Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Afera “Bankers”: Apeli shtyhet për nesër për vendimin mbi masat e sigurisë

Editor by Editor
August 5, 2025
in Lajmi Fundit
0
Afera "Bankers": Apeli shtyhet për nesër për vendimin mbi masat e sigurisë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për shqyrtimin e masave të sigurisë për të arrestuarit në çështjen e evazionit fiskal ndaj Bankers Petroleum Albania. Vendimi pritet të shpallet ditën e nesërme, më 6 Gusht, në orën 10:00.

Gjatë seancës, të arrestuarit kërkuan ndryshimin e masave të sigurisë të vendosura më 5 korrik nga Gjykata e Fierit. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtorin, Leonidha Çobo, ndodhen në “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë janë në “arrest shtëpie” dhe tre të tjerë janë lënë nën “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim daljeje jashtë vendit”. Të akuzuarit mohojnë lidhjen me veprat penale dhe kërkojnë zbutje të masave.

Në total, janë lëshuar 14 masa sigurie, prej të cilave 10 janë ekzekutuar dhe 4 persona janë ende në kërkim për akuza të tjera për veprat penale si “Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në” dhe “Fshehje e të ardhurave”. Drejtuesit e Bankers akuzohen për inflacionin e shpenzimeve përmes transferimeve të dyshimta, duke sjellë humbje për kompaninë dhe mospagesën e tatimit mbi fitimin.

Prej themelimit në vitin 2004, kompania ka shitur naftë me vlerë 532 miliardë lekë, por ka deklaruar shpenzime prej 684 miliardë lekësh, duke nxitur hetime mbi motivet e tyre për vazhdimin e operacioneve në këto kushte dhe dyshime mbi metoda alternative për transferimin e fitimeve.

Previous Post

Zhegrova mund të transferohet nga Lille, sulmuesi në bisedime me klubin francez të madh

Next Post

Media zyrtare e Realit kritikon La Ligan: Kampionati është i manipuluar!

Next Post
Media zyrtare e Realit kritikon La Ligan: Kampionati është i manipuluar!

Media zyrtare e Realit kritikon La Ligan: Kampionati është i manipuluar!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al