Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Policia rrethoi ambientet e medias News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme! Njëra prej tyre e vlefshme deri në 2033…

Editor by Editor
August 9, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Policia rrethoi ambientet e medias News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme! Njëra prej tyre e vlefshme deri në 2033…
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar lidhur me rrethimin e godinës së medias News24 nga policia.  Në deklaratën për shtyp, ministria është shprehur së pretendimi i shoqërisë “Panorama Group” sh.a. se kontrata e saj e qirasë ka afat deri në vitin 2033 lidhet me një pasuri tjetër shtetërore.

Më tej thuhet se për këtë pronë ekziston një tjetër kontratë qiraje e lidhur në vitin 2013 dhe e ndryshuar me aneks në vitin 2016 ndërmjet MFE, sot Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Panorama Group Sha. me kohëzgjatje deri në 2033.

Nga ana tjetër bëhet me dije se pasuria që i është kaluar shoqërisë “KAYO” sh.a. ishte fillimisht e dhënë me qira në vitin 2002 për një afat deri në vitin 2022 dhe ka qenë objekt i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke pasur kundërpalë Shoqërinë “Focus Media Neës”.

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit rikonfirmon se veprimet për marrjen në posedim faktik të kësaj prone janë në përputhje të plotë me ligjin dhe me vendimet e gjykatave, si dhe se pasuria është e regjistruar qartësisht si njësi e veçantë pronësore, pa lidhje me asnjë pronë tjetër të dhënë me qira përmes kontratave të ndryshme.”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. 

DEKLARATA PËR SHTYP E MINISTRISË SË EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT: 

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në vijim të interesit të lartë publik dhe për sqarimin e opinionit mbi pretendimet e paraqitura nga Shoqëria “Fokus Media Neës” lidhur me të ashtuquajturën vazhdimësi të kontratës së qirasë deri në vitin 2033, bën me dije sa vijon:

Pretendimi i shoqërisë se kontrata e saj e qirasë ka afat deri në vitin 2033 lidhet me një pasuri tjetër shtetërore, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasurinë e kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a.

Pasuria në fjalë është gjithashtu në pronësi të shtetit dhe ndodhet në zonën kadastrale nr. 8170, pasuria nr. 10/304, me sipërfaqe trualli 13,922 m², pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve” në Shkozë. Për këtë pronë ekziston një tjetër kontratë qiraje e lidhur në vitin 2013 dhe e ndryshuar me aneks në vitin 2016 ndërmjet MFE, sot Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Panorama Group Sha. me kohëzgjatje deri në 2033.

Në dallim nga kjo, pasuria që i është kaluar shoqërisë “KAYO” sh.a. me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12.3.2025, ishte fillimisht e dhënë me qira në vitin 2002 për një afat deri në vitin 2022 dhe ka qenë objekt i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke pasur kundërpalë Shoqërinë “Focus Media Neës”.

Kontrata e qirasë e pretenduar si e vlefshme deri në vitin 2033 i referohet një pasurie tjetër, me numër dhe kufij të ndryshëm nga pasuria objekt i vendimeve gjyqësore dhe që nuk i është kaluar “KAYO” sh.a. Ky fakt konfirmohet nga dokumentacioni zyrtar i regjistrit kadastral dhe nga planet e rilevimit, të cilat tregojnë qartë se bëhet fjalë për njësi pronësore të ndryshme.

Çdo përpjekje për të paraqitur këto pasuri si të njëjta ose të lidhura, përfshirë referencat ndaj kontratave të tjera të qirasë, përveçse e pabazë është edhe një dizinformim nga ana e një media-je që duhet të tregojë të vërtetën. Asnjë interes material i pronarëve nuk e justifikon keqinformimin!

Pra janë dy gjëra e dy kontrata krejt të ndryshme dhe kjo e dyta nuk ka asnjë ndikim mbi vlefshmërinë, legjitimitetin apo ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë që detyrojnë lirimin e menjëhershëm të pasurisë së kaluar nga Këshilli i Ministrave shoqërisë “KAYO” sh.a., për realizimin e objektit të saj të aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit rikonfirmon se veprimet për marrjen në posedim faktik të kësaj prone janë në përputhje të plotë me ligjin dhe me vendimet e gjykatave, si dhe se pasuria është e regjistruar qartësisht si njësi e veçantë pronësore, pa lidhje me asnjë pronë tjetër të dhënë me qira përmes kontratave të ndryshme.

