Wednesday, November 5, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ish-Drejtoresha e Teatrit të Operas pranon firmosjen e kontratës për Ajolën Xoxën: Kisha frikë nga pushteti i Veliajt

Editor by Editor
July 28, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Ish-Drejtoresha e Teatrit të Operas pranon firmosjen e kontratës për Ajolën Xoxën: Kisha frikë nga pushteti i Veliajt
0
SHARES
63
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit deri në dhjetor të vitit 2024, Abigeila Voshtina, pranon se ka nënshkruar kontratë të paligjshme, të cilat janë menaxhuar dhe kontrolluar nga organizatat e drejtuara nga Ajola Xoxe, bashkëshortja e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Këtë rrëfim Voshtina e ka bërë para prokurorëve të SPAK-ut, kur është pyetur për fondet e përdorura për aktivitetin “Festivali Ndërkombëtar i Dancit”.

Të dhënat e siguruara paraprakisht nga Prokuroria e Posaçme tregonin se drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Voshtina, kishte nënshkruar dy kontrata shërbimi me kompaninë “Rametal” të Elman Abules.

Por, pas këtyre kontratave, sipas deklarimeve të Abigeila Voshtinës, qëndronte Ajola Xoxe dhe qendra “Harabel”.

“Kontratat janë hartuar me kërkesë të Ajola Xoxes, e cila kishte përzgjedhur operatorin dhe kishte përcaktuar shumën. Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me përfaqësuesit e shoqërisë “Rametal”. Ajola bëri të gjithë diskutimet financiare dhe teknike, duke përdorur një ekonomiste të qendrës “Harabel”, ka deklaruar Voshtina para grupit hetimor.

Ish-drejtoresha e Teatrit ka deklaruar se kontratat nuk ishin konform ligjit, por se ajo është detyruar t’i  nënshkruajë “për shkak të presionit dhe ndikimit që Ajola Xoxe ushtronte përmes emrit të bashkëshortit të saj, Erion Veliaj”.

Ky aktivitet, megjithëse formalisht organizohej nga Teatri Kombëtar, është kontrolluar plotësisht nga Ajola Xoxe dhe kjo ka sjellë përplasje mes saj dhe drejtoreshës Voshtina.

Deklaruesja kujton një takim në Ministrinë e Kulturës me Ajola Xoxën, Tim Newman dhe sekretaren e përgjithshme Zerina Bruci, ku u diskutua buxheti për shfaqjet “Sonoma” dhe “Gravitry”. Ajola Xoxa kishte kërkuar që një shumë prej 240,000 euro të menaxhohej nga Qendra Harabel, gjë me të cilën deklaruesja shpjegon se nuk ishte dakord, pasi sipas saj fondet publike duhej të menaxhoheshin nga Teatri dhe jo nga një organizatë e jashtme. Sipas deklarueses, kjo solli krisjen e marrëdhënies midis saj dhe Ajolës.
Nga ana tjetër, deklaruesja shpjegon se kishte vështirësi me kohën, pasi procedurat duhej të zhvilloheshin gjatë muajit gusht, periudhë në të cilën stafi administrativ i Teatrit ishte i reduktuar. Për shkak të presionit dhe ndikimit që Ajola Xoxa ushtronte përmes emrit të bashkëshortit të saj, Erion Veliaj, ajo deklaron se e ndjeu veten të detyruar të firmoste dokumentet, ndonëse nuk ishin konform ligjit.” 

Po kështu Ajola Xoxa vepronte duke shpërfillur drejtuesit e këtij institucioni. 

“Unë kisha rezervuar tre rreshta për personalitete të ftuar sipas protokollit, por Ajola kishte marrë përsipër shpërndarjen e biletave dhe i kishte shpërndarë vetë, pa dijeninë e stafit të Teatrit të Operas”, deklaroi më tej Voshtina.

