Sunday, September 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trafik droge nga Amerika Latine në BE dhe Britani/ SPAK godet rrjetin kriminal: 16 persona në hetim dhe 6 ton lëndë narkotike e sekuestruar! Si vepronte grupi i trafikantëve

Editor by Editor
July 26, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRAT/ SPAK “tërmet” në tre qytete! Operacioni “Plumbi i Artë ”, në pranga të “fortë”, zyrtarë policie dhe drejtësie
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin për goditjen e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. SPAK ka bërë me dije se nën hetim lidhur me aksionin janë 16 persona, ndërsa janë sekuestruar 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro.

Në njoftimin e SPAK thuhet se aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është bërë në disa episode të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021.

Bëhet me dije se lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar.

Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.• Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Lidhur me organizimin e grupit kriminal thuhet se secili anëtar kishte role të specializuara, ndërsa në krye të organizatës qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike.

Bëhet gjithashtu me dije se çdo komunikim mes tyre bëhej nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC, ku përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN. • Për kryerjen e pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Hawala. • Sipas SPAK, grupi kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Në njoftimin e SPAK thuhet se në kuadër të operacionit janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar: rreth 50 mijë euro, 3 automjete, një mjet lundrues skaf, 3 pistoleta, 2 ora luksoze, 16 telefona të markave Iphone dhe Samsung, karta bankare dhe dokumente financiare, dron, dy radio dhe dokumente identifikimi dhe pronësie.

Për këtë hetim, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia. 

Në kuadër të këtij aksioni janë sekuestrua para cash, automjete, ora dhe bizhuteri luksoze, armë zjarri, telefona celularë dhe dokumente financiare e karta bankare.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), me vendimin e datës 15.05.2024, ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 184/1 i vitit 2021 dhe regjistrimin e procedimit penal nr. 184/3 i vitit 2024, ndaj 9 (nëntë) shtetasve të dyshuar: P. D., J. M., B. P., A. (alias D.,) Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.,) N., E. S., B. H., dhe J. P., për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” (neni 283/a/1 dhe neni 28/4), “Grupi i strukturuar kriminal” (neni 333/a), si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” (neni 334) të Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve, gjatë muajit korrik 2025, janë identifikuar dhe përfshirë në procedim edhe 6 (gjashtë) persona të tjerë: A. H., K. H., E.N., E. A., P.D. dhe I. Ll., të cilët dyshohen se janë përfshirë në disa episode të trafikimit të drogës. Edhe këta shtetas dyshohen për të njëjtat vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet Evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 (shtatë) personave në hetim, kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr. 77, datë 25.07.2025, duke vendosur masën “arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Vendimi u ekzekutua menjëherë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Më datë 25.07.2025 u bë e mundur arrestimi i gjashtë personave në hetim:

A. H.
K. H.
E.N.
E. A.
P. D.
I. Ll.

Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë.

Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona.

Deri në këto momente janë ekzekutuar 5 vendime të Gjykatës së Posaçme, dhe janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar sende dhe materialet e mëposhtme:

Shuma monetare në total:Euro: 43,470 €

Franga zvicerane: 5,000 CHF

Automjete: 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan.

Mjet lundrues:1 skaf luksoz i markës “Hull ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar.

Armë zjarri: 3 pistoleta, me krehër dhe fishekë.

Ora të luksit: 1 orë Rolex, model 126613LN

1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68

Telefona celularë:16 aparate celularë, kryesisht të markës iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive.

Karta bankare dhe dokumente financiare:19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim.

Dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.

Pajisje elektronike:1 dron i markës DJI Mavic 2 Enterprise, me të gjithë aksesorët përkatës.

8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili.

1 NVR Hikvision.

2 radio komunikimi Baofeng.

Dokumentacion identifikimi dhe pronësie: Patentë dhe karta identiteti nga autoritete të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar.

Leje drejtimi dhe dokumente lundrimi për mjetet lundruese.

Certifikata pronësie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime të pasurisë.
 Etj.

Episodet të trafikut të drogës

Bazuar në informacionin hetimor të mbledhur nga Prokuroria e Posaçme, aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është konkretizuar përmes një sërë episodesh të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021 në disa shtete të Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Episode të sekuestrimi të kokainës

Spanjë – shkurt 2020
Sekuestruar 400 kg.
Belgjikë – prill 2020
Sekuestruar 989.1 kg.
Kanali (Francë – Mbretëri e Bashkuar) – prill 2020
Sekuestruar 250 kg në një ngarkesë me destinacion Britaninë e Madhe.
Holandë – qershor 2020
Sekuestruar mbi 2000 kg kokainë. Vlera tregu e kësaj sasie llogaritet mbi 151 milionë euro (Burimi: https://ëëë.ad.nl/rotterdam/douane-vindt-2020-kilo-cocaine-met-een-ëaarde-van-ruim-151-miljoen-euro-tussen-bananen )
Holandë – tetor 2020
Sekuestruar 1484.07 kg.

