Monday, October 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Para skadimit të afatit të SHBA-së për armëpushim në Ukrainë!” I dërguari amerikan mbërrin në Moskë, priten takime me zyrtarë të lartë rusë

Editor by Editor
August 6, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Para skadimit të afatit të SHBA-së për armëpushim në Ukrainë!” I dërguari amerikan mbërrin në Moskë, priten takime me zyrtarë të lartë rusë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

RUSIA- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka arritur në Moskë më 6 gusht, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë rusë. Vizita e emisarit amerikan zhvillohet vetëm dy ditë para se të skadojë afati që Shtëpia e Bardhë i ka vendosur Rusisë për të bërë përparim drejt një armëpushimi me Ukrainën. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar vendosjen e tarifave ndaj eksporteve ruse dhe sanksioneve dytësore ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia – masa që synojnë të rrisin presionin mbi Moskën për t’i dhënë fund luftës së nisur në shkurt të vitit 2022.

Masat dytësore, sipas zyrtarëve amerikanë, do të shënjestronin kryesisht Kinën dhe Indinë – blerëset më të mëdha të naftës ruse. Pas nisjes së udhëtimit të Witkoffit për në Moskë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina i ka propozuar Rusisë “qetësi në qiell” – pa sulme me raketa apo dronë, dhe pa goditje ndaj infrastrukturës civile apo energjetike. Trump, i cili kohëve të fundit ka shprehur gjithnjë e më shumë pakënaqësi ndaj Putinit, paralajmëroi javën e kaluar se “do të ketë sanksione, por ata duket se janë mjaft të mirë në shmangien e tyre”.

Trump tha gjithashtu se do të rrisë “në mënyrë të konsiderueshme” tarifat ndaj Indisë, për shkak të vazhdimit të blerjeve të naftës ruse nga ky shtet. I pyetur më 3 gusht se cili është mesazhi që Witkoff do t’ia përcjellë Moskës dhe nëse Rusia mund të shmangë sanksionet, Trump u përgjigj shkurt: “Po, të bëjnë një marrëveshje që ndalon vrasjet”.

Kremlini ka dhënë pak detaje për vizitën. Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi më 4 gusht se “ne gjithmonë e mirëpresim zotin Witkoff në Moskë… Ky është një kontakt i rëndësishëm dhe i dobishëm”. Në një deklaratë tjetër për agjencinë ruse TASS, Peskov tha se përmirësimi i marrëdhënieve SHBA–Rusi do të kërkojë kohë, për shkak të “inercisë” dhe mungesës së takimeve të drejtpërdrejta ndërmjet presidentëve Putin dhe Trump.

Presidenti Trump ka bërë të ditur më 14 korrik se i ka dhënë Rusisë 50 ditë kohë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, në të kundërtën do të vendosen tarifa të ashpra ndaj eksporteve ruse. Më pas, ai e zhvendosi afatin për më herët – më 8 gusht. Afati i ri erdhi në një periudhë me sulme të ashpra në Ukrainë. Më 31 korrik, mbi 300 dronë rusë goditën Kievin, duke vrarë të paktën 31 persona. Po ashtu, forcat ukrainase kanë shtuar sulmet ndaj infrastrukturës ruse.

Disa analistë paralajmërojnë se kërcënimet ndaj Kinës për importet e saj të naftës nga Rusia mund të kenë efekt të kundërt dhe të çojnë në rritje të çmimeve globale të energjisë. Megjithatë, sipas analistit politik Alexander Morozov nga Universiteti Charles në Pragë, Shtetet e Bashkuara duan që çdo vendim të merret përpara vizitës së planifikuar të Putinit në Pekin, ku ai pritet të takohet me udhëheqësin kinez, Xi Jinping.

“Shtetet e Bashkuara synojnë të hyjnë në samitin e APEC-ut më 31 tetor me një marrëveshje tregtare me Kinën dhe, në mënyrë ideale, me një pozicion të përbashkët edhe për luftën në Ukrainë”, tha Morozov.

