Thursday, November 6, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Meta mbahet në burg pa asnjë fakt!” Berisha: Manja vizitoi Veliajn në burg, bashkë me një biznesmen të grupit ‘Troplini’ dhe e kërcënuan

Editor by Editor
August 4, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Meta mbahet në burg pa asnjë fakt!” Berisha: Manja vizitoi Veliajn në burg, bashkë me një biznesmen të grupit ‘Troplini’ dhe e kërcënuan
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas daljes nga ambientet e SPAK ka komentuar hetimet e nisura nga Avokati i Popullit për trajtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kreut të PL-së Ilir Meta në qeli. Berisha tha se rasti i Metës është i paimagjinueshë, sepse shkojnë tre familjarë, motra me fëmijët dhe njërit nga fëmijët i thonë, jo, lejohen vetëm tre. Ai shtoi se me Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme. 

“Çfarë nevoje kishte të shkruante statuse se Olsi Dado është i tillë dhe atillë, dhe Altin Dumani është heroi siç donte Edi Rama, në një kohë kur ai ishte i zhytur. Ju e patë vetë që paratë binin si nga qielli te Velica, me kompani me këto. Çfarë nevoje kishte ta bënte këtë? Ua them unë, kishte nevojë se Edi Rama donte me çdo kush të zemëronte gjykatësit dhe prokurorët me të dhe ta mbante aty ku është. Kjo për mua është shumë e dënueshme, sepse kjo përbën vepër penale në vetvete”, tha Berisha.

Gjithashtu ai u shpreh se thuhet që Veliajn e kanë keqtrajtuar. Sipas Berishë në vizitën e tij në paraburgim, Ulsi Manja është shoqëruar nga një biznesmen. Kryedemokrati tha se të gjitha të dhënat janë se, biznesmeni ka qenë përfaqësuesi kryesor i klanit ‘Troplini’ “të cilët i çojnë për t’i dhënë ultimatum që, po fole këto pëson gruaja, këto pëson fëmija, këto pëson gjyshja, këto pëson gjyshi dhe me radhë.”

Pjesë nga fjala e Berishës:

Çështja ime është çështje që është diskutuar, është e tëra në Strasburg. Avokatit të Popullit nuk i kam kërkuar se, në rast personal, por unë e përgëzoj Avokatin e Popullit që është marrë me këto dy raste skandaloze, skandaloze. Rasti i Ilir Metës është rast që ju nuk mund ta imagjinoni. Vetëm pse ka dhënë një intervistë i heqin 10 ditë të drejtën e çdo komunikimi, sikur të ishin Stalinistë apo nazistë. Shkojnë tre familjarë, motra me fëmijët dhe njërit nga fëmijët i thonë, jo se lejohen vetëm tre. Dhe raste të tjera. Plus që është absolutisht, ta dijë çdo shqiptar, pa asnjë fakt në dosje. Nuk mbroj njeri që ka fakt penal.
Për Erion Veliajn, çështja është siç e patë ju, dëshmitarët njëri pas tjetrit, pasi kanë kaluar në zyrën e Ramës, nuk e di, por kjo të provojë, ta hetojnë, kanë bërë dëshmira, të cilat faktojnë për mua, faktojnë të vërtetën e vjedhjeve të tmerrshme që kanë bërë.

Megjithatë çdo njeri i padënuar dhe dënuar, ka një paketë të drejtash të cilët duhet të respektohen. Me Erion Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme. Dhe të jeni të sigurtë, që për Erion Veliajn kam konsideratën më të keqe. Ua them këtu. Mund të flas shumë, shumë kohë dhe ndonjë ligësi njerëzore si atë nuk njoh, përveç Edi Ramës. Por tani është seç është, por të drejtat e tij nuk mund të përcaktohen nga vullneti im. Të drejtat e tij janë të drejtat e një qytetari të garantuar me ligj dhe kushtetutë. Që të marrë Edi Rama, zyra e shtypit dhe të botojë statuse të pashkruara nga Erion Veliaj, kjo mund të ketë ndodhur në proceset më të zeza të kohës së sigurimit të shtetit. Çfarë nevoje kishte të shkruante statuse se Olsi Dado është i tillë dhe atillë, dhe Altin Dumani është heroi siç donte Edi Rama, në një kohë kur ai ishte i zhytur. Ju e patë vetë që paratë binin si nga qielli te Velica, me kompani me këto.

Çfarë nevoje kishte ta bënte këtë? Ua them unë, kishte nevojë se Edi Rama donte me çdo kush të zemëronte gjykatësit dhe prokurorët me të dhe ta mbante aty ku është. Kjo për mua është shumë e dënueshme, sepse kjo përbën vepër penale në vetvete. E dyta, thuhet që e kanë keqtrajtuar. Vizita e Ulsi Manjës. Në këtë vizitë Ulsi Manja është shoqëruar nga një biznesmen. Të gjitha të dhënat janë se, biznesmeni ka qenë përfaqësuesi kryesor i klanit ‘Troplini’ të cilët i çojnë, ua kanë dërguar dhe të tjerëve për ti dhënë ultimatum që, po fole këto pëson gruaja, këto pëson fëmija, këto pëson gjyshja, këto pëson gjyshi dhe me radhë. Edhe kjo është një akt absolutisht i papranueshëm dhe i dënueshëm. Këto qëndroj unë për këto dhe më vjen mirë që Avokati i Popullit është marrë dhe po merret.

