Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ Oficeri dhunoi kamarieri 18-vjeçar në Vlorë/ Gazetari ndërhyn gjatë agravimit të situatës, procedohet penalisht

Editor by Editor
July 27, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRI/ Oficeri dhunoi kamarieri 18-vjeçar në Vlorë/ Gazetari ndërhyn gjatë agravimit të situatës, procedohet penalisht
0
SHARES
74
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VLORA- Gazetari Enerik Mehmeti është proceduar gjithashtu në lidhje me ngjarjen në Vlorë ku oficeri Ardian Isufi dhunoi një kamarier 18-vjeçar. Polciia bën me dije se gazetari u procedua për veprën penale “Plagosja e Lehtë me Dashje” pasi kur ngjarja agravoi ka ndërhyrë sikurse edhe pronari i hotelit Vasil Bedinaj.

Pjesë nga njoftimi:

Në orën 22:00 tek tavolina e shtetasve Ardjan Isufi dhe Leart Bimo rezulton se ka shkuar pronari i lokalit shtetasi Vasil Laver Bedini, i datëlindjes 07.07.1972, banues në lagjen “Pavarësia 2”,Vlorë, dhe pas disa çastesh debatesh situata ka agravuar në konflikt fizik duke u përfshirë edhe gazetari lokal Enerik Mehmeti si dhe disa shtetas të tjerë ende të paidentifikuar.

Nga ky konflikt ngelën të dëmtuar shtetasit Ardjan Isufi (i shtruar në spital) dhe Leart Bimo. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë u proceduan shtetasit:

Vasil Bedinaj, për veprën penale “Plagosja e Lehtë me dashje”.
Enerik Mehmeti, (gazetar), për veprën penale “Plagosja e Lehtë me Dashje”.
Leart Bimo, për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.

Si ndodhi ngjarja?

Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Një kamarier, 18-vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.

Oficeri Ardian Isufi dhe Leart Bino kanë nisur t’i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur. Isufi, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur më pas ta godasë disa herë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shteti, ku është njoftuar se Ardian Isufi është pezulluar nga detyra si oficer i Policisë Kufitare në Dibër. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit kur u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.

Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë. 

Previous Post

Punonjësit e Air Albania letër Ramës: Rrogat s’na paguhen, siguria e qytetarëve në rrezik

Next Post

“Rinia nuk po e gjen veten askund!” Kamarieri u dhunua nga oficeri për një shishe ujë, mësuesja e të riut: Po punon për shpenzimet e maturës, është me sjellje model

Next Post
“Rinia nuk po e gjen veten askund!” Kamarieri u dhunua nga oficeri për një shishe ujë, mësuesja e të riut: Po punon për shpenzimet e maturës, është me sjellje model

"Rinia nuk po e gjen veten askund!" Kamarieri u dhunua nga oficeri për një shishe ujë, mësuesja e të riut: Po punon për shpenzimet e maturës, është me sjellje model

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al