Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vijon “lufta” për mandatin me Lapajn, Shabani nxjerr dokumentet në “tavolinë”: Ja çfarë kemi nënshkruar

Editor by Editor
July 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Vijon “lufta” për mandatin me Lapajn, Shabani nxjerr dokumentet në “tavolinë”: Ja çfarë kemi nënshkruar
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vijon tensioni mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt për mandatin e vetëm të fituar në zgjedhjet e 11 majit. Në një reagim të fundit në Facebook, Shabani ka publikuar dokumentet e marrëveshjes së koalicionit, duke sfiduar Lapajn për zbatimin e fjalës së dhënë.

“SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë. Atëherë, pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut?”, shkruan Shabani.

Ai thekson se, ndonëse marrëveshja nuk parashikon në mënyrë të detyrueshme dorëheqjen e kandidatëve, 46 prej tyre dhanë fjalën që do të hapnin rrugë për kandidatët e listës së hapur. Kjo, sipas tij, është një zotim moral, jo ligjor, por që mbështetet në një parim të rrënjosur thellë në ndërgjegjen kombëtare: fjala e dhënë.

“Në këtë vend, fjala ka qenë gjithmonë më shumë se një firmë në letër. Ka qenë besa”, shkruan ai

Reagimi i Plotë

“Sqarim publik

SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë.

Atëherë pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut?

Apo funksionon parimi: “bëj si të them unë, jo si bëj unë”?

Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni marrëveshjen e nënshkruar. Aty nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. As për Zeqirin, as për ndonjë tjetër.

Por është fakt që 46 kandidatë të listës së fiksuar dhanë fjalën e tyre që do të dorëhiqeshin për t’u hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur.

Një zotim moral, jo ligjor. Një fjalë e dhënë – si ajo e Adriatikut.

Dhe në këtë vend, fjala ka qenë gjithmonë më shumë se një firmë në letër. Ka qenë besa!

Nëse kryetari nuk mban fjalën, me ç’të drejtë kërkon nga të tjerët që ta mbajnë të tyren?”

Previous Post

“Koordinator i Ramës me krimin”/ Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK

Next Post

Edi Rama e fundos përfundimisht/ Veliaj zyrtarisht i pandehur nga SPAK/ Të mërkurën kryebashkiakut do t’i komunikohen akuzat

Next Post
Edi Rama e fundos përfundimisht/ Veliaj zyrtarisht i pandehur nga SPAK/ Të mërkurën kryebashkiakut do t’i komunikohen akuzat

Edi Rama e fundos përfundimisht/ Veliaj zyrtarisht i pandehur nga SPAK/ Të mërkurën kryebashkiakut do t’i komunikohen akuzat

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al