Por unë i kërkoj Avokatit të Popullit gjithashtu të shkojë nëpër burgje dhe të shohë një tmerr të pafund. Me qindra mijëra djem të rinj, qytetarë për akte më të parëndësishmet janë të plasur atje dhe nuk u bëhet as procesi gjyqësor. Kanë marrë vetëm masën e sigurisë dhe në kundërshtim me ligj e kushtetutë, lihen në kushte më çnjerëzore në burg, sikur nuk janë qenie të gjalla, çka përbën një torturë kolektive. Unë e kam denoncuar këtë, siç ua kam raportuar ju, e kam denoncuar në Komitetin Ndërkombëtar të Torturës. Unë do ta denoncoj këtë gjendje kudo. Por i pari që duhet ta ngrejë është Avokati i Popullit i cili nuk mundet kurrë të mos denoncojë publikisht këtë krim kolektiv të shëmtuar.

Previous Post

Vëllezërit qëllojnë me armë në autostradë, 35-vjeçari plagoset rëndë

Next Post

700 mijë euro për të mos arrestuar vrasësin Altin Hajri dhe lidhjet me “Visin e Pojës” të kreut të SPAK

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Çmimi ‘FIFA The Best’: PSG dhe Barcelona udhëheqin listën e kandidatëve

Çmimi ‘FIFA The Best’: PSG dhe Barcelona udhëheqin listën e kandidatëve

November 6, 2025
Tajfuni i fuqishëm "godet" Vietnam, autoritetet në gatishmëri, në Filipine janë raportuar të paktën 114 të vdekur.

Tajfuni i fuqishëm “godet” Vietnam, autoritetet në gatishmëri, në Filipine janë raportuar të paktën 114 të vdekur.

November 6, 2025
Thesari legjendar i Habsburgëve zbulohet në Kanada, nën dritën e një diamanti 137 karatësh.

Thesari legjendar i Habsburgëve zbulohet në Kanada, nën dritën e një diamanti 137 karatësh.

November 6, 2025
“Do të të vras nëse nuk paguan”/ Shqiptari kërcënon një familje italiane për një borxh droge, kapet në Romë.

“Do të të vras nëse nuk paguan”/ Shqiptari kërcënon një familje italiane për një borxh droge, kapet në Romë.

November 6, 2025
Çmimi ‘FIFA The Best’: PSG dhe Barcelona udhëheqin listën e kandidatëve
KRYESORE

Çmimi ‘FIFA The Best’: PSG dhe Barcelona udhëheqin listën e kandidatëve

by timoni.al
November 6, 2025
0

Paris Saint Germain (PSG) dhe Barcelona janë në qendër të vëmendjes për çmimet ‘FIFA The Best 2025’, me 7 nga...

Read moreDetails
Tajfuni i fuqishëm "godet" Vietnam, autoritetet në gatishmëri, në Filipine janë raportuar të paktën 114 të vdekur.

Tajfuni i fuqishëm “godet” Vietnam, autoritetet në gatishmëri, në Filipine janë raportuar të paktën 114 të vdekur.

November 6, 2025
Thesari legjendar i Habsburgëve zbulohet në Kanada, nën dritën e një diamanti 137 karatësh.

Thesari legjendar i Habsburgëve zbulohet në Kanada, nën dritën e një diamanti 137 karatësh.

November 6, 2025
“Do të të vras nëse nuk paguan”/ Shqiptari kërcënon një familje italiane për një borxh droge, kapet në Romë.

“Do të të vras nëse nuk paguan”/ Shqiptari kërcënon një familje italiane për një borxh droge, kapet në Romë.

November 6, 2025
Lind një kampion apo bëhet? Messi sqarçon pyetjen që ngrihet gjithmonë në botën e sportit: "Zoti më dha një dhuratë, më zgjodhi mua."

Lind një kampion apo bëhet? Messi sqarçon pyetjen që ngrihet gjithmonë në botën e sportit: “Zoti më dha një dhuratë, më zgjodhi mua.”

November 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Çmimi ‘FIFA The Best’: PSG dhe Barcelona udhëheqin listën e kandidatëve

Çmimi ‘FIFA The Best’: PSG dhe Barcelona udhëheqin listën e kandidatëve

November 6, 2025
Tajfuni i fuqishëm "godet" Vietnam, autoritetet në gatishmëri, në Filipine janë raportuar të paktën 114 të vdekur.

Tajfuni i fuqishëm “godet” Vietnam, autoritetet në gatishmëri, në Filipine janë raportuar të paktën 114 të vdekur.

November 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al