Thursday, January 1, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mafia Shqiptare e “Luzernit”/ Trafiku i kokainës, pastrimi i parave dhe lidhjet shqiptare në Zvicër! Si pastroheshin paratë me agjensinë turistike…

Editor by Editor
July 30, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Mafia Shqiptare e “Luzernit”/ Trafiku i kokainës, pastrimi i parave dhe lidhjet shqiptare në Zvicër! Si pastroheshin paratë me agjensinë turistike…
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një organizatë kriminale me origjinë nga Ballkani dyshohet se ka trafikuar kilogramë kokainë në Zvicër dhe ka pastruar miliona euro përmes një agjencie udhëtimesh në qytetin e Luzernit, për t’i kontrabanduar më pas këto para përsëri në Shqipëri. Këto janë dyshimet e ngritura nga Zyra e Prokurorit Federal të Zvicrës dhe ajo e Prokurorisë së Posaçme shqiptare (SPAK).

Gjashtë anëtarë të dyshuar të këtij rrjeti kriminal u arrestuan në Zvicër, ndërsa dy figura kyçe u ndaluan në Shqipëri. Njëri prej tyre konsiderohet si lideri i grupit – një “bos i kokainës”, i cili zotëron një rrjet biznesesh në Shqipëri, përfshirë një agjenci udhëtimesh, një kompani për transferimin e parave dhe një shërbim qiraje makinash.

Lidhjet me kantonin e Bernës dhe aktiviteti i hershëm në Biel

Dyshohet se ky rrjet kriminal ka pasur gjithashtu një degë në qytetin e Biel-it, kantoni i Bernës. Hetimet zbulojnë se bosët shqiptarë kanë pasur lidhje të forta me këtë zonë. Njëri prej tyre ka jetuar në Biel me familjen rreth vitit 2004, i regjistruar në disa adresa. Madje ka indikacione se ai ka qenë i burgosur në Basel-Landschaft në të njëjtën periudhë.

Në gusht 2022, policia e Lucernit konfiskoi një kilogram kokainë gjatë një operacioni ndaj një bande droge shqiptare. Gjashtë persona u arrestuan dhe u sekuestruan para dhe drogë. Ky rast përkon me një histori të gjatë të përfshirjes së shqiptarëve në trafik droge në Zvicër, që nga vitet 1990, kur autoritetet zvicerane nisën operacione të mëdha kundër trafikimit të heroinës nga Turqia përmes Ballkanit.

Mafia Shqiptare e “Luzernit”/ Trafiku i kokainës, pastrimi i

Arrestimet në Shqipëri dhe atentati me lëndë plasëse

Në vitin 2018, trafikanti u arrestua në Tiranë së bashku me tre persona të tjerë, nën akuzën e trafikut të kokainës. Policia sekuestruar 276 gramë kokainë, dy automjete dhe shtatë telefona celularë.

Një vit më pas, në vitin 2019, një pajisje shpërthyese shpërtheu në murin e jashtëm të biznesit të tij të transferimit të parave në Tiranë. Ngjarja dyshohet të ketë qenë një paralajmërim për të, megjithatë ai deklaroi se nuk kishte marrë asnjë kërcënim të mëparshëm dhe nuk dinte se kush mund të ishte pas sulmit.

Një rrjet biznesesh dhe pastrim parash në Zvicër

Hetimet zbulojnë se familjarë të ngushtë të të dyshuarit janë aktivë në një numër të madh kompanish ndërtimi, restorantesh, import-eksporti, tregtim makinash dhe pasuri të paluajtshme në Zvicër, veçanërisht në rajonin e Biel-it. Në regjistrin e pasurive të paluajtshme vërehet se këta individë janë pronarë të disa ndërtesave dhe tokave.

Një nga anëtarët e familjes dyshohet se drejton një rrjet kompanish ndërtimi dhe pasurish të paluajtshme, si dhe një shërbim shpërndarjeje picash. Ky rrjet është i lidhur me një skenë të njohur për punësim të paligjshëm, mashtrim me sigurimet shoqërore dhe falsifikim faturash.

Në rastin e ashtuquajtur “Biel Network”, hetimet zbulojnë gjurmët e disa kompanive ndërtimi të cilat përfunduan në faliment pas disa vitesh operimi. Mungesa e pasurive të mbetura, punësimi i paligjshëm dhe abuzimi me sistemin tatimor janë shenja të qarta të pastrimit të parave. Bizneset përfshijnë edhe “shkatërrues kompanish” të njohur, të cilët përdorin individë fasadë – shpesh shtetas të huaj – për të shmangur përgjegjësinë ligjore.

