Monday, October 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shoferët merrnin 2% të lekëve, SPAK zbardh rrugët e transferimit të parave të kokainës në Shqipëri

Editor by Editor
August 8, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Shoferët merrnin 2% të lekëve, SPAK zbardh rrugët e transferimit të parave të kokainës në Shqipëri
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka zbardhur dy rrugët që përdorte grupi i organizuar kriminal i trafikut të kokainës nga Amerika Latinë në vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërsa konsiderohet si një nga organizatat shqiptare më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës, grupi i drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Gergely alias Franc Çopja kalimin e parave të përfituara nga trafiku i drogës e realizonin përmes një skeme të mirëorganizuar dhe shumë të sofistikuar, që kishte për qëllim shmangien e gjurmimit financiar dhe fshehjen e origjinës së tyre kriminale.

Dy ishin metodat kryesore të përdorura: transporti fizik i parave “cash” dhe sistemi informal i transfertave të njohur si “hawala”.

Paratë transportoheshin kryesisht nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, në mënyrë të fshehtë, përmes rrjeteve të shoferëve të besuar të linjave ndërkombëtare të pasagjerëve. Kjo i ndihmonte të shmangnin sistemet bankare dhe kontrollet doganore.

Në të njëjtën kohë, rrjeti përdorte metoda alternative transferimi pa gjurmë bankare, duke i kanalizuar fondet edhe drejt vendeve si Bolivia, që ofronin kushte të favorshme për pastrimin e parave.

Ky kombinim teknikash i garantonte organizatës kriminale një qarkullim të vazhdueshëm dhe të sigurt të qindra milionë eurove nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Qarkullimi dhe menaxhimi i parave:

Hetimi ka treguar se ky grup kishte ngritur një mekanizëm financiar jashtëzakonisht të sofistikuar për të qarkulluar dhe fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal. Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo mënyrë kishte disa përparësi për grupin:

Evitimi i gjurmimit bankardhe i detyrimit ligjor për deklarimin e burimit të fondeve;
Shmangia e kontrolleve doganore zyrtare, duke përdorur rrugë të shkurtra dhe pikat kufitare më pak të monitoruara;
Siguria përmes rrjetit të besuar të shoferëve, numri i të cilëve ishte i kufizuar dhe i përzgjedhur në bazë të një marrëdhënieje të ndërtuar mbi besimin reciprok.
Shoferët, në këmbim të shërbimit dhe rrezikut të marrë përsipër, përfitonin rreth 2% tarifë mbi shumën e transportuar. Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.

Figura kyçe si  Ervis Çela dhe Franc Çopja si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, luanin rol aktiv në organizimin e këtyre transfertave. Pagesat dhe kompensimet e brendshme shpesh maskoheshin përmes transaksioneve të tjera të fshehta, të dizajnuara për të mos lënë gjurmë në sistemin financiar zyrtar.

Përveç transportit fizik, rrjeti përdorte edhe sistemin informal të transfertave të njohur si “haëala” ose “token”, ku shumat e mëdha qarkullonin përmes një zinxhiri ndërmjetësish pa asnjë evidencë bankare. Një pjesë e konsiderueshme e fondeve kanalizohej drejt Bolivisë, e cila, për shkak të nivelit të ulët të kontrollit financiar dhe pozicionit të saj strategjik, shërbente si nyje kyçe për përfundimin e transaksioneve ndërkombëtare të parave.

Kombinimi i këtyre metodave, transporti fizik me shoferë të besuar dhe sistemi i transfertave informale, i mundësonte kësaj organizate kriminale qarkullimin e qindra milionë Euro cash, duke reduktuar ndjeshëm riskun e sekuestrimit dhe duke siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të tij në shkallë ndërkombëtare.

Previous Post

Aksident i TMERRSHËM në Qafë Koshovicë, tre të lënduar, një prej të cilëve në gjendje kritike

Next Post

Intervista/ “Kush është ai mor…”, Genard Hajdini nga TikTok tregon për dhunën: Më goditi disa herë në 7 sekonda…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Përmbytje për shkak të reshjeve të shiut në Bulqizë, rruga në "Zallin e Thatë" e bllokuar, fshatrat Kokërdhak dhe Koçaj përballen me bllokim prej orësh.

