Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kërkesë në SPAK për sekuestrimin e tenderit për Teatrin, Kalaja: 22 milionë euro për punimet e një qendre tregtare

Editor by Editor
July 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kërkesë në SPAK për sekuestrimin e tenderit për Teatrin, Kalaja: 22 milionë euro për punimet e një qendre tregtare
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, AMT paraditen e sotme është paraqitur para ambiente të SPAK ku kanë bërë me dije se kanë depozituar një kërkesë tjetër në lidhje me tenderin e ndërtimit të Teatrit Kombëtar. Mësohet se në këtë kërkesë ata kanë kërkuar vendosja e masës së sekuestros preventive mbi tenderin e Bashkisë së Tiranë.

Avokatja Adriana Kalaja u shpreh se tenderi sot kap vlerën e 22 milionë eurove. Ajo shton se ky tender nuk është dhënë për teatër pasi sipas saj në vend të një teatri do të ndërtohet një qendër tregtare. Avokatja tha se ata kanë bërë një përmbledhje sesi tenderi u fitua në mënyrë korruptive.

“Është një tender i zhvilluar për teatrin e ri në tetor të vitit 2022. Sot ky tender kap vlerën e 22 milionë eurove dhe në asnjë moment, ne as edhe publiku nuk ka informacion, qoftë nga pikëpamja teknike se deri në çfarë faze punimesh të teatrit kombëtar do të përballojë vlera 22 milonë dhe kush është vlera tjetër e përfundimit, gjoja të punimeve të teatrit. Se siç e kemi deklaruar dhe koha na ka thënë të drejtë aty nuk do të ketë teatër. Aty do të ketë një qendër multifunksionale e cila do jete thjesht një qendër tregtare. 

Pra në asnjë moment nuk do të ketë një teatër  të mirëfilltë për Tiranën dhe fatkeqësisht Tirana pas 5 viteve është i vetmi kryeqytet në botë pa një teatër. Ndërkohë për ta lehtësuar sadopak punën e SPAK dhe të Olsi Dados dhe Altin Dumanit, kemi bërë një rezyme të qartë se si tenderi megjithëse u “fitua” në mënyrë korruptive pasi tenderi në informacionet që ne kemi brenda bashkisë së Tiranës është përfituar pra në mënyrë korruptive nga shoqëria Agikons. 

Çuditërisht në dhjetor të 2022 siç e keni bërë edhe ju publike, aty fillojnë punimet tek, sheshi i Teatrit Kombëtar dhe pastaj dhe në Qershor të 2023 bie leja e ndërtimit. Pra pas 6 muajsh që kishin filluar punimet. Në zbatim të këtij tenderi bashkia e Tiranës nxjerr lejen e ndërtimit që minimalisht për prokurorin Edvin Kondili jemi përpara veprës së ndërtimit pa leje,” u shpreh Kalaja.

Previous Post

Tjetërsimi i pronës/ GJKKO dënon me 2 vjet burg Jorgo Goron, ish-kryebashkiaku i Himarës përfiton gjykim të shkurtuar

Next Post

Berisha: Kodi i ri është atentat madhor kundër fjalës së lirë! Shkon deri aty sa bëhet një nen për të mbrojtur Altin Dumanin dhe Irena Gjokën

Next Post
Berisha: Kodi i ri është atentat madhor kundër fjalës së lirë! Shkon deri aty sa bëhet një nen për të mbrojtur Altin Dumanin dhe Irena Gjokën

Berisha: Kodi i ri është atentat madhor kundër fjalës së lirë! Shkon deri aty sa bëhet një nen për të mbrojtur Altin Dumanin dhe Irena Gjokën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al