Sunday, June 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

Editor by Editor
August 8, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi
0
SHARES
42
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i SPAK, ku goditi një organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e drejtuar nga Franc Gergely alias Franc Çopja dhe vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela.

Në total u lëshuan 14 urdhër-arreste, teksa janë ekzekutuar vetëm 8 prej tyre, ndërsa 6 të tjerë vijojnë të jenë ende në kërkim.

Burime për mediat bëjnë me dije se në kuadër të hetimeve në fjalë oficerët e BKH-së me urdhër të SPAK kanë ushtruar kontrolle edhe në ambientet e “Klajdi Resort”, i ndodhur në Golem të Kavajës.

Raportohet se gjatë operacionit, hetuesit kanë sekuestruar edhe telefonin celular të pronarit të resortit, Orman Kokoshi, si pjesë e provave që po grumbullohen në vijim të hetimeve.

Në kuadër të hetimeve në fdjalë SPAK sekuestroi edhe “AJMAN PARK” Resort , të vendosur në Xhafzotaj të Durrësit, në pronësi të shtetasit Fadil Balla alias Julian (Jul) Balla, i cili dyshohet si pjesë e organizatës kriminale dhe është një prej të shpallurve në kërkim.

Gjatë hetimeve ndërkombëtare, janë identifikuar dhe goditur dy ngarkesa të mëdha kokaine, të transportuara nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Më konkretisht bëhet fjalë për një ngarkesë prej 11.6 ton dhe një ngarkes prej 16.4 ton gjatë viteve 2020 dhe 2021.

Ky grup kriminal, sipas SPAK-ut, paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal i shitjes së kokainës, i investonte në prona dhe biznese në Shqipëri. Paratë e drogës transportoheshin “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.

Previous Post

Intervista/ “Kush është ai mor…”, Genard Hajdini nga TikTok tregon për dhunën: Më goditi disa herë në 7 sekonda…

Next Post

FOTO/ Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Mediat europiane: Më e madhja ndonjëherë në rajonin tonë dhe ndër më gjigandet në gjithë botën

Next Post
FOTO/ Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Mediat europiane: Më e madhja ndonjëherë në rajonin tonë dhe ndër më gjigandet në gjithë botën

FOTO/ Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Mediat europiane: Më e madhja ndonjëherë në rajonin tonë dhe ndër më gjigandet në gjithë botën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al