Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bekteshi fut këmbët në SPAK, Dumani gradon ish-komisioneren e KPK si këshilltare ligjore

Editor by Editor
July 28, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Bekteshi fut këmbët në SPAK, Dumani gradon ish-komisioneren e KPK si këshilltare ligjore
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Brunilda Bekteshi, ish-komisionerja që shërbeu për 7 vite me rradhë si pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, tashmë ka marë një detyrë të re, duke u bërë Këshilltare Ligjore e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani.
Vendimi i emërimit të Bekteshit në këtë pozicion është marë pak ditë më parë nga titullari i institucionit, i cili i ka besuar postin e Këshilltares Ligjore.

Mësohet se Brunilda Bekteshi do shërbejë në SPAK si këshilltare ligjore për pjesën verifikuese dhe këshilluese lidhur me procesin e “Vettingut”.

Tashmë dihet që pas shkrirjes së Komisionerit Publik, atributet e tij i ka marë titullari i SPAK, Altin Dumani, i cili përfaqëson praktikat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Apeluar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Pas këtij gradimi, Dumani, pse jo mund të këshillohet dhe me ish-komisioneren e “Vettingut”, Brunilda Bekteshi, lidhur me analizimet e rasteve të prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë në shqyrtim e sipër pranë Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Lëvizja e kryeprokurit të SPAK për emërimin e Brunilda Bekteshit në këtë institucion, vjen në një fazë të “turbullt” brenda rradhëve të trupës së prokurorëve. Kjo për shkak edhe të fazës përfundimtare të Garës, për kreun e ri të BKH-së por edhe për “ethet” që kanë nisur lidhur me emrat e kandidatëve që do shpalosin platformat e tyre në KLP, për të bërë drejtues të SPAK.

Ndërkohë një javë më parë, Dumani vendosi ti heqë të gjitha “Yjet”, ish-shefit të tij, Arben Kraja, duke e shkarkuar atë nga posti i Drejtorit të Zyrës së Marëdhënie me Jashtë në SPAK.

Shumë shpejt, Kraja, u zëvendësua brenda ditës me prokuroren Dorina Bejko dhe vendin e saj si prokuror i thjeshtë pranë sektorit të krimit ekonomik, e zuri Arben Kraja.

Një rënie e lirë nga maja në fund, që ndodhi brenda ditës, vetëm për faktin se mes Krajës dhe Dumanit pati një përplasje preferencash mbi lokalizimin për Drejtor të BKH-së të dy emrave të oficerëve, Elton Kërluku dhe Joni Keta.

Previous Post

“Luftë” në heshtje brenda kampit të Ballukut/ Ceno Klosi vendos nën-drejtoreshën në AKUM, njerëzit e Klevis Jahajt dorëhiqen masivisht

Next Post

Gjykata në Prishtinë pritet të shpallë aktgjykimin për sulmin ndaj zyrave të KQZ-së

Next Post
Gjykata në Prishtinë pritet të shpallë aktgjykimin për sulmin ndaj zyrave të KQZ-së

Gjykata në Prishtinë pritet të shpallë aktgjykimin për sulmin ndaj zyrave të KQZ-së

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al