Thursday, September 25, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skemë korrupsioni 1.4 mln euro me “Bankers” nga ish-drejtori i Albpetrol, ish-deputeti i PS mori 6 mln euro

Editor by Editor
July 21, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Skemë korrupsioni 1.4 mln euro me “Bankers” nga ish-drejtori i Albpetrol, ish-deputeti i PS mori 6 mln euro
0
SHARES
104
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Siç edhe e kemi sinjalizuar përmes një artikulli në korrik të vitit të kaluar, tashmë Prokuroria e Fierit ka konfirmuar përfshirjen e ish drejtorit të Albpetrolit, Endri Puka në një aferë korruptive dhe pastrimi parash me kompaninë Bankers, e cila përfaqëson zhvatjen më të madhe në historinë e Shqipërisë. Në dosjen e Prokurorisë për ‘gropën’ 5.5 miliardë euro të Bankers, evidentohet se kompania AKSENT L&BC me pronar kryesor dhe administrator Endri Puka ka kryer faturime të dyshuara fiktive për Bankers, duke përfituar 1.4 milionë euro.

Në dosjen e Prokurorisë ky episod trajtohet si një rast evazioni fiskal dhe përdorimi të konpanisë së Pukës nga Bankersi për faturime fiktive për të fryrë shpenzimet, duke përfituar edhe rimbursim TVSH.

Por, faktet dhe rrethanat tregojnë se kemi të bëjmë me një aferë të mirëfillt korrupsioni. Endri Puka, si mëkëmbës i ish pashait të Jugut, Koço Kokëdhima, ka qenë administrator i Albpetrol gjatë periudhës 2014-2018. Disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, investigime mediatike dhe evidenca kanë treguar se Endri Puka, si drejtor i kompanisë shtetërore të naftës, ka favorizuar Bankers, duke i shkaktuar shtetit shqiptar miliarda lekë dëm ekonomik.

Madje, Puka u pezullua nga detyra me vendim gjykate dhe më pas u shkarkua pasi favorizoi shoqërinë private “Phoenix” me vendburimet e naftës. Si drejtor i Albpetrol, Puka ka pasur detyrë të mbikqyrë koncesionet e naftës. Koncensionari kryesor ishte Bankers, që ka bërë kërdinë me shpërthimet, kontrabndën, investimet etj.

Në këmbim, Bankers dyshohet se ka sajuar pagesën 1.4 milionë euro për Endri Pukën. Një vit pas shkarkimit, Puka themelon kompaninë AKSENT L&BC, me objekt kryerja e analizave dhe strategjive të biznesit, me të cilën përlan 1.4 milionë euro nga Bankers.

Po aq flagrant është implikimi i ish deputetit socialist (2017-2021), Alket Hyseni, i cili ka përfituar 6 milionë euro nga Bankers për shërbime të dyshuara si fiktive, përmes zyrës së tij ligjore H&A Law Firm, në administrim nga kunati i tij, Idajet Çelaj. Zyra ligjore, themeluar nga babai pensionist i Hysenit, Namik Hyseni, është lakuar edhe për implikim në zhvatje pronash në jug të vendit, kur Hyseni udhëhoqi task-forcën e ngritur nga kryeministri Edi Rama për të verifikuar tjetërsimin e paligjshëm të pronave shtetërore.

Hysenit i përfundoi mandati i deputetit në 2021. Në tetor të 2022 Hyseni mori 51 % të aksioneve të studios ligjore dhe në vitin 2024 100 % të aksioneve. Hyseni, i cili ka nisur karrierën 25 vite më parë si doganier në Kakavijë, në 2016 bëhet drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe një vit më vonë deputet. Ka dyshime të forta se Hyseni, në këtë detyrë, ka konstatuar pastrimin masiv të parave nga Bankers, i konfirmuar nga Prokuroria e Fierit.

