Friday, December 19, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zelensky: Bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik

Editor by Editor
July 22, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Zelensky: Bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se më 23 korrik do të mbahet një rund i ri i bisedimeve me Moskën në Turqi, teksa Perëndimi rrit presionin ndaj Kremlinit për t’u pajtuar për një armëpushim, ndonëse forcat ushtarake ruse vazhdojnë të kryejnë sulme vdekjeprurëse në Kiev dhe qytete tjera ukrainase.

“Sot kam diskutuar me Rustem Umerovin për përgatitjet për këmbim të të burgosurve dhe për një takim tjetër me palën ruse në Turqi”, ka thënë Zelensky në adresimin e tij ditor më 21 korrik, duke iu referuar shefit të ri të Këshillit ukrainas për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje.

“Umerov ka raportuar se takimet janë planifikuar të mbahen më 23 korrik”, ka thënë presidenti ukrainas, pa dhënë më shumë hollësi.

Umerov e ka mbajtur në të kaluarën pozitën e ministrit të Mbrojtjes dhe i ka udhëhequr dy runde takimesh me Rusinë. Dy ditë më parë, Zelensky ka thënë se ia ka dërguar Moskës një ofertë për runde të reja bisedimesh në javët e ardhshme, meqë takimet e zhvilluara muajin e kaluar nuk kanë rezultuar me përparim drejt paqes. Ai ka thënë se duhet bërë gjithçka që të arrihet armëpushimi.

“Pala ruse duhet t’i japë fund fshehjes nga vendimmarrja”.

Nëse palët do të takohen në Turqi, ky do të jetë takimi tyre i parë pas shtatë javësh. Qeveria turke ka thënë se bisedimet do të zhvillohen në Stamboll. Kremlini nuk e ka konfirmuar datën apo vendin e rundit të ri të bisedimeve, duke thënë vetëm se është në pritje të më shumë hollësive dhe që dy palët vazhdojnë të kenë pozicione “diametralisht të kundërta”, rreth asaj se si e shohin përfundimin e konfliktit.

Kremlini ka thënë se i mirëpret bisedimet, por që “gjëja më e rëndësishme për ne është që t’i arrijmë synimet tona. Ato janë të qarta. Nuk kanë ndryshuar”. Moska ka insistuar se çdo marrëveshje për paqe duhet të përfshijë heqjen dorë të Ukrainës nga katër rajonet që Rusia i ka aneksuar ilegalisht në shtator të vitit 2022, mirëpo nuk i ka zotëruar asnjëherë plotësisht.

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur i mllefosur me mungesën e përparimit dhe i ka dhënë Moskës një afat prej 50 ditësh që të pajtohet për një marrëveshje, ose në të kundërtën do të përballet me sanksione të ashpra. Presidenti rus, Vladimir Putin i ka refuzuar ftesat e Zelenskyt për një takim ballë për ballë, dhe shpesh e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e liderit ukrainas.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Previous Post

Forcat RENEA në Sarandë pas shpërthimit të tritolit në makinë

Next Post

“Koordinator i Ramës me krimin”/ Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK

Next Post
“Koordinator i Ramës me krimin”/ Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK

"Koordinator i Ramës me krimin"/ Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi: Mazhoranca po e vonon procesin, provat duhet t'u silleshin deputetëve.

Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi: Mazhoranca po e vonon procesin, provat duhet t’u silleshin deputetëve.

December 19, 2025
Bota e futbollit në ikje, humbet ish-trajnerin e njohur të Danimarkës pas përballjes me kancerin në tru.

Bota e futbollit në ikje, humbet ish-trajnerin e njohur të Danimarkës pas përballjes me kancerin në tru.

December 19, 2025
Bajram Begaj shpall lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni

Bajram Begaj shpall lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni

December 19, 2025
23 vite "FIKS FARE" në Top Channel

23 vite “FIKS FARE” në Top Channel

December 19, 2025
Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi: Mazhoranca po e vonon procesin, provat duhet t'u silleshin deputetëve.
LAJME

Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi: Mazhoranca po e vonon procesin, provat duhet t’u silleshin deputetëve.

by timoni.al
December 19, 2025
0

Këshilli i Mandateve ka shtyrë mbledhjen në lidhje me shqyrtimin e heqjes së imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Mbledhja, e...

Read moreDetails
Bota e futbollit në ikje, humbet ish-trajnerin e njohur të Danimarkës pas përballjes me kancerin në tru.

Bota e futbollit në ikje, humbet ish-trajnerin e njohur të Danimarkës pas përballjes me kancerin në tru.

December 19, 2025
Bajram Begaj shpall lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni

Bajram Begaj shpall lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni

December 19, 2025
23 vite "FIKS FARE" në Top Channel

23 vite “FIKS FARE” në Top Channel

December 19, 2025
Endrit Shabani fillon zyrtarisht detyrën si Avokati i Popullit, një ditë pas betimit para Kuvendit.

Endrit Shabani fillon zyrtarisht detyrën si Avokati i Popullit, një ditë pas betimit para Kuvendit.

December 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi: Mazhoranca po e vonon procesin, provat duhet t'u silleshin deputetëve.

Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi: Mazhoranca po e vonon procesin, provat duhet t’u silleshin deputetëve.

December 19, 2025
Bota e futbollit në ikje, humbet ish-trajnerin e njohur të Danimarkës pas përballjes me kancerin në tru.

Bota e futbollit në ikje, humbet ish-trajnerin e njohur të Danimarkës pas përballjes me kancerin në tru.

December 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al