Përmbytje për shkak të reshjeve të shiut në Bulqizë, rruga në “Zallin e Thatë” e bllokuar, fshatrat Kokërdhak dhe Koçaj përballen me bllokim prej orësh.

October 27, 2025
E jashtëzakonshme, por e vërtetë: Parashikimi i Carlos Alcaraz për “El Clasico”-n është i saktë, me Realin që fiton 2-1 me golat e…

E jashtëzakonshme, por e vërtetë: Parashikimi i Carlos Alcaraz për “El Clasico”-n është i saktë, me Realin që fiton 2-1 me golat e…

October 27, 2025
Shkodra nën shi, Rama tregon pamjet e Xhamisë së Plumbit: Shqetësimi i përmbytjeve çdo vit tani është zgjidhur pas restaurimit.

Shkodra nën shi, Rama tregon pamjet e Xhamisë së Plumbit: Shqetësimi i përmbytjeve çdo vit tani është zgjidhur pas restaurimit.

October 27, 2025
Video/ Vinicius përfshihet në polemika, duke ofenduar të gjithë në stol, përfshirë trajnerin Alonso dhe bashkëlojtarët.

AKTUALITET

Përmbytje për shkak të reshjeve të shiut në Bulqizë, rruga në “Zallin e Thatë” e bllokuar, fshatrat Kokërdhak dhe Koçaj përballen me bllokim prej orësh.

by timoni.al
October 27, 2025
0

Reshjet intensive të ditës së djeshme dhe natës kanë shkaktuar probleme në disa zona të Bashkisë Bulqizë, veçanërisht në njësinë...

Read moreDetails
E jashtëzakonshme, por e vërtetë: Parashikimi i Carlos Alcaraz për “El Clasico”-n është i saktë, me Realin që fiton 2-1 me golat e…

E jashtëzakonshme, por e vërtetë: Parashikimi i Carlos Alcaraz për “El Clasico”-n është i saktë, me Realin që fiton 2-1 me golat e…

October 27, 2025
Shkodra nën shi, Rama tregon pamjet e Xhamisë së Plumbit: Shqetësimi i përmbytjeve çdo vit tani është zgjidhur pas restaurimit.

Shkodra nën shi, Rama tregon pamjet e Xhamisë së Plumbit: Shqetësimi i përmbytjeve çdo vit tani është zgjidhur pas restaurimit.

October 27, 2025
Video/ Vinicius përfshihet në polemika, duke ofenduar të gjithë në stol, përfshirë trajnerin Alonso dhe bashkëlojtarët.

Video/ Vinicius përfshihet në polemika, duke ofenduar të gjithë në stol, përfshirë trajnerin Alonso dhe bashkëlojtarët.

October 27, 2025
'Tensionet e larta në 'El Clasico', por vëmendja mbetet te deklaratat e Yamalit.'

‘Tensionet e larta në ‘El Clasico’, por vëmendja mbetet te deklaratat e Yamalit.’

October 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përmbytje për shkak të reshjeve të shiut në Bulqizë, rruga në "Zallin e Thatë" e bllokuar, fshatrat Kokërdhak dhe Koçaj përballen me bllokim prej orësh.

Përmbytje për shkak të reshjeve të shiut në Bulqizë, rruga në “Zallin e Thatë” e bllokuar, fshatrat Kokërdhak dhe Koçaj përballen me bllokim prej orësh.

October 27, 2025
E jashtëzakonshme, por e vërtetë: Parashikimi i Carlos Alcaraz për “El Clasico”-n është i saktë, me Realin që fiton 2-1 me golat e…

E jashtëzakonshme, por e vërtetë: Parashikimi i Carlos Alcaraz për “El Clasico”-n është i saktë, me Realin që fiton 2-1 me golat e…

October 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al