Episode të sekuestrimit të hashashit

Rimini, Itali – korrik 2020
Sekuestruar 275 kg.
Bari, Itali – mars 2021
Sekuestruar 400 kg.
Algeciras, Spanjë –mars-shtator 2020
Sekuestruar rreth 1442 kg, ku 170 kg dyshohet se ishin për llogari të të hetuarve.

Episode të tjera

Francë – shkurt 2020
Sekuestruar një automjet dhe 72,000 euro cash.
Modus Operandi

Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.

Sipas prokurorëve të çështjes, z. Altin Dumani dhe z. Adnan Xholi:

“Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë dhe shtrirjen e tyre në tregje kriminale ndërkombëtare.”

Transporti i drogës karakterizohej nga metoda të sofistikuara fshehjeje dhe një logjistikë e mirëorganizuar ndërkombëtare. Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Organizimi i grupit ishte hierarkik dhe i ndarë në role të specializuara. Në krye këtij grupi kriminal qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike. Ata ishin ideatorët, investitorët dhe garantuesit e operacioneve, duke lidhur burimin e drogës në Amerikën Latine me tregjet evropiane përmes një zinxhiri të sofistikuar ndërmjetësimi. Shumica e tyre jetonin midis vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Poshtë tyre vepronin bashkëpunëtorë që siguronin logjistikën dhe transportin. Këta persona gjenin kompani legjitime eksporti ose transporti, kontraktonin shoferë – shpesh shtetas rumunë – dhe përgatisnin ngarkesat duke i maskuar me mallra të ligjshëm si lëndë drusore apo kakao. Përmes tyre kalonin tonelata me lëndë narkotike drejt porteve të Belgjikës, Holandës apo kalimeve tokësore drejt Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në terren, në vendet e destinacionit, funksiononte një tjetër hallkë e grupit – ajo e shpërndarjes. Këtu përfshiheshin persona që prisnin sasitë e drogës, siguronin dorëzimin, dhe shpërndanin lëndën narkotike sipas porosive lokale. Këta ishin krahu ekzekutiv i rrjetit në Britaninë e Madhe dhe Evropën Perëndimore.

Në origjinën e ngarkesave, në vendet e Amerikës Latine, qëndronin persona të paidentifikuar që shërbenin si pika kontakti. Ata ishin përgjegjës për sigurimin, ambalazhimin dhe dërgimin e drogës drejt porteve evropiane.

Gjithçka mbahej në kontroll nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC. Përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, që garantonin anonimitetin dhe shmangien e përgjimeve. Komunikimet përfshinin planet për dorëzime, paralajmërime për kontrolle doganore dhe udhëzime për mënyrën e reagimit në rast sekuestrimesh. Në raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkatërroheshin ose hidhnin për të mos lënë gjurmë.

Në aspektin e kryerjes së pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Haëala. Ky mekanizëm mundësonte transferimin e shumave të mëdha parash midis vendeve të ndryshme pa kaluar përmes kanaleve financiare formale, duke shmangur kështu gjurmët zyrtare të transaksioneve. Kjo formë pagesash përdorej për të fshehur origjinën dhe destinacionin e të ardhurave nga trafiku i drogës. Verifikimi i shumave bëhej përmes kartëmonedhave të koduara, ku ishin shënuar pseudonime, shumat e pagesave dhe datat specifike që funksiononin si “token” për të garantuar tërheqjen e saktë të shumës në pikën përkatëse.

Ky grup kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Nga komunikimet del qartë që sigurimi i bashkëpunimit me doganierë ose personel të porteve shihej nga drejtuesit e këtij grupi kriminal si faktor vendimtar për suksesin e kryerjes së trafikut të narkotikëve prej tyre.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia.  Një koordinim mjaft cilësor ka qenë edhe ai me agjencitë ligjzbatuese vendase.

