Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Reshjet e shiut shpëtojnë vendin nga zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Vetëm një vatër aktive, flakët shkrumbuan qindra hektarë pyje në Klos, Lurë, Mat dhe Bulqizë

Editor by Editor
July 30, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Reshjet e shiut shpëtojnë vendin nga zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Vetëm një vatër aktive, flakët shkrumbuan qindra hektarë pyje në Klos, Lurë, Mat dhe Bulqizë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Reshjet e dendura të shiut në 24 orët e fundit kanë ndihmuar në pothuajse shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit në vendin tonë. Kështu ka njoftuar ministria e Mbrojtjes, ku ka bërë me dije se vetëm një vatër zjarri në fshatin Spatharë të Skraparit mbetet aktive. 

Zjarret janë shuar në të gjithë qarkun e Dibrës, ndërsa njoftohet se flakët kanë shkrumbuar qindra hektarë pyje në Klos, Lurë, Bulqizë dhe Mat. 

Në njoftimin e mëposhtëm thuhet se në bazë të parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, dhe lokalisht të dobëta në qarqet e tjera. Gjithashtu të gjitha strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë në gatishmëri, për çdo rast nevoje.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Situata nga zjarret në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak edhe të reshjeve të shiut në pothuajse të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit. Mbetet aktive një vatër zjarri në fshatin Spatharë, njësia administrative Vëndreshë, bashkia Skrapar.

Zjarre të shuara janë në:

* Fshatin Plan i Bardhë dhe malin e Allushit, bashkia Klos. Si pasojë u dogj rreth 120 ha dhe u përshkua rreth 350 ha me shkurre, pishë dhe lis.
* Fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat. Si pasojë u dogj rreth 20 ha dhe u përshkua rreth 499 ha me shkurre, pish dhe ah.
* Fshatin Gur i Bardhë, njësia administrative Xibër, bashkia Klos.
* Fshatin Gurë-Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër. Si pasojë u dogj rreth 55 ha dhe u përshkua rreth 580 ha me shkurre, pish dhe ah.
* Vendin e quajtur “Qafa e Buallit”, njësia administrative Bulqizë, ku pavarësisht punës së forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri me helikopter, u dogj rreth 22 ha dhe u përshkua rreth 35 ha me shkurre, pish dhe kullota.

Në bazë të parashikimeve ë Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, dhe lokalisht ttë dobëta në qarqet e tjera.

Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarkun Fier. Në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I MODERUAR”. Në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë pritet nivel rreziku “I ULËT”.

Të gjitha strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë në gatishmëri, për çdo rast nevoje.

Ftojmë të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe bashkëpunues: të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë, të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë, dhe të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së flakëve. Siguria është përgjegjësi e përbashkët!

Previous Post

Hakëruan emailet e 3 prokurorëve të SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Arnold Rrokajt dhe Zambak Gjonit për heqjen e masës së sigurisë

Next Post

Apeli i ul dënimin ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës

Next Post
Apeli i ul dënimin ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës

Apeli i ul dënimin ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al