Shkeljet në nënshkrimin e kontratave mes Teatrit të Operas dhe kompanisë “Rametal” së Abules, e cila duket se në këtë rast është përdorur vetëm si mbulesë për Ajola Xoxen, janë konstatuar edhe nga drejtoresha e auditimit e Teatrit Kombëtar në atë kohë.

Kjo e fundit, e pyetur në Prokurorinë e Posaçme, deklaroi se ka pasur debate me drejtoreshën e përgjithshme, Abigeila Voshtina, pasi veprimet për këtë kontratë binin në kundërshtim me legjislacionin fiskal dhe menaxhimin e fondeve publike.

Këto të dhëna gjenden në dosjen e plotë që Prokuroria e Posaçme ka hartuar për kryebashkiakun në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxe, si edhe disa biznesmenë.

Dosja hetimore përmban disa vepra penale, përfshirë korrupsion, pastrim parash e deklarim të rremë të pasurisë.

Previous Post

Vrasja e Anesti Ramës, Gjykata e Fierit cakton masën “arrest në burg” për 3 të arrestuarit

Next Post

45 minuta përballë komisionit, përfundon intervista për 7 kandidatët për drejtues të BKH-së

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Historia e Brendshme/ Alarmi: Mijëra ton mbetje spitalore në rrugë të panjohura! A janë kontrabanduar? Sfidat e institucioneve përballë një situate kontradiktore.

November 5, 2025
Historia e brendshme/ Një episod alarmant: Shumë punonjës u sëmurën pas prania e materialeve të rrezikshme brenda institucionit, shumica e autoklavave ishin jashtë funksioni.

Historia e brendshme: “Janë banditë, më eliminon nëse raportoj”, rrëfimi tronditës: Ku shkojnë mbetjet spitalore të rrezikshme.

FIFA njofton krijimin e një Çmimi për Paqen, i cili do të shpallet gjatë procedurës së shortit të Botërorit.

LAJME

by timoni.al
November 5, 2025
0

Raporti i Gjendjes në Mjedis për vitin 2022, i përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, tregon se rreth 18 mijë...

Read moreDetails
Historia e brendshme/ Një episod alarmant: Shumë punonjës u sëmurën pas prania e materialeve të rrezikshme brenda institucionit, shumica e autoklavave ishin jashtë funksioni.

Historia e brendshme/ Një episod alarmant: Shumë punonjës u sëmurën pas prania e materialeve të rrezikshme brenda institucionit, shumica e autoklavave ishin jashtë funksioni.

November 5, 2025
Historia e brendshme: “Janë banditë, më eliminon nëse raportoj”, rrëfimi tronditës: Ku shkojnë mbetjet spitalore të rrezikshme.

Historia e brendshme: “Janë banditë, më eliminon nëse raportoj”, rrëfimi tronditës: Ku shkojnë mbetjet spitalore të rrezikshme.

November 5, 2025
FIFA njofton krijimin e një Çmimi për Paqen, i cili do të shpallet gjatë procedurës së shortit të Botërorit.

FIFA njofton krijimin e një Çmimi për Paqen, i cili do të shpallet gjatë procedurës së shortit të Botërorit.

November 5, 2025
‘Trump ka të drejtë për Venezuelën’, thotë liderja e opozitës Machado: Maduro cilësohet si narko-terrorist.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Historia e Brendshme/ Alarmi: Mijëra ton mbetje spitalore në rrugë të panjohura! A janë kontrabanduar? Sfidat e institucioneve përballë një situate kontradiktore.

Historia e Brendshme/ Alarmi: Mijëra ton mbetje spitalore në rrugë të panjohura! A janë kontrabanduar? Sfidat e institucioneve përballë një situate kontradiktore.

November 5, 2025
Historia e brendshme/ Një episod alarmant: Shumë punonjës u sëmurën pas prania e materialeve të rrezikshme brenda institucionit, shumica e autoklavave ishin jashtë funksioni.

Historia e brendshme/ Një episod alarmant: Shumë punonjës u sëmurën pas prania e materialeve të rrezikshme brenda institucionit, shumica e autoklavave ishin jashtë funksioni.

November 5, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al