Tuesday, October 21, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Takimi i shumëpritur Trump-Putin në Alaskë/ Analiza: Cilat janë temat e diskutimit që mund të shtrohen?

Editor by Editor
August 9, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, OP-ED, Vendi
0
Takimi i shumëpritur Trump-Putin në Alaskë/ Analiza: Cilat janë temat e diskutimit që mund të shtrohen?
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Presidenti i SHBA-sëDonald Trump dhe ai Rusisë Vladimir Putin të premten e ardhshme (15.08.2025) duan të takohen në Alaskë për t’u konsultuar mbi mundësinë e fundit të luftës në Ukrainë. Takimi në shtetin federal të SHBA-së në veri-perëndimin e largët pritet “me interes”, deklaroi Trump në platformën e tij sociale “Truth Social”. Kremlini e konfirmoi takimi dhe ftoi Trump pas takimit për një vizitë në Rusi.

Takimi me Putinin, tha Trump, ka për qëllim përshpejtimin e procesit të paqes. Lidhur me temat e mundshme të marrëveshjes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë Trump tha, se kjo mund të përfshijë edhe një “shkëmbim territoresh”. Detajet sidoqoftë do të diskutohen më vonë. “Eshtë e ndërlikuar, vërtetë jo e thjeshtë“, theksoi ai. Trump dhe Putin nuk janë takuar më personalisht që nga viti 2019.

Çfarë dëshirojnë të arrijnë Trump dhe Putin?

Presidenti amerikan Trump dëshiron të arrijë një armëpushim. Nëse jo të përhershëm, të paktën një armëpushim të qartë. Për këtë qëllim ai dëshiron të organizojë edhe një takim tripalësh me Putinin dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski. Por asnjëri prej tyre nuk ka rënë dakord ende për një takim të tillë.

Presidenti rus dëshiron të parandalojë zgjerimin e mëtejshëm të aleancës ushtarake të NATO-s drejt lindjes. Prandaj ai ka të ngjarë të përpiqet ta bindë Trumpin të votojë kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Një pikë tjetër e rëndësishme është parandalimi i një pranie të mundshme ushtarake të NATO-s në territorin ukrainas. Putini gjithashtu dëshiron një qeveri të re në Kiev, e cila duhet të jetë miqësore ndaj Rusisë.

Po ashtu Putini synon edhe atë që ka kërkuar vazhdimisht edhe në të kaluarën: që disa territore të caktuara të pushtuara nga trupat ruse gjatë luftës në Ukrainë t’i jepen përgjithmonë Rusisë. Putini ka të ngjarë që të presë garanci nga Trumpi edhe për këtë.

Çështjet e bisedimeve?

Sulmet ruse ndaj objektivave ushtarake dhe civile në Ukrainë kanë shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve, përfshirë fëmijë. Gjithnjë e më shumë pjesë të infrastrukturës së Ukrainës po shkatërrohen nga dronët dhe raketat ruse.

Por edhe Ukraina po shkakton dëme në territorin rus përmes sulmeve ajrore dhe atyre me dronë. Megjithatë sidomos Ukraina synon t’i japë fund luftësdhe bashkë me të numrit në rritje të të vdekurve nv radhët e ushtrisë dhe të popullsisë së saj civile. Por me çfarë kostoje?

Sipas ekspertëve Rusia ka të ngjarë të mos jetë e gatshme ta përfundojë luftën pa lëshime në favor të saj. Një faktor kyç është anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

Çfarë dëshiron Ukraina?

Ukraina dëshiron të bëhet anëtare e aleancës transatlantike të mbrojtjes në mënyrë që të hyjë nën ombrellën e Traktatit të Mbrojtjes së Ndërsjellë. Sipas këtij traktati të gjitha shtetet anëtare janë të detyruara të ofrojnë ndihmë ushtarake në rast të një sulmi ndaj një shteti anëtar të NATO-s.

Sipas Kievit anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të zvogëlonte ndjeshëm mundësinë e një sulmi tjetër rus në të ardhmen, sepse anëtare të NATO-s janë edhe fuqitë bërthamore SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca.

