Pamjet ajrore të realizuara me dron pas shuarjes së flakëve në zonën e Kopaçezës dëshmojnë shkatërrimin e plotë të terrenit nga zjarri.
Një sipërfaqe e madhe me pyje, shkurre dhe bimësi është djegur tërësisht, duke lënë pas vetëm tokë të zezë dhe trungje të karbonizuara.
Zjarri, i cili u përhap me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, ka shkrumbuar gjithçka në rrugën e tij.
Banorët dhe forcat e emergjencës kanë luftuar për ditë me radhë për të vënë flakët nën kontroll, por dëmet mbeten të konsiderueshme.