Thursday, December 18, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përplasja për mandatin/ Largime masive/ Shkrihet partia e Lapajt dhe e Shabanit

Editor by Editor
July 24, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Përplasja për mandatin/ Largime masive/ Shkrihet partia e Lapajt dhe e Shabanit
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Përplasja me kreun e “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj duket se po i kushton Adriatik Lapajt dhe kreut të “Nisma Thurje” Endri Shabanit me largime të menjëhershme të anëtarëve të lëvizjes. Nga partia e Lapajt janë larguar 20 emra të rëndësishëm dhe praktikisht “ Shqipëria Bëhet” mund të quhet parti e shkrirë. Edhe tek partia e Shabanit ka shumë largime. Konkretisht Pano Soko ka vendosur të tërhiqet nga Nisma Thurrje pasi KQZ i dha mandatin e deputetes Kleana Xhuvelit, kushërirës së Lapajt.

Në një reagim në rrjetet sociale, Soko thotë se zhvillimet e ditëve të fundit ishin të turpshme dhe për këtë arsye ai vendosi të tërhiqet nga çdo angazhim politik në Nisma Thurrje. Sipas tij, Kleana Xhuvelin që mori mandatin, as nuk e meritonte dhe as nuk punoi për ta marrë. Sipas tij, ajo është një person që me dëshirën e mirë për të ndihmuar, pranoi të hynte në listë fiktive dhe të luante rolin e saj si garante, por që sot e sheh veten me mandat.

Reagimi i Pano Sokos:

Ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin një turpërim i pamerituar në sytë e gjithë atyre që na votuan dhe që me votën e tyre na ngarkuan përgjegjësinë e rëndë për të qënë zëri dhe fytyra e tyre në jetën politike e publike të vendit. Ngjarje kjo që personalisht besoj se do të jetë në kufijtë e të pamundurës për t’u rekuperuar, si në aspektin politiko-elektoral, por deri diku edhe në imazh publik.

Dhe ky turpërim kërkon përgjegjësi. Pavarësisht se personalisht u përpoqa me sa munda që çështja të merrte zgjidhje nga palët në konflikt, tentova me çdo formë e mënyrë të sillja racionalitet në një mjedis tejet të ngarkuar emocional, fatkeqësisht nuk arrita dot. Prandaj unë sot dua të përmbush përgjegjësinë për aq sa më takon përballë gjithë atyre që na besuan ndaj venndosa të tërhiqem nga çdo funksion dhe angazhim politik që kam në partinë Nisma Thurje.

Ne, në vetëm një javë, arritëm me sukses të bënim pluhur e hì gjithë atë punë shumëvjeçare për ngritjen e një alternative të re, jo vetëm me fytyra të reja, por edhe me një koncept të ri të të bërit politik, larg intrigave dhe sherreve banale për karrige, larg egove të sëmura dhe inateve personale që shndërrohen në kauza të forcës politike, larg meskinitetit fëminor që përcakton sjelljen politike, apo konfliktit antagonist siç rëndom kemi parë politikën të servirë në këto 35 vjet. Në këtë javë ne treguam që nuk jemi shumë larg tyre.

Në vetëm një javë ne zhbëmë gjithë atë iniciativë fantastike, që ishte sfidimi i sistemit të listave të mbyllura dhe garimi me lista të hapura. Sot mandatin e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet dhe Nismës Thurje si pjesë e koalicionit, e mori një person që as e donte, as nuk punoi për ta marrë, as e kishte ambicje, asgjë. Një person që me dëshirën e mirë për të ndihmuar, pranoi të hynte në listë fiktive dhe të luante rolin e saj si garante, por që sot e sheh veten me mandat. Dhe kjo për mua është vijë e kuqe! Ne iu premtuam njerëzve që në parlament do të çonim atë që ata vetë do të vendosnin me votën e tyre, do të çonim më të votuarit prej tyre.

Iu thamë që mos merakoseshin se e kishim të garantuar mekanizmin. Dhe këto i bërtitëm me zë të lartë dhe pa pushim në çdo tubim, takim apo studio TV. Por doli që i gënjyem! As nuk çuam dikë që u votua nga ata dhe as mekanizmin s’e patëm të garantuar. Dhe në optikën time kjo është pikë-thyerje politike. Pas kësaj pikë-thyerje, unë nuk i shoh dot më njerëzit në sy. Më vjen turp kur më shkruajnë apo më ndalojnë në rrugë. Nuk më lejon cipa në faqe t’i shoh, sepse menjëherë skuqet.

Sepse personalisht besoj që morali dhe ndershmëria janë dy tipare themelore që i kanë munguar politikës deri më sot dhe që ne do të duhej të sillnim. 65 mijë votues sot përfaqësohen nga një person që as e njohin e as i njeh. Dhe pse? Sepse ne harruam idealet, kauzat dhe çdo gjë dhe u fokusuam tek një copë mandati. PSD e Tom Doshit aplikoi listën e hapur me sukses. Ne që e ngritëm si kauzë dhe e shpikëm si mekanizëm, ne dështuam. Ky është një turp!

