Tuesday, November 18, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dosja Veliaj/ Dëshmitë e të penduarës së SPAK “fundosin” Fatmir Bektashin, pranon pagesat nga “Kontakt”

Editor by Editor
July 25, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Dosja Veliaj/ Dëshmitë e të penduarës së SPAK “fundosin” Fatmir Bektashin, pranon pagesat nga “Kontakt”
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Adela Kondakçi, ish-financierja e OJF-ve dhe studios ligjore “Partner Law” të Ajola Xoxes, ka marë statusin e bashkëpuntores së prokurorisë së Posaçme, duke u kthyer në gruan e parë të penduar në historinë e Drejtësisë Shqiptare.

Nuk dihet me saktësi se cilat janë kushtet e marrëveshjes që kjo grua ka lidhur me dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado, por pa dyshim mes pikave të negociuara ka shumë gjasa të jetë amnistimi i saj nga dënimi me burg, duke e çuar drejt një dënimi alternativ.

E penduara e parë femër në Shqipëri, do dëshmojë në një gjyq ku i pandehur do të jetë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, gruaja e tij Ajola Xoxa dhe disa prej oligarkëve më të mëdhenj të Shqipërisë, duke filluar nga Gentian Sulaj, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi e të tjerë.

Dhe këtë “arritje” domethënëse e realizuan vetëm dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado, të cilët arritën pas disa muaj hetime të pendojnë një grua në Shqipëri dhe ti japin statusin e bashkëpunëtores asaj.

Në fakt e para grua e penduar në Shqipëri, që ka treguar krimet e një grupi armiqësor, është Fiqerete Shehu, bashkëshortja e kryeministrit Mehmet Shehu, të vrarë në dhjetor 1981 në Tiranë.

Fiqiretja,ishte e para grua nën hetim që u pendua para organeve të Sigurimit të Shtetit dhe hetuesisë së Qemal Lames, duke dëshmuar në gjyqin kundër djemve të saj, bashkëshortit të vdekur Mehmet Shehu, ministrit të Brendshëm, Kadri Azbiu, zv/ministrit Feçor Shehu e të tjerë.

Fiqiretja, tregoi në gjyqin më të bujshëm të Drejtësisë së Diktaturës, se burri i saj kryeministri, Mehmet Shehu, ishte njeriu kryesor i grupit armiqësor, që mbante natën përmes një radio lidhjet me agjenturat e huaja si Amerikane, Sovjetike dhe Jugosllave, duke e cilësuar Mehmetin si “Poliagjent”.

Por pas 43 vite nga pendesa e Fiqerete Shehut, tashmë Drejtësia Shqiptare ka penduar një grua tjetër, dhe ajo është një vajzë ekonomiste nga Lushnja, e quajtur Adela Kondakçiu.

Të parën, Fiqerete Shehun, e pendoi kryehetuesi Qemal Lame me kryeprokurorin Rrapi Minon dhe oficerët Sigurimit të Shtetit. Ndërsa të dytën, Adela Kondakçiun, e pendoi Altin Dumani, Ols Dado dhe oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në këtë dosje janë angazhuar gati 15 oficerë dhe vlerësues financiare të BKH-së. Ndërsa e penduara, Adela Kondakçiu, mësohet të jetë marrë në mbrojtje.

Nga dëshmia e Adela Kondakçiut, SPAK ka ngritur akuzën për stafin e zyrës ku punonte kryefinancierja, si për avokatet Ines Dani, Greta Domi, pronaren Ajola Xoxa, oligarkun Shkëlqim Fusha, Elman Abulen, Marisa Niton, Fatmir Bektashi dhe persona të tjerë që janë përfshirë në marrëdhënie financiare.

Më konkretisht në dosjen e prokurorisë së posaçme SPAK, thuhet se në lidhje me financimin e organizatës jo fitimprurëse “BYL-A” nga kompania “Kontakt”, Adela Kondakçiu në cilësinë e bashkëpunëtores së drejtësisë deklaron se shoqëria “Kontakt” ka bërë dy sponsorizime por herën e parë ka paguar direkt “Tim Newman” për festivalin “ICDF” edicioni i parë në vitin 2022.

Ndërsa për edicionin e dytë, në vitin 2023 është paguar “Byl-A” gjithmonë me konfirmim të Ajolës.

Më pas ajo ka folur për kontratën dhe faturën me ekonomisten e “Kontaktit”, Eralda Ikonomi. U vendos që kontrata duhej të ishtë marrëveshje bashkëpunimi dhe jo kontratë sponsorizimi. Vlerën e ka konfirmuar Ajola.

Më tej në dosje thuhet se Adela Kondakçiu, mban mend që i është nisur një “voice” nga Ajola Xoxa, ku i është thënë që kontratën ta mbante vetëm ajo dhe Greta, sepse ishte sekret. Me sa është në dijeni, deklaruesja shton se Ajola Xoxa komunikonte direkt me Fatmir Bektashin me e-mail.