Në vend të denoncimit në Prokurori, Hyseni dyshohet se ka hyrë në pazar me Bankersin, duke ndarë bashkë një pjesë të parave. Hetimi i Prokurorisë ka zbuluar se Bankers i ka dhënë 6 milionë euro Alket Hysenit përmes zyrës së tij ligjore nga viti 2014 deri në vitin 2025. Mbetet për t’u parë nëse Hyseni, edhe si deputet, ka favorizuar Bankers. Nuk kuptohet se çfarë evidencash të tjera pret SPAK për të tërhequr dosjen penale të Bankers, me akuza të shtuara korrupsion dhe grup kriminal./ Prapaskena.al

Previous Post

Rama zhvillon sot takim me deputetët e qarkut të Tiranës, marrin pjesë dhe drejtorët e bashkisë

Next Post

Aplikimet për drejtorë në bashki/ Rama: Vlora nisi e para me intervistat! Në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative në bashkinë Tiranë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pazari për paqe ndërmjet dy vendeve: Presidenti palestinez shpreh gatishmëri për të bashkëpunuar me Trumpin.

Pazari për paqe ndërmjet dy vendeve: Presidenti palestinez shpreh gatishmëri për të bashkëpunuar me Trumpin.

September 25, 2025
Farmacistët kërkojnë rregulla: Të ndalohen shitjet e barnave nga jo-farmacistë, të vendoset kriter për distancën mes farmacive.

Farmacistët kërkojnë rregulla: Të ndalohen shitjet e barnave nga jo-farmacistë, të vendoset kriter për distancën mes farmacive.

September 25, 2025
Mark Rutte: Anëtarët e NATO-s duhet të sulmojnë dronët rusë 'nëse është e nevojshme'

Mark Rutte: Anëtarët e NATO-s duhet të sulmojnë dronët rusë ‘nëse është e nevojshme’

September 25, 2025
Rekord i ri: Apel për gjyqtarët/ KLGJ kërkon 44 mijë dosje për 31 gjykatës, më shumë se gjysma e tyre mungon.

AKTUALITET

Pazari për paqe ndërmjet dy vendeve: Presidenti palestinez shpreh gatishmëri për të bashkëpunuar me Trumpin.

by timoni.al
September 25, 2025
0

Në një fjalim të mbajtur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti palestinez Mahmoud Abbas deklaroi gatishmërinë për...

Read moreDetails
Farmacistët kërkojnë rregulla: Të ndalohen shitjet e barnave nga jo-farmacistë, të vendoset kriter për distancën mes farmacive.

Farmacistët kërkojnë rregulla: Të ndalohen shitjet e barnave nga jo-farmacistë, të vendoset kriter për distancën mes farmacive.

September 25, 2025
Mark Rutte: Anëtarët e NATO-s duhet të sulmojnë dronët rusë 'nëse është e nevojshme'

Mark Rutte: Anëtarët e NATO-s duhet të sulmojnë dronët rusë ‘nëse është e nevojshme’

September 25, 2025
Rekord i ri: Apel për gjyqtarët/ KLGJ kërkon 44 mijë dosje për 31 gjykatës, më shumë se gjysma e tyre mungon.

Rekord i ri: Apel për gjyqtarët/ KLGJ kërkon 44 mijë dosje për 31 gjykatës, më shumë se gjysma e tyre mungon.

September 25, 2025
Frutat me pesticide, tonelata në treg/ 18 tonë pjeshkë dhe rrush nga jashtë, të ndaluara nga BE, asgjosen vetëm 28 kg.

Frutat me pesticide, tonelata në treg/ 18 tonë pjeshkë dhe rrush nga jashtë, të ndaluara nga BE, asgjosen vetëm 28 kg.

September 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pazari për paqe ndërmjet dy vendeve: Presidenti palestinez shpreh gatishmëri për të bashkëpunuar me Trumpin.

Pazari për paqe ndërmjet dy vendeve: Presidenti palestinez shpreh gatishmëri për të bashkëpunuar me Trumpin.

September 25, 2025
Farmacistët kërkojnë rregulla: Të ndalohen shitjet e barnave nga jo-farmacistë, të vendoset kriter për distancën mes farmacive.

Farmacistët kërkojnë rregulla: Të ndalohen shitjet e barnave nga jo-farmacistë, të vendoset kriter për distancën mes farmacive.

September 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al