Monday, February 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio

Editor by Editor
July 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio
0
SHARES
36
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Rreth 6 vite pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019, në Tiranë pritet të ndërhyhet për shembjen e detyruar të 3 pallateve të banimit. Në mbledhjen e planifikuar për t’u zhvilluar më 24 korrik, nga Këshilli Bashkiak do të shqyrtohen për miratim projektvendimet për prishjen e detyruar të tre pallateve të klasifikuara, si të pabanueshme dhe me rrezik serioz për sigurinë publike, që ndodhen në zonat Kombinat dhe Kinostudio.

Konkretisht bëhet fjalë për 2 pallate dykatëshe që ndodhen në rrugën “Bubulina”, Njësia Administrative nr. 6 në Kombinat dhe një pallat 5-katësh në rrugën “Hysen Xhura”, Njësia Administrative nr. 4 që, që pas akt ekspertizave të thelluara të realizuara nga Instituti i Ndërtimit dhe subjekte të licencuara, rezultuan se përforcimi i këtyre godinave është ekonomikisht i paarsyeshëm. Pas akt ekspertizave rezultuan se kostot e ndërhyrjes për struktura të reja dhe të sigurta janë më të ulëta krahasuar me restaurimin.

Nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit, për pallatin nr. 64 në zonën e Kombinatit, kostoja e përforcimit përllogaritet sa 84% të kostos së rindërtimit nga e para. Vlerësimi i ekspertëve është kryer pas vlerësimit të bërë për objektin mbështetur në kriteret e VKM nr.26.15.01.2020, ku rezultoi se struktura e pallatit në gjendjen pas tërmetit, nuk i plotësonte kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për aktivitetin sizmik të zonës dhe duhet t’i nënshtrohet rikonstruksionit.

“Sipas vlerësimit nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit, analizës dhe përllogaritjeve të kryera nga ana e tyre rezulton se ky objekt me sipërfaqe rreth 520 m² duke e llogaritur me koston për njësi ndërtimi me TVSH 32 113 lekë/m² është në vlerën 16,698,760 lekë (vlera 13 915 720 lekë pa TVSH) dhe vlera e përforcimit është 11,707,567 lekë ku në raport këto dy vlera janë në masën 84 % duke rekomanduar kështu Demolimin e objektit”, thuhet në relacion e projektvendimit.

Për pallatin nr. 65 në zonën e Kombinatit të ndërtuar para viteve ’50- ’60 raporti në përqindje i vlerës së përforcimit me vlerën e rindërtimit nga e para është 82.6 % dhe për këtë arsye është rekomanduar DEMOLIMI i objektit mbështetur në Aktin Normativ Nr. 9, datë 16.12.2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, konkretisht neni 34 përcakton se:

“Nëse sipas studimit të thelluar, të mbështetur dhe nga oponenca e Institutit të Ndërtimit, ndërhyrjet për riparimin e strukturës kushtojnë më shumë se 70% e kostos së rindërtimit nga e para të ndërtesës, njësia e vetëqeverisjes vendore ose autoriteti përgjegjës vendos shembjen e detyruar të objektit, që kryhet sipas procedurave të parashikuara në nenin 35 të këtij akti”

Edhe për pallatin nr. 36, nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit kur kostoja e rikonstruktimit kalon kufirin 70% të përcaktuar me aktin normativ nr. 9, datë 16.12.2019, që detyron shembjen në raste të tilla.

Sipas akt ekspertizës së thelluar dhe oponencës teknike të Institutit të Ndërtimit, objekti me pesë kate mbi tokë dhe sipërfaqe totale 2411 m² është konsideruar i pabanueshëm dhe i pasigurt, si pasojë e dëmtimeve strukturore të shkaktuara nga tërmeti dhe ndërhyrjeve të mëvonshme nga përdoruesit.

Në relacionin e projektvendimit theksohet se gjatë inspektimeve janë evidentuar deformime të konsiderueshme në elementët mbajtës, përfshirë: ndryshime të strukturës nga ndërhyrje të banorëve pas viteve ’90, si hapje muresh, mbyllje ballkonesh, vendosje strehash e kangjellash, apo instalime të pakontrolluara teknike.

“Kostoja e përforcimit është vlerësuar në 60.7 milionë lekë, ndërsa ajo e rindërtimit nga e para në 77.4 milionë lekë, duke e çuar raportin e përforcimit në 78.44%, mbi kufirin ligjor prej 70%, të përcaktuar në Aktin Normativ nr. 9, datë 16.12.2019.

Nga analiza e kësaj ekspertize dhe krahasimit të vlerës së Preventivit të Punimeve të përforcimit dhe të rikonstruksionit apo riparimit të ndërtesës, rekomandojmë që objekti duhet t’i nënshtrohet Demolimit dhe Ndërtimit të një ndërtese të re referuar kodit të projektimit dhe destinacionit të saj, por vendimi përfundimtar i takon Njësisë së Qeverisjes Vendore”,citohet në relacionin e projektvendimit.