Nuk dua të zgjatem, pasi për shumë elementë rreth kësaj që ndodhi jam shprehur në daljet e mia publike këto ditë dhe nuk do të doja të bija në përsëritje pasi vazhdoj të kem të njëjtin qëndrim. Personalisht do të vazhdoj të jem aktiv në jetën publike, duke kontribuar me aq sa mundem në ndërgjegjësimin publik rreth çështjeve ekonomike, apo ato të korrupsionit e abuzimeve, siç kam bërë deri më sot. Sepse politika, për mua, ka qënë gjithmonë dhe vetëm vokacion. As kam përfituar ndonjëherë diçka prej saj dhe as e kam parë ndonjëherë si mjet përfitimi. Ka qënë dhe mbetet vokacion që do të vazhdoj ta përmbush. Por tashmë si qytetar aktiv.

Edhe Rigerta Loku Tushaj ka njoftuar largimin nga Nisma Thurje në një postim në rrjete sociale ku shpreh indinjatën për përpasjet lidhur me mandatin. Tushaj ironizon duke thënë se për të besa dhe fjala janë institucionet më të vjetra. Gjithashtu ajo shton se për një mandat nuk u dëmtuan vetëm dy partitë e koalicionit, por u minua gjithashtu edhe rruga e forcave të reja politike.

Reagimi i plotë i Rigerta Loku Tushaj:

“Burri lidhet për fjale jo për konopi”

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit që ndodhën në lidhje me mandatin e vetëm të ” Nisma Shqipëria Bëhet” shpreh indinjatën time dhe mosdakortësinë absolute se si rrodhën ngjarjet. Për mua besa dhe fjala e dhënë janë institucione më të vjetra dhe më të shenja se ligji dhe në gjithë këto kohë vetëm janë shkelur e përdhosur. Ka vite e vite, që nga këtu ku jam, rend, jo pas partisë por pas idealeve, sepse nuk dua të bëj politikë me lojra fjalësh por me fjalën që ze vend.

Vetëm me dy statuse në fb, dy të rinj më pikëlluan e zhgënjyen më tepër se të vjetrit tash 30 vjet. Për një mandat të vetëm nuk janë dëmtuam vetëm dy parti, një kualicion, por është dëmtuar dhe minuar rruga e të gjitha forcave të reja politike edhe atyre që ndoshta do dilnin nesër. Besoja dhe kemi sakrifikuar fort që c’do mandat, që ky mandat, të zbriste te lista e hapur. Por kjo nuk ndodhi, dhe nuk ndodhi në menyrën më të keqe të mundshme.

Prandaj që sot unë nuk jam më e angazhuar politikisht me “Nismën Thurje” ama do vijoj të jem një elektron i lirë në të voglën time. Patjetër që edhe në Këshill Bashkiak, do të kaloj zyrtarisht e pavarur, fundja e pavarur kam qënë gjithmonë. As nuk dua tja di për patitë e individëve, mua më intereson Mirdita ime, Shqipëria ime.

Nga Nisma Thurje është larguar edhe këshilltari bashkiak në Bashkinë e Korçës, Klajdi Pllaha i cili e ka bërë të ditur këtë përmes rrjeteve sociale. Ai thotë se për shkak të idealeve po largohej prej Nisma Thurje, si pasojë e sherreve që kishin lindur së fundmi mes drejtuesve të koalicionit për mandatin.

Pllaha shton se tani ka ardhur momenti të shkëputet nga kjo lëvizje, sepse ngjarjet e zgjedhjeve të fundit treguan se ky idealizëm është humbur në këtë parti, ose në rastin më të mirë është vënë në hije nga egoja personale apo papjekuria politike.

Reagimi i plotë i Klajdi Pllahës:

Një mik i mençur më pati thënë dikur: “Për të njëjtën arsye pse hyn në një parti, për të njëjtën edhe del prej saj.” Në vitin 2021, kur u angazhova për herë të parë me Nismën Thurje, e njihja pak, por hyra me idealizëm, sepse besoja në pastërtinë e të rinjve që donin të ndryshonin sistemin. E përfaqësova në tri palë zgjedhje, duke rritur rezultatin dhe duke u pjekur politikisht, pa humbur idealizmin dhe pastërtinë.

Tani ka ardhur momenti të shkëputem nga kjo lëvizje, sepse ngjarjet e zgjedhjeve të fundit treguan se ky idealizëm është humbur në këtë parti, ose në rastin më të mirë është vënë në hije nga egoja personale apo papjekuria politike. Mbase një ditë do të ndodhë një reflektim i thellë dhe i sinqertë nga dy drejtuesit e koalicionit, por për momentin, unë nuk mund ta përfaqësoj më Nismën Thurje.