Në të njëjtën kohë, Trump ka deklaruar se ka lëvizur në rajone të caktuara nëndetëse me kapacitet bërthamor. Ai tha më 1 gusht se ky vendim u mor pas “deklaratave jashtëzakonisht provokuese” nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev./ REL

Previous Post

Miliarda nga tenderët e AKSHI-t: BKH kryen inspektime në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit

Next Post

Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forumet e udhëtimit me 600 mijë ndjekës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Viktimat e vdekur vazhdojnë të jenë në Gaza, Izraeli akuzon Hamasin për mosbashkëpunim.

Viktimat e vdekur vazhdojnë të jenë në Gaza, Izraeli akuzon Hamasin për mosbashkëpunim.

October 20, 2025
Arrestimi i Altin Sinomatit në Emiratet e Bashkuara për vrasjen e Selavdi Shehajt në Itali: "150 mijë euro dhe ekzekutoje"

Arrestimi i Altin Sinomatit në Emiratet e Bashkuara për vrasjen e Selavdi Shehajt në Itali: “150 mijë euro dhe ekzekutoje”

October 20, 2025
"Peleshi e shqaron opozitën nga çështja e mandateve kushtetuese" / Bardhi: Askush deri tani nuk ka pasur guximin të shkojë në këto nivele.

Ofendimet ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi, Gazmend Bardhi pezullohet nga punimet e Kuvendit për 15 ditë

October 20, 2025
Porositi vrasjen e Selavdi Shehajt për 150 mijë euro, arrestohet në Dubai trafikanti i drogës Altin Sinomati

AKTUALITET

Viktimat e vdekur vazhdojnë të jenë në Gaza, Izraeli akuzon Hamasin për mosbashkëpunim.

by timoni.al
October 20, 2025
0

Izraeli ka akuzuar Hamasin për vonesën në dorëzimin e trupave të 16 pengjeve të vdekur, të cilët ndodheshin në Gaza...

Read moreDetails
Arrestimi i Altin Sinomatit në Emiratet e Bashkuara për vrasjen e Selavdi Shehajt në Itali: "150 mijë euro dhe ekzekutoje"

Arrestimi i Altin Sinomatit në Emiratet e Bashkuara për vrasjen e Selavdi Shehajt në Itali: “150 mijë euro dhe ekzekutoje”

October 20, 2025
"Peleshi e shqaron opozitën nga çështja e mandateve kushtetuese" / Bardhi: Askush deri tani nuk ka pasur guximin të shkojë në këto nivele.

Ofendimet ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi, Gazmend Bardhi pezullohet nga punimet e Kuvendit për 15 ditë

October 20, 2025
Porositi vrasjen e Selavdi Shehajt për 150 mijë euro, arrestohet në Dubai trafikanti i drogës Altin Sinomati

Porositi vrasjen e Selavdi Shehajt për 150 mijë euro, arrestohet në Dubai trafikanti i drogës Altin Sinomati

October 20, 2025
Tragjedia në Maliq që ka shkaktuar vdekjen e nënës dhe djalit, shefi i shërbimit zjarrfikës jep detaje: Dy versione të mundshme, soba me dru ose…

Tragjedia në Maliq që ka shkaktuar vdekjen e nënës dhe djalit, shefi i shërbimit zjarrfikës jep detaje: Dy versione të mundshme, soba me dru ose…

October 20, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Viktimat e vdekur vazhdojnë të jenë në Gaza, Izraeli akuzon Hamasin për mosbashkëpunim.

Viktimat e vdekur vazhdojnë të jenë në Gaza, Izraeli akuzon Hamasin për mosbashkëpunim.

October 20, 2025
Arrestimi i Altin Sinomatit në Emiratet e Bashkuara për vrasjen e Selavdi Shehajt në Itali: "150 mijë euro dhe ekzekutoje"

Arrestimi i Altin Sinomatit në Emiratet e Bashkuara për vrasjen e Selavdi Shehajt në Itali: “150 mijë euro dhe ekzekutoje”

October 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al