Friday, October 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kisha e Shën Ndout ka nevojë për besimtarët! Nëse keni besuar, kthejani këtë “borxh”!

Editor by Editor
August 9, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Mendim i Lire, OP-ED, Vendi
0
Kisha e Shën Ndout ka nevojë për besimtarët! Nëse keni besuar, kthejani këtë “borxh”!
0
SHARES
99
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Besart Logu/ Avokat

Të jem i sinqertë, nuk ma kishte marrë mendja se do shkruaja ndonjëherë edhe për këtë temë. Fillimisht e “paragjykova” por pas interesimit e konsultës me njerëz pranë autoritetit kishtar, kuptova se po gatuhej diçka jo e zakonshme e që nuk i shkon përshtat atij vendi. Dhe si besimtar i krishter, që me 1 janar, vizitën e parë të vitit e bëj tek Kisha e Shën Ndout, ndjej detyrimin të reagoj në lidhje me çfarë po ndodh jashtë syrit të komunitetit të krishter e jo vetëm.

Çështja është: Kisha e Shën Ndout në Laç ka nevojë për mbështetjen e besimtarëve sepse po ekspozohet nga mundësia e humbjes së funksionit primar të saj; Eklesisë!

Kuptimi i “Kishës Katolike”

Fjala “kishë” rrjedh nga fjala greke “ecclesia” që ka kuptimin e mbledhjes, thirrjes, tubimit. Ndërsa fjala “katolike” ka kuptimin e gjithëpërfshirjes, universalitetit. Bashkimi i këtyre dy fjalëve, “Kishë Katolike”, nënkupton thirrjen universale apo të mbledhjes gjithëpërfshirëse. Pra, Kisha është ajo që “thirr në mledhje” të gjithë racën njerëzore pa dallim kombësie, gjuhe, feje, gjinie e ngjyre.

Kisha nuk është thjeshtë një ndërtesë publike e aksesueshme nga të gjithë por Shtëpia e Perëndisë, aty ku përhapet Fjala e ZOTIT e në mënyrë mistike transformohet bota shpirtërore e njeriut të humbur në kaosin e botës së mëkatit. Kisha është vendi i shenjtë ku takohet Mbreti me popullin mbretëror të krishterë, sidomos në Liturgjinë Hyjnore, që është lutja zyrtare e Kishës dhe shfaqja e dukshme e Mbretërisë së padukshme të Perëndisë në tokë, prandaj edhe Liturgjia Hyjnore fillon me thirjen “E bekuar është Mbretëria e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë! Amen!”

Projekti i Kishës Shën Ndout

Frat Ndue Toplana, ish drejtues i Kishës së Shën Ndout në Laç, ka denoncuar publikisht një projekt të Urdhërit Franceskan mbi rikonceptimin e të gjithë sheshit të zonës përreth kishës aktuale (Foto nr.3). Referuar këtij projekti, rezulton se nuk do të kemi më një Kishë me ambiente ndihmëse por një kompleks dyqanesh e fjetinash dhe në fund të sheshit një kishë. Pra, pak a shumë si mendësia e qeverisë shqiptare që bën kulla me një stadium në anë dhe jo stadiume me ambiente ndihmëse. Veçse në rastin konkret, kulla është horizontalisht e jo vertikalisht.

Gjithashtu, projekti në fjalë nuk është prezantuar fare në Këshillin e Fretërve, organ kolegjial vendimmarrës i Urdhërit Franceskan. Kjo mënyrë e të vepruarit jo vetëm shmang konsultimin me ato të cilët do shërbejnë tek ajo Kishë por edhe rrit dyshimet mbi legjitimitetin e projektit për sa kohë shmangen institucionet e Urdhërit dhe procedurat e parashikuara në rregulloret e tij.

Projekti që pritet të realizohet, nuk është hedhur as për konsultim publik. Banorët e Kurbinit, e sidomos besimtarët, të krishterë ose jo, duhen pyetur se cili projekt u shërben më shumë dhe tek cili mendojnë se do ndihen se kanë ardhur në kishë e jo në një kompleks shërbimesh ku ndër të tjera ofrohen edhe shërbimet të natyrës religjioze. Ashtu siç e shpjeguam më lart, Kishë do të thotë bashkësi, dhe në momentin që bashkësia nuk pyetet por shikohet si potencial turizmi, atëherë nuk kemi të bëjmë më me besim e shërbim por me materialen dhe menaxhim të ardhurash.