Megjithatë, nuk pendohem për këto pesë vite angazhim. Së pari, sepse më kanë bërë të njoh të rinj të tjerë idealistë, që fatkeqësisht, njëri pas tjetrit, janë larguar nga Nisma. Së dyti, gjatë gjithë kohës nuk jam ndjerë i përfshirë në vendimmarrjen e partisë, ndaj kam qenë gjithmonë më afër qytetarëve të Korçës sesa vetë partisë. Dhe jam i sigurt që të gjithë ata që më kanë votëbesuar, ia kanë dhënë besimin Klajdit, jo partisë.

Angazhimi im politik do të vazhdojë, ashtu si në dy vitet e fundit në Këshillin Bashkiak, për të qenë zëri i qytetarëve korçarë – tashmë dhe zyrtarisht si i pavarur, ashtu siç jam ndjerë gjithmonë. Dhe, pavarësisht gjithçkaje, unë mbetem pozitiv, duke besuar se të rinj idealistë dhe me karakter nuk do t’i mungojnë kurrë Shqipërisë, madje as politikës. Ndërkohë, le të vazhdojmë të forcojmë zërin qytetar.

Previous Post

EMRI/ Në paraburgim prej një jave për veprën “armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”, ndërron jetë në urgjencën e QSUT 51-vjeçari

Next Post

Sherri me mjete të forta mes turistëve dhe biznesmenëve në Lumin e Shalës, dalin pamjet nga përplasja

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Deti në një ishull iranian merr ngjyrë të kuqe, ekspertët shpjegojnë fenomenin

Deti në një ishull iranian merr ngjyrë të kuqe, ekspertët shpjegojnë fenomenin

December 18, 2025
Gjirokastra ngjall magjinë e festave të fundvitit me aktivitete kulturore dhe panaire tradicionale në qendër të qytetit.

Gjirokastra ngjall magjinë e festave të fundvitit me aktivitete kulturore dhe panaire tradicionale në qendër të qytetit.

December 18, 2025
Pas protestave të fermerëve në Francë, Belgjika përballet me një demonstratë të ngjashme, ku 150 traktorë “bllokojnë” rrugët e Brukselit.

Pas protestave të fermerëve në Francë, Belgjika përballet me një demonstratë të ngjashme, ku 150 traktorë “bllokojnë” rrugët e Brukselit.

December 18, 2025
Karaka: Transporti i naftës venezueliane për partnerët ndërkombëtar vazhdon pa pengesa, përkundër bllokadës së SHBA-së.

Lajmi Fundit

Deti në një ishull iranian merr ngjyrë të kuqe, ekspertët shpjegojnë fenomenin

by timoni.al
December 18, 2025
0

Vija bregdetare e ishullit Hormuz në Iran ka marrë një pamje të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në një peizazh që...

Read moreDetails
Gjirokastra ngjall magjinë e festave të fundvitit me aktivitete kulturore dhe panaire tradicionale në qendër të qytetit.

Gjirokastra ngjall magjinë e festave të fundvitit me aktivitete kulturore dhe panaire tradicionale në qendër të qytetit.

December 18, 2025
Pas protestave të fermerëve në Francë, Belgjika përballet me një demonstratë të ngjashme, ku 150 traktorë “bllokojnë” rrugët e Brukselit.

Pas protestave të fermerëve në Francë, Belgjika përballet me një demonstratë të ngjashme, ku 150 traktorë “bllokojnë” rrugët e Brukselit.

December 18, 2025
Karaka: Transporti i naftës venezueliane për partnerët ndërkombëtar vazhdon pa pengesa, përkundër bllokadës së SHBA-së.

Karaka: Transporti i naftës venezueliane për partnerët ndërkombëtar vazhdon pa pengesa, përkundër bllokadës së SHBA-së.

December 18, 2025
Letra misterioze e mbështjellë me peshqir/ Si portieri i PSG-së që dikur Bernard Berisha i shënonte me roveshatë priti 4 penallti

Letra misterioze e mbështjellë me peshqir/ Si portieri i PSG-së që dikur Bernard Berisha i shënonte me roveshatë priti 4 penallti

December 18, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Deti në një ishull iranian merr ngjyrë të kuqe, ekspertët shpjegojnë fenomenin

Deti në një ishull iranian merr ngjyrë të kuqe, ekspertët shpjegojnë fenomenin

December 18, 2025
Gjirokastra ngjall magjinë e festave të fundvitit me aktivitete kulturore dhe panaire tradicionale në qendër të qytetit.

Gjirokastra ngjall magjinë e festave të fundvitit me aktivitete kulturore dhe panaire tradicionale në qendër të qytetit.

December 18, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al