Prokurorët e çështjes, z. Altin Dumani dhe z. Adnan Xholi, nënvizojnë se:

“Ky hetim i suksesshëm i drejtuar nga SPAK është rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, veçanërisht me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë e shteteve anëtare të BE-së, si dhe agjencitë ligjzbatuese partnere në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ofruan mbështetje përmes një analize të thelluar të të dhënave dhe zbatimit të një koordinimi efektiv ndërkombëtar policor. Vlera e materialit të zbuluar përmes analizës së të dhënave të komunikimit të dekriptuara nga Sky/ECC ka qenë thelbësore për të plotësuar provat e mbledhura gjatë hetimit dhe mbetet ende e vlefshme për arritjen e rezultateve të duhura hetimore. Ky informacion ka qenë thelbësor në identifikimin e veprave penale të rënda, të të dyshuarve, si dhe për përcaktimin e rolit të tyre në këtë grup të strukturuar kriminal.”

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.  

Previous Post

VIDEO/ Zjarri në Shashicë, dy avionë Canadair kroat dhe italian vijnë në ndihmë për shuarjen e flakëve

Next Post

Digjen të gjalla bagëtitë në Delvinë, pronari akuza qeverisë: Fshati Kopaçez është bërë hi

Next Post
Digjen të gjalla bagëtitë në Delvinë, pronari akuza qeverisë: Fshati Kopaçez është bërë hi

Digjen të gjalla bagëtitë në Delvinë, pronari akuza qeverisë: Fshati Kopaçez është bërë hi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Rrëfimi tragjik: 47-vjeçari humb jetën nga rrebeshi i rrufesë gjatë ruajtjes së bagëtive në Pogradec

48-vjeçari në Tiranë arrestohet për posedim të kokainës dhe armëve të ftohta

September 28, 2025
Rusia sulmon Ukrainën me dronë gjatë natës, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur; Polonia mbyll hapësirën ajrore.

Rusia sulmon Ukrainën me dronë gjatë natës, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur; Polonia mbyll hapësirën ajrore.

September 28, 2025
Përballja me protestat në Portland: Trump kërkon dërgimin e trupave ushtarake pas veprimeve të Antifas, akuzon FBI-në për ngjarjet e 6 janarit.

Përballja me protestat në Portland: Trump kërkon dërgimin e trupave ushtarake pas veprimeve të Antifas, akuzon FBI-në për ngjarjet e 6 janarit.

September 28, 2025
Marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë: Shtetet e Europës Lindore votojnë për të ardhmen e tyre, zgjedhje historike përballë kërcënimeve nga Kremlini.

Marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë: Shtetet e Europës Lindore votojnë për të ardhmen e tyre, zgjedhje historike përballë kërcënimeve nga Kremlini.

September 28, 2025
Rrëfimi tragjik: 47-vjeçari humb jetën nga rrebeshi i rrufesë gjatë ruajtjes së bagëtive në Pogradec
KRYESORE

48-vjeçari në Tiranë arrestohet për posedim të kokainës dhe armëve të ftohta

by timoni.al
September 28, 2025
0

Një 48-vjeçar është arrestuar nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pasi u zbuluar se posedonte doza kokaine dhe...

Read moreDetails
Rusia sulmon Ukrainën me dronë gjatë natës, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur; Polonia mbyll hapësirën ajrore.

Rusia sulmon Ukrainën me dronë gjatë natës, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur; Polonia mbyll hapësirën ajrore.

September 28, 2025
Përballja me protestat në Portland: Trump kërkon dërgimin e trupave ushtarake pas veprimeve të Antifas, akuzon FBI-në për ngjarjet e 6 janarit.

Përballja me protestat në Portland: Trump kërkon dërgimin e trupave ushtarake pas veprimeve të Antifas, akuzon FBI-në për ngjarjet e 6 janarit.

September 28, 2025
Marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë: Shtetet e Europës Lindore votojnë për të ardhmen e tyre, zgjedhje historike përballë kërcënimeve nga Kremlini.

Marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë: Shtetet e Europës Lindore votojnë për të ardhmen e tyre, zgjedhje historike përballë kërcënimeve nga Kremlini.

September 28, 2025
Nga dhimbjet te majat e MotoGP: Marc Marquez bën historinë, shpallet kampion bote për herë të nëntë dhe arrin legjendën Rossi.

Nga dhimbjet te majat e MotoGP: Marc Marquez bën historinë, shpallet kampion bote për herë të nëntë dhe arrin legjendën Rossi.

September 28, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrëfimi tragjik: 47-vjeçari humb jetën nga rrebeshi i rrufesë gjatë ruajtjes së bagëtive në Pogradec

48-vjeçari në Tiranë arrestohet për posedim të kokainës dhe armëve të ftohta

September 28, 2025
Rusia sulmon Ukrainën me dronë gjatë natës, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur; Polonia mbyll hapësirën ajrore.

Rusia sulmon Ukrainën me dronë gjatë natës, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur; Polonia mbyll hapësirën ajrore.

September 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al