Nuk duhet harruar se, sipas doktrinës së krishterë, historia e Kishës Katolike fillon me mësimet e Jezu Krishtit. Kisha bashkëkohore Katolike mëson se ajo është vazhdimi i komunitetit të hershëm të krishterë të themeluar nga Jezusi, se ipeshkëvinjtë e saj janë pasardhës të apostujve të Jezusit, dhe Ipeshkëvi i Romës, i njohur gjithashtu si Papa, është pasardhësi i vetëm i Shën Pjetrit i cili u emërua nga Jezusi si kreu i Kishës. Sipas besimit katolik, Kisha “është prania e vazhdueshme e Jezusit në tokë” dhe se vetëm ajo posedon mjetet e plota të shpëtimit që janë shtatë sakramentet.

Kështu, shmangia e mendimit të besimtarëve dhe konsultimin me to, bën që Urdhëri Franceskan ta largojë atë nga njerëzit e në momentin që nuk ka njerëz, nuk ka as Kishë.

Dhe e fundit, që është edhe më shqetësuese, Urdhëri Franceskan vepron jo vetëm në fshehtësi e duke marrë vendime të njëanshme por merr masa ndaj çdo prifti që guxon dhe e kundërshton projektin e propozuar dhe miratuar prej tyre. Një ndër to është edhe Frat Ndue Toplana i cili ka shërbyer pranë Kishës së Shën Ndout që nga viti 2001 dhe u largua vetëm pasi kundërshtoi projektin e eprorëve të tij.

Frat Ndue Toplana, nën shembullin e At Zef Pllumit i cili edhe ky ka shërbyer në Kishën e Shën Ndout, ka kontribuar për atë kishë duke lënë gjurmët e tij në ndërtimin e rrugës së automjeteve (që kalon pas malit sepse më parë shkonte deri ku fillojnë shkallët), zgjerimin e oborrit të kishës, vendin e ndezjes së qirinjve, ndërtimin e dhomave të rrëfimit, dyqanet dhe tualetet. Madje, Patër Ndue Toplana kishte edhe një projekt për Kishën e re dhe rikonceptimin e të gjithë zonës (Foto nr.2). Projekt i cili në rradhë të parë ruan funksionin primar të Kishës ku përballë asaj ekzistuese e historike ndërtohet një tjetër edhe më e madhe dhe me të gjitha simbolikat e krishtera. Por jo, sapo nisi hapja e gropës për themelet e kishës së re (ajo gropa rrëzë malit sapo kalon vendin e ndezjes së qirinjve), Frat Ndue Toplana largohet nga shërbimi në Kishën e Shën Ndout Laç. Vendimmarrje e dyshimtë që ngre hije dyshimi mbi aspekte që tejkalojnë emrat e përveçëm por është temë tjetër ku nuk është momenti për t’u marrë.

Historiku i Kishës së Shën Ndout

Françeskanët erdhën në Shqipëri rreth vitit 1241, dhjetë vjet mbas ngjitjes në qiell të portugezit të shquar që me kultin e Tij, u bë udhërrëfyes i shqiptarëve në udhën drejt Krishtit.

Ndërmjet disa Kishave kushtuar shenjtit, ndërtuan edhe atë të Shna Ndout, në Sebaste, kishë që u ngrit rreth vitit 1300 dhe u rrënua më 1971. Në këtë kishë shërbyen shumë meshtarë, ndërmjet të cilëve, Atë Shtjefën Gjeçovi, i Lumi Atë Mati Prenushi, Atë Klement Miraj, Imzot Robert Ashta, Atë Zef Pllumi.

Rreth Urdhërit Franceskan

Urdhri i Fretërve Minorë

Ky Urdhër, i të drejtës papnore, i përket Kishës Katolike. E ka themeluar shën Françesku i Asizit (1181-1226). Zoti në mënyra të ndryshme e drejtoi shën Françeskun drejt një jete të kushtuar krejtësisht Atij.

Takimi i tij me të gërbulurit dhe kundrimi i Krishtit të kryqëzuar në kishën e Shën Damjanit (1204/1205) i frymëzojnë Françes-kut një formë jete ungjillore, që ka si model bashkësinë apostolike, të udhëhequr nga Jezusi. Shumë shpejt Françeskut dhe idealit të tij i bashkohen edhe shokë te tjerë, numri i të cilëve rritet gjithnjë e më shumë.

Karakteristikat themelore të kësaj familjeje të re rregulltare janë: jeta në bashkësi, e hapur si për laikët, po ashtu edhe për klerikët; vogëlsia e shprehur në një stil jete të thjeshtë, të varfër dhe pendestare; përparësia e lutjes së hapur drejt jetës kundruese; shpallja e Ungjillit të predikuar me vepra e me fjalë të krishterëve dhe jo të krishterëve.

