Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Autoritetet në Gjermani: Shpërthimi i ujërave të zeza për shkak të shiut të rrëmbyeshëm nxori trenin nga binarët

Editor by Editor
July 28, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Autoritetet në Gjermani: Shpërthimi i ujërave të zeza për shkak të shiut të rrëmbyeshëm nxori trenin nga binarët
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GJERMANI- Dalja e një treni nga binarët në jugperëndim të Gjermanisë, që ka rezultuar me tre persona të vdekur të dielën, mund të jetë shkaktuar nga një shpërthimi i ujërave të zeza, kanë thënë zyrtarë policorë dhe prokurorë të hënën.

“Besohet se shiu i rrëmbyeshëm në zonën e aksidentit e ka shkaktuar derdhjen e një boshti ujërash të zeza”, ka thënë policia e Ulmit dhe prokurorët përmes një komunikate të përbashkët.

“Uji ka nxitur rrëshqitjen e dheut pranë binarëve dhe kjo ka rezultuar me daljen e trenit jashtë tyre”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

Rreth 100 pasagjerë kanë qenë në tren kur ka ndodhur aksidenti në qytezën Ridlingen, në zonën e Shtutgartit. Sipas shërbimeve të motit, në kohën e aksidentit janë regjistruar disa stuhi në atë rajon.

Autoritetet kanë thënë se tre persona kanë vdekur, përfshirë shoferin dhe një pjesëtar të stafit. Të paktën 41 persona janë plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Trafiku është ende i pezulluar në zonën e aksidentit, sepse aty kanë nisur hetimet dhe pastrimi i zonës. Sipas autoriteteve, hetimet fillestare nuk tregojnë për ndonjë ndërhyrje të paligjshme.

Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se është në kontakt me autoritetet gjermane dhe që deri më tani nuk ka asnjë konfirmim që ndonjë shtetas kosovar është në mesin e viktimave apo të lënduarve./REL

Previous Post

KQZ zyrtarizon mandatet për qarkun e Fierit, kush janë kandidatët fitues

Next Post

Berisha: Kodi i ri penal ka dalë nga shpellat e mafies! Ndryshimet e shpeshta e zhysin sistemin juridik në një mjedis pasigurie

Next Post
Berisha: Kodi i ri penal ka dalë nga shpellat e mafies! Ndryshimet e shpeshta e zhysin sistemin juridik në një mjedis pasigurie

Berisha: Kodi i ri penal ka dalë nga shpellat e mafies! Ndryshimet e shpeshta e zhysin sistemin juridik në një mjedis pasigurie

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al