Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Djegia e kishës 200-vjeçare në Senicë/ Zjarri la pas rrënoja, kryeplaku: Përveç dëmeve ekonomike ka ndodhur edhe një dëm i madh shpirtëror! 

Editor by Editor
July 25, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Djegia e kishës 200-vjeçare në Senicë/ Zjarri la pas rrënoja, kryeplaku: Përveç dëmeve ekonomike ka ndodhur edhe një dëm i madh shpirtëror! 
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

DELVINË- Banorë të disa fshatrave janë përballur ditën e sotme me flakët të cilat u ka shkatërruar banesat e disa prej tyre u rrezikoi edhe jetën. Situata më problematike është paraqitur në fshatin Senicë ku janë djegur disa banesa. Një tjetër dëm i madhë që ka shkaktuar zjarri është djegia e kishës 200-vjeçare “Shën Dhimitri”.

Pamje e publikuara nga vendi i ngjarjes paraqesin atë që ka lënë pas zjarri. Në kishë kanë mbetur rrënoja ndërsa në tokë shihen tulla të thyera e të dëmtuara. Një dëm i cili vështirë se mund të rikuperohet pasi edhe kisha është shumë e vjetër.

Kryeplaku i fshatit, Llambi Nika bëri një bilanc teksa theksoi se deri më tani janë të konfirmuara djegia e 10 banesave. Ai theksoi se numri mund të jetë edhe më i lartë po nuk është bërë ende evidentimi i të gjitha dëmeve. 


“Këtu bilanci është shumë i madh dhe shumë i rëndë. Përveç dëmeve ekonomike, ka ndodhur edhe një dëm i madh shpirtëror. Është djegur kisha Shën Dhimitri, e vitit 1826. Kjo që ka ndodhur sot nuk ka ndodhur në asnjë epokë dhe ne kemi qenë gati të gjithë bashkë për të ndihmuar.

Këtu janë djegur rreth 10 shtëpi dhe akoma nuk është bërë evidentimi i saktë në shtëpi, në ullishte dhe në pemtari të tjera. Nga java që vjen do të marrim të gjitha masat dhe të evidentojmë të gjitha dëmet që janë bërë dhe do t’i drejtohemi institucioneve përkatëse” tha ai.

Situata për shkak të zjarreve në Delvinë vijon të jetë kritike ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë edhe nga ajri për të vënë nën kontroll vatrat. Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të tre fshatrave në Delvinë. Evakuimi është urdhëruar për fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.

Previous Post

Drafti i Kodit të Ri Penal: 3 vite burg kush hap profile false me foton e tjetrit në rrjetet sociale

Next Post

Agim Troci, heroi i Policisë që sakrifikoi veten për banorët

Next Post
Agim Troci, heroi i Policisë që sakrifikoi veten për banorët

Agim Troci, heroi i Policisë që sakrifikoi veten për banorët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al