Kjo formë jete, e përmbledhur në pak citime të Ungjillit, pati një miratim të parë gojor nga papa Inocenti III (në vitin 1209/1210), për të qenë më vonë përfundimisht e miratuar si Rregullë nga papa Honori III (më 29. 11. 1223). 

Konkluzione

Kisha e Shën Ndout në Laç rrezikon të humbë funksionin primar të saj, atë të Kishës. Projekti i miratuar në mënyrë të njëanëshme dhe pa konsultim publik bën që Urdhëri Franceskan të tejkalojë të drejtën që ka në drejtimin vetëm administrativ të Kishës së Shën Ndout Laç. Flitet se projekti në fjalë ka një kosto prej 40 milion eurosh dhe ndryshimi i destinacionit të Kishës nuk është mënyra e duhur për të djegur fonde.

Prandaj, ditën e Mërkurë, datë 13.08.2025 ora 11:00, në sallën e Pallatit të Kulturës Laç, mbahet një dëgjesë publike me Frat Ndue Toplana për t’u njohur më me detaje rreth kësaj çështje.

Personalisht do të marr pjesë dhe ftoj çdokënd tjetër që beson tek ai vend i shenjtë dhe do që të ruhet funksionaliteti i Kishës.

Kisha e Shën Ndout ka nevojë për besimtarët! Nëse keni besuar tek ajo Kishë, kthejani “borxhin”!

Previous Post

Influencuesi përfundon lidhjen para dasmës, Inteligjenca Artificiale si shkak kryesor.

Next Post

Daily Mail ‘skaner’ Hellbanianz: Pse e braktisën Londrën dhe nisën për në Dubai

Next Post
Daily Mail 'skaner' Hellbanianz: Pse e braktisën Londrën dhe nisën për në Dubai

Daily Mail 'skaner' Hellbanianz: Pse e braktisën Londrën dhe nisën për në Dubai

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Gjykata e Lartë shqyrton rekursin për ndryshimin e masës së sigurisë; Ilir Meta vazhdon të qëndrojë në qeli.

Gjykata e Lartë shqyrton rekursin për ndryshimin e masës së sigurisë; Ilir Meta vazhdon të qëndrojë në qeli.

October 16, 2025
Preferenca e Antonio Contes, Napoli merr vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e Amir Rrahmanit

Preferenca e Antonio Contes, Napoli merr vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e Amir Rrahmanit

October 16, 2025
Tensione në Kuvend/ "Je i paaftë", Peleshi përjashton Gazment Bardhin dhe paralajmëron Balliun

Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin dhe paralajmëron Balliun

October 16, 2025
Këshilli Bashkiak i Tiranës diskuton për ndalimin e monopatinave, Ristani: Vendimi nuk ka ardhur nga bashkia

LAJME

Gjykata e Lartë shqyrton rekursin për ndryshimin e masës së sigurisë; Ilir Meta vazhdon të qëndrojë në qeli.

by timoni.al
October 16, 2025
0

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, do të vazhdojë të mbetet në masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi...

Read moreDetails
Preferenca e Antonio Contes, Napoli merr vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e Amir Rrahmanit

Preferenca e Antonio Contes, Napoli merr vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e Amir Rrahmanit

October 16, 2025
Tensione në Kuvend/ "Je i paaftë", Peleshi përjashton Gazment Bardhin dhe paralajmëron Balliun

Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin dhe paralajmëron Balliun

October 16, 2025
Këshilli Bashkiak i Tiranës diskuton për ndalimin e monopatinave, Ristani: Vendimi nuk ka ardhur nga bashkia

Këshilli Bashkiak i Tiranës diskuton për ndalimin e monopatinave, Ristani: Vendimi nuk ka ardhur nga bashkia

October 16, 2025
Seanca për Pëllumb Gjokën, Behar Brajoviç dhe Edmond Prekën/ Të akuzuarit nuk paraqiten, mbrojtësit kërkojnë vonesë të gjykimit

Tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shtetas të tjerë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv, SPAK i dërgon në gjykatë.

October 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gjykata e Lartë shqyrton rekursin për ndryshimin e masës së sigurisë; Ilir Meta vazhdon të qëndrojë në qeli.

Gjykata e Lartë shqyrton rekursin për ndryshimin e masës së sigurisë; Ilir Meta vazhdon të qëndrojë në qeli.

October 16, 2025
Preferenca e Antonio Contes, Napoli merr vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e Amir Rrahmanit

Preferenca e Antonio Contes, Napoli merr vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e Amir Rrahmanit

October 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al