Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ Parandalohet ngjarje kriminale në Lezhë, arrestohet 39-vjeçari që lëvizte me armë zjarri gati për qitje 

Editor by Editor
July 27, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRI/ Parandalohet ngjarje kriminale në Lezhë, arrestohet 39-vjeçari që lëvizte me armë zjarri gati për qitje 
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

LEZHË- Në pranga është vënë Arben Leka.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Lezhë / Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.

Arrestohet në flagrancë 39-vjeçari që qarkullonte me motomjet pa targa, i armatosur me armë zjarri automatike me fishek në fole, gati për qitje.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak, si dhe motomjeti me të cilin qarkullonte i arrestuari.

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së një informacioni në rrugë operative, se një shtetas i armatosur po lëvizte me motomjet në fshatin Dajç, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje kriminale për shkak të një konflikti të mëparshëm, organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për neutralizimin e situatës.

Shërbimet e Policisë lokalizuan motomjetin pa targa ku drejtuesi i tij tentoi të largohej, por u neutralizua me profesionalizëm nga efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjet, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, me fishek në fole gati për qitje, një sasi municioni luftarak dhe motomjeti pa targa me të cilin lëvizte shtetasi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Previous Post

Mashtroi dhe detyroi përmes dhunës një vajzë ruse të ushtronte prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Next Post

Nga Shkodra në Sarandë, vihen në pranga 5 persona për zjarrvënie, procedohen penalisht 6 të tjerë

Next Post
Nga Shkodra në Sarandë, vihen në pranga 5 persona për zjarrvënie, procedohen penalisht 6 të tjerë

Nga Shkodra në Sarandë, vihen në pranga 5 persona për zjarrvënie, procedohen penalisht 6 të tjerë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al