Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

E penduara e drejtësisë, Adela Kondakçiu zbulon si firma “Palushi SHPK” mori dy leje ndërtimi nga Veliaj: 70-80 mijë euro sponsorizime për organizatën e Xoxës!

Editor by Editor
July 29, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
E penduara e drejtësisë, Adela Kondakçiu zbulon si firma “Palushi SHPK” mori dy leje ndërtimi nga Veliaj: 70-80 mijë euro sponsorizime për organizatën e Xoxës!
0
SHARES
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Financierja dhe e penduara e drejtësisë, Adela Kondakçiu ka zbuluar detaje të reja në lidhje me dhënien e lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Kondakçiu ka folur me shifra teksa sipas saj një sponsorizim për organizatën e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa varion nga 70-80 mijë euro dhe shpërblehej me leje ndërtimi.

Sponsorizimi i organizatës së Xoxës me këto shuma kryehej në momentin që Veliaj mirantonte lejet e ndërtimit. E penduara e drejtësisë ka folur për një rast konkret sesi firma “Palushi SHPK” ka transferuar 50 mijë euro për kompaninë e Xoxës pas firmosjes së lejes së ndërtimit.

Kondakçiu deklaroi se konfirmimin për pagesën 50 mijë euro për sponsorizime e ka marrë nga Albana Koçollari. Ajo i kishte thënë financieres se shuma e sponsorizimit për kompanitë e lidhura me Ajola Xoxën mund të shkonin në vlerën e 70 mijë-80 mijë eurove dhe se kjo vlerë do të saktësohej pasi të dilte leja e ndërtimit për kompaninë “Palushi” shpk.

E penduara e drejtësisë ka bërë me dije se nuk ka dijeni se për çfarë leje ndërtimi bëhet fjalë. Një tjetër detaj që ajo ka bërë me dije është se kur kompania private kishte paguar 50 mijë euro, Xoxa kishte shprehur shqetësimin se përse është paguar kaq pak.

Ajo i është justifikuar Xoxës duke i thënë se shumat e tjera të par do të paguhen në një moment të dytë. Mësohet se kompania “Palushi” shpk ka marrë të paktën dy leje ndërtimi në Tiranë, gjatë kohës që bashkia drejtohet nga Veliaj.

Previous Post

U kapën me kokainë në banesë, arrestohet 51-vjeçari shqiptar dhe partnerja e tij italiane në Zvicër

Next Post

Ju japin edhe 70 mijë euro.. a do të jetonit në këto ishuj të Irlandës?

Next Post
Ju japin edhe 70 mijë euro.. a do të jetonit në këto ishuj të Irlandës?

Ju japin edhe 70 mijë euro.. a do të jetonit në këto ishuj të Irlandës?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al