Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“News24 do ta vazhdojë misionin e vet”, gazetarja Lala: Ardi Veliu po shkel hapur ligjin, mu kujtua kur priti Escobarin e Ballkanit me makinën e tij personale

Editor by Editor
August 10, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media, Vendi
0
“News24 do ta vazhdojë misionin e vet”, gazetarja Lala: Ardi Veliu po shkel hapur ligjin, mu kujtua kur priti Escobarin e Ballkanit me makinën e tij personale
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur sot se News24, edhe pas ndërprerjes së transmetimit nuk do ta ndalë misionin e saj mediatik. Ajo tha për gazetarin Osman Stafa, se televizioni do të vazhdojë misionin e vet dhe është i fortë për t’u ringritur edhe në momentet më të vështira.

Gjatë fjalës së saj, Lala ku Ardi Veliu, i cili drejtoi operacionin për rrethimin nga policia të godinës së News24,  priti me makinën e tij personale “Escobarin e Ballkanit” dhe më pas e çoi në Tiranë, duke e vënë në qendër të vëmendjes sjelljen e tij autoritare dhe shkeljet ligjore që lidhen me drejtimin e policisë.

Ndërkohë lidhur me deklaratat se News24 po qëndron në godina të zaptuara, ajo tha se ministria e Ekonomisë e sqaroi dje se njëra nga godinat ka kontratë deri në 2033. Pavarësisht kësaj ajo tha se gazetarët nuk lejohen të futen në vendin e punës.

“Ne jemi këtu që News24 ta vazhdojë misionin e vet. Është absolutisht e fortë për tu ringritur edhe kur të tjeret mendojnë se është rrëzuar. Kur pashë Ardi Veliun mu kujtua kur priti Escobarin e Ballkanit me makinën e tij personale që ai të mbaronte festën dhe ai ta merrte me makinën e tij personale dhe ta sillte në Tiranë.

Kur unë e thashë që ka fituar vetëm Ardi Veliu, një njeri që kishte drejtuar policinë me dorë të hekurt, duke shkelur hapur ligjin e duke dalë edhe në përgjimet e prokurorisë, shumë kush po qeshte dhe thoshte se këta po sulmojnë një drejtor. Koha e tregoi që ai është një drejtor barbar që nuk njeh as minimumin e etikës dhe që po shkel ligjin. Të gjithë thonë se News24 po qëndron në godina të zaptuara. Ministria e ka sqaruar qartë, që njëra nga godinat ka kontratë deri në 2033. Më thoni pse nuk lejohemi në atë godinë, të futemi në vendin e punës.“, tha Lala.

Previous Post

Muzeu Etnografik i Lezhës: Një Destinacion i Popullarizuar për Turistët për Historinë dhe Traditat Shqiptare

Next Post

Astronautët kthehen në Tokë pas pesë muajve në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Next Post
Astronautët kthehen në Tokë pas pesë muajve në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Astronautët kthehen në Tokë pas pesë muajve në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al