Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U prangos me dhunë nga policët, reagon qytetari: 6 javë njërën dorë në allçi! Denoncova sjelljet abuzive të uniformave dhe e gjitha m’u kthye si bumerang

Editor by Editor
July 24, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
U prangos me dhunë nga policët, reagon qytetari: 6 javë njërën dorë në allçi! Denoncova sjelljet abuzive të uniformave dhe e gjitha m’u kthye si bumerang
0
SHARES
71
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Një rast dhune i regjistruar dy ditë më parë në zonën e Brrylit në Tiranë ka krijuar shqetësim në rrjetet sociale. Dy policë prangosën më dhunë një qytatar ndërsa dyshimet ishin se ai kishte parkuar gabim. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar personi i cili u filmua teksa prangosej nga policët.

Qytetari në reagimin e tij ka bërë me dije se ka marrë dëmtime në dorë dhe se për 6 javë duhet ta mbajë në allçi. Ai ka sqaruar se ngjarja nuk ka ndodhur për parkim dysh dhe kjo faktohet pasi mjeti i tij është prej ditësh është i parkuar poshtë banesës së tij. Ai shtoi se lëviz me autobus për të shkuar në punë.

Sipas tij ngjarja ka ndodhur pas denoncimit të tij për gjobvënie selektive te automjeteve të parkuara nga efektivët. Ai shtoi se gabimi i tij ishte se denoncoi sjelljet abuzive të uniformave në vend që të ishte indiferent karshi padrejtësive ashtu si shumica e njerëzve.


Reagimi i plotë: 

I përhumbur në tymnajën e historisë më të genjeshtërt në jetë, një dore në allçi për 6 javë dhe një imazhi të denigruar padrejtësisht! Ju rrëfej ngjarjen time dhe jo të atyre që xhirojnë nga ballkonet, “profesionalizmi” i të cilëve lë për të dëshiruar…

Unë jam ai djali që sipas jush kam parkuar makinën keq dhe më dhunoi policia për rezistencë….a thoni vallë?! E vërteta është që unë shkoj në punë me autobus dhe vij me autobus, makinën e kam të parkuar poshtë shtëpisë prej të djelës (në lagje, pa penguar qarkullimin e askujt dhe lehtësisht e provueshme), ndaj për cilin parkim dysh po flisni?! Ajo që ju NUK KENI mundur dot të shihni është telefonata ime drejt 112 për të denoncuar të njëjtët cuba në uniformë për gjobvënie selektive te automjeteve të parkuara (dhe kjo lehtësisht e gjurmueshme për shkak se thirrja zgjati thuajse një minutë dhe drejt numrave të emergjencës thirrjet regjistrohen).

Komentuesit, ashtu si dhe burimi i informacionit – gjysmak, arritën në konkluzione, urime e mallkime, po gjysmake! Shumë prej jush më treguan për emancipimin dhe qytetarinë pa ditur asgjë për mua… Ju keni parë momentin kur më marrin me dhunë telefonin tim për të mbrojtur kapelën e tyre dhe në ASNJË MOMENT interesin e secilit prej jush në komente!

Sa për qytetarinë, jam rritur nga dy prindër që qytetarinë ma kanë brumosur që fëmijë, dhe ajo që bëra ishte pikërisht kjo, një akt qytetar kur sheh që po bëhet një padrejtësi ndaj qytetarëve të tjerë!

Gabimi im i djeshëm?! Si qytetar këmbësor po denoncoja sjellje abuzive të uniformave dhe e gjitha mu kthye si bumerang, me një mori gënjeshtrash e informacioni të pavërtetë! Ajo që mësova?! Është më mirë të bëj indiferentin karshi padrejtësive që vërej, ashtu si shumica e njerëzve! Me respekt: J. K.

Previous Post

EMRAT/ Mbyti babanë me tel dhe ngjarjen e raportoi si aksident/ Arrestohet 26-vjeçarja në Fier, shoqërohet dhe nëna e saj si bashkëpunëtore

Next Post

Zjarri në afërsi të Kakavijës/ Tymi mbulon zonën, pala greke pezullon punën, radhë e gjatë pas ndërprerjes së hyrjeve dhe daljeve në Greqi

Next Post
Zjarri në afërsi të Kakavijës/ Tymi mbulon zonën, pala greke pezullon punën, radhë e gjatë pas ndërprerjes së hyrjeve dhe daljeve në Greqi

Zjarri në afërsi të Kakavijës/ Tymi mbulon zonën, pala greke pezullon punën, radhë e gjatë pas ndërprerjes së hyrjeve dhe daljeve në Greqi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al