Një çështje tjetër do të jetë ajo e kufijve të Ukrainës. Kievi kërkon sovranitet të plotë për Ukrainën në kufijtë e para luftës. Por mendohet se do të jetë e pamundur që Rusia të bjerë dakord me këtë. Putini dëshiron që territoret e pushtuara nga ushtria ruse t’i përkasin zyrtarisht Rusisë.

Trupat ruse mbajnë aktualisht të pushtuar një pjesë të madhe të katër rajoneve lindore të Ukrainës: Luhansk, Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson. Rusia i pretendon këto territore për vete. Veç tyre në Ukrainë ka edhe territore të tjera, që aktualisht janë nën kontrollin e ushtrisë ruse, si dhe gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014./ DW

Previous Post

“Nevojitet një rishikim i dytë”, Ish-deputeti Çollaku sugjeron një platformë të madhe për shpëtimin e PD-së.

Next Post

Kosova: A është vendimi i Gjykatës Kushtetuese një zgjidhje? Ekspertët shprehen!

Next Post
Kosova: A është vendimi i Gjykatës Kushtetuese një zgjidhje? Ekspertët shprehen!

Kosova: A është vendimi i Gjykatës Kushtetuese një zgjidhje? Ekspertët shprehen!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Nga e diela e 26 tetorit, ora do të ndryshojë, duke kaluar akrepat 60 minuta përpara.

Nga e diela e 26 tetorit, ora do të ndryshojë, duke kaluar akrepat 60 minuta përpara.

October 21, 2025
Ish-presidenti francez nis dënimin me burg për financimin e fushatës së tij me mjete nga diktatori i Libisë

Ish-presidenti francez nis dënimin me burg për financimin e fushatës së tij me mjete nga diktatori i Libisë

October 21, 2025
19-vjeçari arrestohet për shpërndarje lëndësh narkotike në Durrës, kanabisi i sekuestruar

19-vjeçari arrestohet për shpërndarje lëndësh narkotike në Durrës, kanabisi i sekuestruar

October 21, 2025
Ish-presidenti francez, i shoqëruar nga bashkëshortja, drejt burgut, ndërsa mbështetësit e tij këndojnë himnin kombëtar. Macron shpreh solidaritetin.

LAJME

Nga e diela e 26 tetorit, ora do të ndryshojë, duke kaluar akrepat 60 minuta përpara.

by timoni.al
October 21, 2025
0

Të dielën, më 26 tetor, akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, duke u ripozicionuar në orën 02:00...

Read moreDetails
Ish-presidenti francez nis dënimin me burg për financimin e fushatës së tij me mjete nga diktatori i Libisë

Ish-presidenti francez nis dënimin me burg për financimin e fushatës së tij me mjete nga diktatori i Libisë

October 21, 2025
19-vjeçari arrestohet për shpërndarje lëndësh narkotike në Durrës, kanabisi i sekuestruar

19-vjeçari arrestohet për shpërndarje lëndësh narkotike në Durrës, kanabisi i sekuestruar

October 21, 2025
Ish-presidenti francez, i shoqëruar nga bashkëshortja, drejt burgut, ndërsa mbështetësit e tij këndojnë himnin kombëtar. Macron shpreh solidaritetin.

Ish-presidenti francez, i shoqëruar nga bashkëshortja, drejt burgut, ndërsa mbështetësit e tij këndojnë himnin kombëtar. Macron shpreh solidaritetin.

October 21, 2025
Hamasi thekson se do të vazhdojmë deri në fund, duke hedhur poshtë spekulimet për prishje të armëpushimit në Gaza.

Hamasi thekson se do të vazhdojmë deri në fund, duke hedhur poshtë spekulimet për prishje të armëpushimit në Gaza.

October 21, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga e diela e 26 tetorit, ora do të ndryshojë, duke kaluar akrepat 60 minuta përpara.

Nga e diela e 26 tetorit, ora do të ndryshojë, duke kaluar akrepat 60 minuta përpara.

October 21, 2025
Ish-presidenti francez nis dënimin me burg për financimin e fushatës së tij me mjete nga diktatori i Libisë

Ish-presidenti francez nis dënimin me burg për financimin e fushatës së tij me mjete nga diktatori i Libisë

October 21, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al