Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Editor by Editor
August 6, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit
0
SHARES
64
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agron Malaj, ish-kryebashkiaku i Matit dhe kandidati i zgjedhur në Parlamentin e ardhshëm, ka dy dosje të rënda penale, për të cilat po hetohen intensivisht nga SPAK-u. Ish-gardisti i 21 janarit, Agron Malaj, gjithashtu rezulton se është dënuar në dy raste, një prej të cilave në vitin 1999 nga Gjykata e Matit.

Në vitin 1999, Agron Malaj, atë kohë 19 vjeç, së bashku me E. D., janë arrestuar për plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Të plagosur kanë mbetur B. B. dhe A. GJ. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku pas një grindjeje, Agron Malaj ka qëlluar në drejtim të shtetasit B. B. dhe A. Gj.

CNA ka siguruar vendimin e Gjykatës së Matit, në vitin 1999, ku për Agron Malajn dhe E. D., prokuroria ka kërkuar deklarimin fajtor për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, respektivisht me 10 dhe 4 muaj burg. Ndërsa sa i përket akuzës për plagosje me dashje, prokuroria kërkoi që Malaj dhe E. D. të shpallen të pafajshëm.

Në vendimin e gjykatës, të siguruar nga CNA, thuhet se i dëmtuari B. B. ka tërhequr ankimimin e bërë për plagosjen e tij nga Agron Malaj dhe E. D. Në këto kushte, prokuroria kërkoi nga gjykata pushimin e çështjes ndaj Agron Malajt dhe E. D. për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje. Referuar këtyre arsyeve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat vendosi në vitin 1999 për Agron Malajn deklarimin fajtor për mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe dënimin e tij me 10 muaj burg.

Gjithashtu vendosi dhe për E. D. dënimin për të njëjtën vepër penale me 4 muaj burg.

Megjithatë, këto vepra penale nuk rezultojnë të jenë të vetmet shkelje të Agron Malajt. Kandidati i zgjedhur i Partisë Socialiste dyshohet se është përfshirë në disa vepra penale së bashku me vëllanë e tij Fatos Malaj dhe Elvin Tivarin.

Dyshohet se drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe vetë Agron Malaj nëpërmjet kompanisë “Global Security” dhe bizneseve të tjera, shkëmbenin tenderë me njëri-tjetrin, sa në Bashkinë e Tiranës, sa në atë të Matit.

CNA e paralajmëroi dhe dje se do të vazhdojë të publikojë të dhëna ekskluzive, të cilat do të zbërthejnë kompanitë e Agron Malajt dhe vëllait të tij, Fatos Malaj./ CNA

Previous Post

Një milion thirrje në orë: Si Izraeli monitoron çdo… pëshpëritje të palestinezëve

Next Post

Zjarr në pyllin afër uzinës së Poliçanit/ Rrezik për fshatin nga magazinat me lëndë plasëse në zonë

Next Post
Zjarr në pyllin afër uzinës së Poliçanit/ Rrezik për fshatin nga magazinat me lëndë plasëse në zonë

Zjarr në pyllin afër uzinës së Poliçanit/ Rrezik për fshatin nga magazinat me lëndë plasëse në zonë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al