Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama “shkund” universitetet: S’ka më 17 shefa! Do ndryshojmë financimet, bëhuni si UBT!

Editor by Editor
July 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Rama “shkund” universitetet: S’ka më 17 shefa! Do ndryshojmë financimet, bëhuni si UBT!
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për universitet në eventin që po mbahej për partneritetin me rëndësi UBT-BOKU. Në fjalën e tij, Rama nuk hezitoi apo kurseu kritikat ndaj universiteteve të tjera, duke ua bërë të qartë se rruga që duhet ndjekur është njëjtë si kjo e UBT-së, pra për të lidhur partneritete me “simotrat” e huaja. Kreu i qeverisë theksoi se universiteti ka kaluar në dy faza, ajo e viteve më parë, ku ishte baza kryesore e dijes, dhe më pas rrënimi i tij.

“Universitetet nuk mund të jenë më si gjimnaze! Do trajtojmë çështjen e shumë kokave brenda një universiteti, zgjidhen shefa, e të gjithë thonë unë kam vizionin tim. Nuk mund të ketë 17 koka me 17 drejtime të ndryshme që duan të mbajnë atë kioskën e tyre. Ky duhet të jetë rregull për të gjithë. Juristë ka plot Shqipëria, por profesionistë për të gjitha këto tema që janë temat më të nxehta të botës, e që do bëhen përvëluese, nuk ka mjaftueshëm! Ata pak që janë, janë pedagogë në UBT. Kështu që secili që do trokasë në derën e këtij universiteti, do bëhet pjesë e asaj kategorie, që do të jetë më e nevojshmja e shoqërisë. Do i keni dyert e hapura në privat, shtet, në Shqipëri e Austri. Në rastin më të mirë do përfundosh sekser gjykatash!,”- tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar universitetet në vend, se nëse nuk do të veprojnë njëlloj si Universiteti Bujqësor i Tiranës nuk do të marrin asnjë mbështetje ekstra nga qeveria. Duke shtuar se po planifikon të ndryshojë qasjen financiare të qeverisë për universitetet.

“Të gjitha Universitetet e Shqipërisë duhet ta kenë shumë të qartë sepse e kanë shembullin, sepse nëse duan mbështetje ekstra, duhet të bëjnë atë që po bën Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT-së), të gjejnë shokun apo shoqen në Evropë, të dorëzojnë letrat e fejesës që ne t’i mbështesim për martesë. Historirat që jo kemi një program këtu, jo atë aty, mund t’i bëjnë, janë autonomë, por nuk kanë mbështetje nga qeveria. Qeveria do ta ndryshojë komplet qasjen financiare dhe për sa kohë nuk do të ketë një të dytë, çfarë janë ekstra ne do ti investojmë në UBT. Do ta bëjmë UBT një rrezatim për gjithë rajonin. Do ta fusim padiskutim në listën e Universiteteve të Evropës për këto tema dhe do t’i japim Shqipërisë një burim të jashtëzakonshëm dije,”- deklaroi Rama këtë të martë, më 22 korrik, në aktivitetin për Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ndërkohë ditën e djeshme, Rama paralajmëroi edhe një ndryshim në ligjin për arsimin.

Previous Post

Këto 4 shenja të zodiakut do të kenë fatin në anën e tyre nga sot

Next Post

Jep dorëheqjen nga posti drejtori i Policisë Kufitare

Next Post
Jep dorëheqjen nga posti drejtori i Policisë Kufitare

Jep dorëheqjen nga posti drejtori i Policisë Kufitare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al