MEKI mbetet e hapur për çdo sqarim e informacion në interes të informimit korrekt të opinionit publik dhe të gjithë të interesuarve.

Ndërhyrja e Policisë së Shtetit brenda News24 që në orët e mëngjesit solli ndërprerjen e sinjalit të transmetimit dhe ndalimin e gazetarëve të futen brenda në ambientet e punës. Policia kërkoi lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë e televizionit News24 dhe mediave të tjera vizive dhe të shkruara Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Previous Post

Takimi Putin-Trump, Macron: Ukrainasit duhet të jenë kërkesa kryesore për të vendosur të ardhmen e Ukrainës.

Next Post

Analiza e BBC-së: Plani i Netanyahut për nënshtrimin e Gazës nuk kënaq askënd përveç tij vetë.

Next Post
Analiza e BBC-së: Plani i Netanyahut për nënshtrimin e Gazës nuk kënaq askënd përveç tij vetë.

Analiza e BBC-së: Plani i Netanyahut për nënshtrimin e Gazës nuk kënaq askënd përveç tij vetë.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pas fitores ndaj Bolognas, Allegri tha: Ishte e rëndësishme të siguronim 50 pikë, kjo ndeshje kërkonte një qasje serioze.

Pas fitores ndaj Bolognas, Allegri tha: Ishte e rëndësishme të siguronim 50 pikë, kjo ndeshje kërkonte një qasje serioze.

February 3, 2026
Të apasionuarit pas Big Brother kanë mundësinë të porositin ushqim nga banori i tyre të preferuar, një surprizë e veçantë nga shtëpia më e madhe.

Të apasionuarit pas Big Brother kanë mundësinë të porositin ushqim nga banori i tyre të preferuar, një surprizë e veçantë nga shtëpia më e madhe.

February 3, 2026
Mateta nuk arriti t'i bashkohet Milanit, Igli Tare: Ishte një çështje shëndetësore.

Mateta nuk arriti t’i bashkohet Milanit, Igli Tare: Ishte një çështje shëndetësore.

February 3, 2026
Carabao Cup/Arsenal, finalistja e parë, triumfoi në gjysmëfinalen e dytë përballë Chelsea.

KRYESORE

Pas fitores ndaj Bolognas, Allegri tha: Ishte e rëndësishme të siguronim 50 pikë, kjo ndeshje kërkonte një qasje serioze.

by timoni.al
February 3, 2026
0

Massimiliano Allegri ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores ndaj Bologna-s, por gjithashtu ka dërguar një mesazh për lojtarët e...

Read moreDetails
Të apasionuarit pas Big Brother kanë mundësinë të porositin ushqim nga banori i tyre të preferuar, një surprizë e veçantë nga shtëpia më e madhe.

Të apasionuarit pas Big Brother kanë mundësinë të porositin ushqim nga banori i tyre të preferuar, një surprizë e veçantë nga shtëpia më e madhe.

February 3, 2026
Mateta nuk arriti t'i bashkohet Milanit, Igli Tare: Ishte një çështje shëndetësore.

Mateta nuk arriti t’i bashkohet Milanit, Igli Tare: Ishte një çështje shëndetësore.

February 3, 2026
Carabao Cup/Arsenal, finalistja e parë, triumfoi në gjysmëfinalen e dytë përballë Chelsea.

Carabao Cup/Arsenal, finalistja e parë, triumfoi në gjysmëfinalen e dytë përballë Chelsea.

February 3, 2026
Në mënyrë misterioze, Saif al-Islam Gaddafi, biri i ish-liderit libian, humb jetën.

Në mënyrë misterioze, Saif al-Islam Gaddafi, biri i ish-liderit libian, humb jetën.

February 3, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pas fitores ndaj Bolognas, Allegri tha: Ishte e rëndësishme të siguronim 50 pikë, kjo ndeshje kërkonte një qasje serioze.

Pas fitores ndaj Bolognas, Allegri tha: Ishte e rëndësishme të siguronim 50 pikë, kjo ndeshje kërkonte një qasje serioze.

February 3, 2026
Të apasionuarit pas Big Brother kanë mundësinë të porositin ushqim nga banori i tyre të preferuar, një surprizë e veçantë nga shtëpia më e madhe.

Të apasionuarit pas Big Brother kanë mundësinë të porositin ushqim nga banori i tyre të preferuar, një surprizë e veçantë nga shtëpia më e madhe.

February 3, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al