Prona në Dubai dhe lidhje ndërkombëtare

Sipas një faqeje interneti të një prej kompanive në Biel, klani është gjithashtu aktiv në tregun e pasurive të patundshme luksoze në Dubai – një qendër e njohur ndërkombëtare për pastrimin e parave. Gjithashtu, janë konstatuar lidhje të ngushta me biznesmenë të origjinës turke në Zvicër, të cilët operojnë në të njëjtat adresa dhe sektorë.

Hetimet janë ende në vijim dhe vlen të theksohet se për të gjithë personat e përfshirë zbatohet parimi i prezumimit të pafajësisë. Megjithatë, shtrirja dhe kompleksiteti i këtij rrjeti kriminal hedh dritë mbi sfidat me të cilat përballen autoritetet në luftën kundër krimit të organizuar transnacional./ Përktheu Alfapress.al nga watson.ch

Previous Post

Apeli i ul dënimin ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës

Next Post

Tërmeti goditi një pjesë të largët të Rusisë, por dhjetëra miliona njerëz në të gjithë Paqësorin janë prekur nga lëkundjet e fuqishme që shkaktuan cunami

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
250 të shtruar në spitalin e Durrësit gjatë ndërrimit të viteve, përfshirë individë nën ndikimin e alkoolit.

250 të shtruar në spitalin e Durrësit gjatë ndërrimit të viteve, përfshirë individë nën ndikimin e alkoolit.

January 1, 2026
Ngjarjet në Fier: 25 të rinj shtrihen në spital si pasojë e konsumit të alkoolit gjatë festimeve të vitit të ri

Ngjarjet në Fier: 25 të rinj shtrihen në spital si pasojë e konsumit të alkoolit gjatë festimeve të vitit të ri

January 1, 2026
Incidentet në Elbasan gjatë ndërrimit të viteve: Dy automjete të shkrumbuar nga fishekzjarret, zjarri përfshin një kabinë elektrike në Librazhd.

Incidentet në Elbasan gjatë ndërrimit të viteve: Dy automjete të shkrumbuar nga fishekzjarret, zjarri përfshin një kabinë elektrike në Librazhd.

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që shënoi fillimin e Vitit të Ri/ Ndër viktimat, muzikanti Klejdi Myftari.

AKTUALITET

250 të shtruar në spitalin e Durrësit gjatë ndërrimit të viteve, përfshirë individë nën ndikimin e alkoolit.

by timoni.al
January 1, 2026
0

Durrësi ka pasur një natë të qetë gjatë ndërrimit të viteve, pa ndodhur incidente të rënda të rendit dhe sigurisë...

Read moreDetails
Ngjarjet në Fier: 25 të rinj shtrihen në spital si pasojë e konsumit të alkoolit gjatë festimeve të vitit të ri

Ngjarjet në Fier: 25 të rinj shtrihen në spital si pasojë e konsumit të alkoolit gjatë festimeve të vitit të ri

January 1, 2026
Incidentet në Elbasan gjatë ndërrimit të viteve: Dy automjete të shkrumbuar nga fishekzjarret, zjarri përfshin një kabinë elektrike në Librazhd.

Incidentet në Elbasan gjatë ndërrimit të viteve: Dy automjete të shkrumbuar nga fishekzjarret, zjarri përfshin një kabinë elektrike në Librazhd.

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që shënoi fillimin e Vitit të Ri/ Ndër viktimat, muzikanti Klejdi Myftari.

Aksidenti tragjik që shënoi fillimin e Vitit të Ri/ Ndër viktimat, muzikanti Klejdi Myftari.

January 1, 2026
Chelsea e kërkon pasuesin e Marescës brenda “familjes”, emri i përfolur për pozitën e trajnerit.

Chelsea e kërkon pasuesin e Marescës brenda “familjes”, emri i përfolur për pozitën e trajnerit.

January 1, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

250 të shtruar në spitalin e Durrësit gjatë ndërrimit të viteve, përfshirë individë nën ndikimin e alkoolit.

250 të shtruar në spitalin e Durrësit gjatë ndërrimit të viteve, përfshirë individë nën ndikimin e alkoolit.

January 1, 2026
Ngjarjet në Fier: 25 të rinj shtrihen në spital si pasojë e konsumit të alkoolit gjatë festimeve të vitit të ri

Ngjarjet në Fier: 25 të rinj shtrihen në spital si pasojë e konsumit të alkoolit gjatë festimeve të vitit të ri

January 1, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al