Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lojtari më i shtrenjtë në botë… Lamine Yamal i lë pas të gjithë yjet e futbollit botëror!

Editor by Editor
August 10, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
Lojtari më i shtrenjtë në botë… Lamine Yamal i lë pas të gjithë yjet e futbollit botëror!
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPANJE – Lamine Yamal është lojtari më i shtrenjtë në botë. Talenti i Barcelonës ka lënë pas të gjithë yjet e tjerë të futbollit, duke marrë vendin e parë në renditjen e përditësuar nga siti i specializuar në tregun e transferimeve, “Transfermark”.

Vetëm 18 vjeç, kartoni i Lamine Yamal vlerësohet 200 milion euro. Një shifër e çmendur, por që nuk i afrohet aspak klauzolës 1 miliard euro që e mban të lidhur me Barcelonën, pasi firmosi rinovimin e kontratës.

Për t’u kthyer sërish te renditja e futbollistëve më të shtrenjtë, sulmuesi spanjol le pas Jude Bellingham. Mesfushori anglez vlerësohet 180 milion euro, aq sa Erling Haland dhe Kylian Mbappe, por për shkak të moshës, ai i paraprin sulmuesin norvegjez të Manchester City dhe atij francez të Real Madrid.

Pesëshja e parë e klasifikimit plotësohet me Vinicius Junior. Real Madrid dominon me katër lojtarë në dhjetë vendet e para, pasi në listën e futbollistëve me vlerë kartoni më të lartë se 100 milion euro bën pjesë edhe Federico Valverde.

Pjesë e këtij “klubi” janë edhe talentet e tjera të futbollit botëror si Bukayo Saka, Pedri, Florian Virtz dhe Jama Musiala. Ndërkaq, mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka shprehur publikisht mbështetjen për shokun e skuadrës, Lamine Yamal, duke e cilësuar 18-vjeçarin si një nga pretendentët kryesorë për të fituar “Topin e Artë” 2025.

Në një intervistë për gazetën AS pas fitores 7-3 të Barçës ndaj FC Seul në ndeshjen parasezonale në Korenë e Jugut, Gavi lavdëroi talentin katalanhas dhe progresin e shpejtë të Yamalit, i cili ka shkëlqyer si me klubin ashtu edhe me kombëtaren spanjole.

Previous Post

Minatori vdes në Bulqizë, të gjithë teknikët e kompanisë së babait të kandidatit të PS lirohen.

Next Post

Hakerë, kabllograme sekrete dhe frikëra për sigurinë/ “Lufta” që shpërtheu për ambasadën e re të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar

Next Post
Hakerë, kabllograme sekrete dhe frikëra për sigurinë/ “Lufta” që shpërtheu për ambasadën e re të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar

Hakerë, kabllograme sekrete dhe frikëra për sigurinë/ "Lufta" që shpërtheu për ambasadën e re të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al