Pas dëgjesave publike të mbajtura në 2024 me banorët e zonës, autoritetet vendore kanë zhvilluar dëgjesa publike me banorët edhe më 10 dhe 14 korrik 2025, në njësitë administrative përkatëse.

Pas miratimit nga Këshilli Bashkiak, prishja e objekteve do të kryhet nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me strukturat e tjera bashkiake dhe me praninë e përfaqësuesve të prokurorisë dhe policisë./ Monitor

Previous Post

Republikanët në SHBA: Po vazhdojmë të votojmë për projektligje që nuk na pëlqejnë

Next Post

Marcus Rashford u stërvit i vetëm te Barça dhe u prit nga Flick dhe Deco…

Next Post
Marcus Rashford u stërvit i vetëm te Barça dhe u prit nga Flick dhe Deco…

Marcus Rashford u stërvit i vetëm te Barça dhe u prit nga Flick dhe Deco…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mauro Icardi kishte dëshirë për të kaluar te Juventus, ja arsyet pse nuk u realizua transferimi te Zonja e Vjetër.

Mauro Icardi kishte dëshirë për të kaluar te Juventus, ja arsyet pse nuk u realizua transferimi te Zonja e Vjetër.

February 2, 2026
Orë të nxehta në përfundim të merkatos/ Lookman te Atlético, Liverpooli dhe Arsenali përgatiten për goditjet finale, Benzema në rrugën drejt klubit rival

Orë të nxehta në përfundim të merkatos/ Lookman te Atlético, Liverpooli dhe Arsenali përgatiten për goditjet finale, Benzema në rrugën drejt klubit rival

February 2, 2026
Të shtëna me armë në Lezhë/ Një 30-vjeçar mbetet i plagosur, detajet e para mbi ngjarjen

Atentati në Rrilë të Lezhës, arrestohet një oficer policie, detaje nga incidenti i shkëmbimit të zjarrit.

February 2, 2026
Berisha fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e 10 shkurtit: 'Jemi në rrugën e fitores, të rrëzojmë qeverinë; zëri ynë ka bërë jehonë.'

Berisha fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e 10 shkurtit: ‘Jemi në rrugën e fitores, të rrëzojmë qeverinë; zëri ynë ka bërë jehonë.’

February 2, 2026
Mauro Icardi kishte dëshirë për të kaluar te Juventus, ja arsyet pse nuk u realizua transferimi te Zonja e Vjetër.
Lajmi Fundit

Mauro Icardi kishte dëshirë për të kaluar te Juventus, ja arsyet pse nuk u realizua transferimi te Zonja e Vjetër.

by timoni.al
February 2, 2026
0

Në fund, Juventusi nuk arriti të sigurojë një qendërsulmues për Luciano Spallettin pas transferimit të Boga. Edhe në orët e...

Read moreDetails
Orë të nxehta në përfundim të merkatos/ Lookman te Atlético, Liverpooli dhe Arsenali përgatiten për goditjet finale, Benzema në rrugën drejt klubit rival

Orë të nxehta në përfundim të merkatos/ Lookman te Atlético, Liverpooli dhe Arsenali përgatiten për goditjet finale, Benzema në rrugën drejt klubit rival

February 2, 2026
Të shtëna me armë në Lezhë/ Një 30-vjeçar mbetet i plagosur, detajet e para mbi ngjarjen

Atentati në Rrilë të Lezhës, arrestohet një oficer policie, detaje nga incidenti i shkëmbimit të zjarrit.

February 2, 2026
Berisha fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e 10 shkurtit: 'Jemi në rrugën e fitores, të rrëzojmë qeverinë; zëri ynë ka bërë jehonë.'

Berisha fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e 10 shkurtit: ‘Jemi në rrugën e fitores, të rrëzojmë qeverinë; zëri ynë ka bërë jehonë.’

February 2, 2026
Rafael Leao provokon tifozët e Manchester United me një veprim intriguese në ditën finale të merkatos.

Rafael Leao provokon tifozët e Manchester United me një veprim intriguese në ditën finale të merkatos.

February 2, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mauro Icardi kishte dëshirë për të kaluar te Juventus, ja arsyet pse nuk u realizua transferimi te Zonja e Vjetër.

Mauro Icardi kishte dëshirë për të kaluar te Juventus, ja arsyet pse nuk u realizua transferimi te Zonja e Vjetër.

February 2, 2026
Orë të nxehta në përfundim të merkatos/ Lookman te Atlético, Liverpooli dhe Arsenali përgatiten për goditjet finale, Benzema në rrugën drejt klubit rival

Orë të nxehta në përfundim të merkatos/ Lookman te Atlético, Liverpooli dhe Arsenali përgatiten për goditjet finale, Benzema në rrugën drejt klubit rival

February 2, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al