushtetutën e parë

Kontributi i Komisionit të Venecias në demokracinë shqiptare: Rama e cilëson një ndihmesë të vyer për Kushtetutën e parë

October 20, 2025
Bluzat e golit me histori nga Leskovsi, fanella e Manajt shitet për mbi 3000 euro

Bluzat e golit me histori nga Leskovsi, fanella e Manajt shitet për mbi 3000 euro

October 20, 2025
Situata me Hamasin, zëvendës presidenti amerikan Vance do të vizitojë Izraelin nesër.

Situata me Hamasin, zëvendës presidenti amerikan Vance do të vizitojë Izraelin nesër.

October 20, 2025
I dënuar për krime lufte në Kosovë, ndërron jetë gjenerali serb.

LAJME

Kontributi i Komisionit të Venecias në demokracinë shqiptare: Rama e cilëson një ndihmesë të vyer për Kushtetutën e parë

by timoni.al
October 20, 2025
0

Në përvjetorin e 35-të të Komisionit të Venecias, kryeministri Edi Rama e filloi fjalën e tij duke nënvizuar lidhjen e...

Read moreDetails
Bluzat e golit me histori nga Leskovsi, fanella e Manajt shitet për mbi 3000 euro

Bluzat e golit me histori nga Leskovsi, fanella e Manajt shitet për mbi 3000 euro

October 20, 2025
Situata me Hamasin, zëvendës presidenti amerikan Vance do të vizitojë Izraelin nesër.

Situata me Hamasin, zëvendës presidenti amerikan Vance do të vizitojë Izraelin nesër.

October 20, 2025
I dënuar për krime lufte në Kosovë, ndërron jetë gjenerali serb.

I dënuar për krime lufte në Kosovë, ndërron jetë gjenerali serb.

October 20, 2025
Video: Panik në ajër, bateria në çantën e pasagjerit shpërthen, avioni kryen ulje të jashtëzakonshme në Kinë.

Video: Panik në ajër, bateria në çantën e pasagjerit shpërthen, avioni kryen ulje të jashtëzakonshme në Kinë.

October 20, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kontributi i Komisionit të Venecias në demokracinë shqiptare: Rama e cilëson një ndihmesë të vyer për Kushtetutën e parë

Kontributi i Komisionit të Venecias në demokracinë shqiptare: Rama e cilëson një ndihmesë të vyer për Kushtetutën e parë

October 20, 2025
Bluzat e golit me histori nga Leskovsi, fanella e Manajt shitet për mbi 3000 euro

Bluzat e golit me histori nga Leskovsi, fanella e Manajt shitet për mbi 3000 euro

October 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al