Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ikën italianë, francezë dhe grekë, tregu bankar shqiptar josh turqit: BSH miraton futjen e Ziraat Bank

Editor by Editor
August 6, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Ikën italianë, francezë dhe grekë, tregu bankar shqiptar josh turqit: BSH miraton futjen e Ziraat Bank
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e degës së parë të Ziraat Bank në vendin tonë. Brenda një afati 12-mujor nga data e vendimit, banka turke duhet të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore përkatëse, në mënyrë që të pajiset me licencën për të nisur aktivitetin.

Ziraat Bank është një institucion bankar shtetëror në Turqi, i themeluar në vitin 1863, me licencë të vlefshme bankare dhe leje operimi nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare të Turqisë.

Ajo operon në 19 shtete të botës, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Bullgari, Greqi, Kosovë dhe Qipro Veriore.

Kjo do të jetë banka e dytë me kapital turk në Shqipëri, pas Bankës Kombëtare Tregtare. Ziraat ka profil të theksuar në kreditimin e bizneseve që operojnë në sektorin e bujqësisë.

Aktualisht në Shqipëri operojnë 11 banka, shumica me kapital të huaj. Gjatë 19 viteve të fundit nuk është licencuar asnjë bankë e re. Në vitet e fundit nga tregu shqiptar janë larguar Veneto Bank, Société Générale, NBG Bank dhe së fundmi Alpha Bank, ndërsa austriakët e Raiffeisen Bank po ndjekin një strategji të tërheqjes graduale nga rajoni, përfshi Shqipërinë. /skyweb.al 

Previous Post

Shoferi i Porsche-s ndalohet me 320 km/h në autostradën gjermane, trefish i shpejtësisë së lejuar

Next Post

Krisë e marrëdhënies Newcastle-Isak: Klubi anglez përjashton sulmuesin suedez nga stërvitja pas kërkesës për t’u transferuar te Liverpooli.

Next Post
Krisë e marrëdhënies Newcastle-Isak: Klubi anglez përjashton sulmuesin suedez nga stërvitja pas kërkesës për t'u transferuar te Liverpooli.

Krisë e marrëdhënies Newcastle-Isak: Klubi anglez përjashton sulmuesin suedez nga stërvitja pas kërkesës për t'u transferuar te Liverpooli.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al