Deklaruesja mban mend që ata kanë sponsorizuar dhe kanë paguar edhe biletat e festivalit për stafin e tyre.

Ndërkohë, Fatmir Bektashi, gjatë seancës së verifimit të kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, duke i bërë me dije se për shkak të pozitës procedurale nuk ka detyrimin për t’u përgjigjur, ka pranuar të japi shpjegime.

Lidhur me faktin penal përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme në seancë gjyqësore, pyeti personin nën hetim Fatmir Bektashi si më poshtë vijon:

Prokurori: Me z. Veliaj përpara se të bënit sponsorizimin e “Bylës”, prej 60. 000 euro, keni pasur një udhëtim jashtë shtetit?

Fatmir Bektashi përgjigjet: Po, në 2016-ën.

Prokurori: Bileta e këtij udhëtimi kush i ka paguar, për Bektashin, për z.Veliaj dhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa?

Fatmir Bektashi: Sipas asaj që kam parë tek ju, del që i ka paguar “Kontakti”.

Prokurori: Po veç biletës ç’farë keni paguar tjetër për z. Veliaj?

Fatmir Bektashi: Dhomën e Veliaj. Për qëllimin që e mora me vete.

Prokurori: Ku keni qënë në këtë udhëtim, në ç’vend të Bashkimit Europian?

Fatmir Bektashi: Për të parë zanafillën e një projekti të ri. ‘Mangalem 21”.

Prokurori: Pra, ju shkoni me Kryetarin e Bashkisë, duke i financuar biletën dhe qëndrimin në Hotel në një suitë ekzekutive në mos gaboj, për të parë ecurinë e një projekti për të cilin ju se keni nisur akoma dhe për të cilën do të kërkoni lejen e ndërtimit nga ky kryetar Bashkie, a jam i saktë unë?

Previous Post

Kodi i Ri Penal, propozohet lirimi me kusht për të dënuarit me burg përjetë! Profesor Rakipi: Njerëzit ndryshojnë!

Next Post

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Lezha goditet nga shi i forte, disa lagje përmbyten, ekipet e emergjencës në terren.

Lezha goditet nga shi i forte, disa lagje përmbyten, ekipet e emergjencës në terren.

November 18, 2025
Banesa në Malësinë e Madhe përfshihet nga zjarri, raportohen dëme materiale të shkaktuara.

Banesa në Malësinë e Madhe përfshihet nga zjarri, raportohen dëme materiale të shkaktuara.

November 18, 2025
Ministrja e Brendshme Shabana Mahmood njofton në Parlament për ndërlikimet e dëbimit të 700 familjeve shqiptare në Angli

Ministrja e Brendshme Shabana Mahmood njofton në Parlament për ndërlikimet e dëbimit të 700 familjeve shqiptare në Angli

November 18, 2025
Arrestohet 36-vjeçari, i dënuar nga Maqedonia e Veriut për falsifikim monedhash, i shpallur në kërkim edhe për vjedhje.

AKTUALITET

Lezha goditet nga shi i forte, disa lagje përmbyten, ekipet e emergjencës në terren.

by timoni.al
November 18, 2025
0

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me shkarkesa elektrike, kanë shkaktuar probleme në Lezhë dhe në disa zona përreth....

Read moreDetails
Banesa në Malësinë e Madhe përfshihet nga zjarri, raportohen dëme materiale të shkaktuara.

Banesa në Malësinë e Madhe përfshihet nga zjarri, raportohen dëme materiale të shkaktuara.

November 18, 2025
Ministrja e Brendshme Shabana Mahmood njofton në Parlament për ndërlikimet e dëbimit të 700 familjeve shqiptare në Angli

Ministrja e Brendshme Shabana Mahmood njofton në Parlament për ndërlikimet e dëbimit të 700 familjeve shqiptare në Angli

November 18, 2025
Arrestohet 36-vjeçari, i dënuar nga Maqedonia e Veriut për falsifikim monedhash, i shpallur në kërkim edhe për vjedhje.

Arrestohet 36-vjeçari, i dënuar nga Maqedonia e Veriut për falsifikim monedhash, i shpallur në kërkim edhe për vjedhje.

November 18, 2025
Shanset për përjashtimin e Izraelit nga Eurovision 2026

Shanset për përjashtimin e Izraelit nga Eurovision 2026

November 18, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lezha goditet nga shi i forte, disa lagje përmbyten, ekipet e emergjencës në terren.

Lezha goditet nga shi i forte, disa lagje përmbyten, ekipet e emergjencës në terren.

November 18, 2025
Banesa në Malësinë e Madhe përfshihet nga zjarri, raportohen dëme materiale të shkaktuara.

Banesa në Malësinë e Madhe përfshihet nga zjarri, raportohen dëme materiale të shkaktuara.

November 18, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al