Thursday, September 25, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Emrat/ Dy shkëmbenin drogën, tjetri bënte “roje” me armë, arrestohen tre persona në Durrës, në kërkim dy të tjerë

Editor by Editor
July 20, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Emrat/ Dy shkëmbenin drogën, tjetri bënte “roje” me armë, arrestohen tre persona në Durrës, në kërkim dy të tjerë
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Durrësit ka zhvilluar me sukses një tjetër operacion të koduar “The Wrong Meeting”, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i hetimeve intensive dhe përdorimit të metodave proaktive, janë arrestuar 3 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë. Gjatë operacionit janë sekuestruar:

6.2 kg kanabis në formë boçeje, e dyshuar e prodhuar me anë të llambave;

1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

Pajisje për përshtatjen e ambienteve për kultivimin e kanabisit me llamba;

Shaban Tusha, 36 vjeç, banues në Vorë, Tiranë – akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”;

Dario Sefa, 21 vjeç, banues në Peqin;

J. B., 17 vjeç, banues në Golem, Durrës – të dy për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.

Mario Lluca, 33 vjeç – të dy nga Peqini, të dyshuar për të njëjtën vepër penale.

Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit të lëndëve narkotike me anë të llambave, të shitjes së saj, si dhe për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wrong Meeting”.

Sekuestrohen gjithsej 6.2 kg kanabis në formë boçeje (dyshohet e prodhuar me llampa), një armë zjarri pistoletë së bashku me një sasi municioni luftarak, dy jelekë antiplumb, pajisje për përshtatjen e ambientit për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, dy automjete dhe 6 aparate celularë.

Janë vënë në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Dy prej të arrestuarve u kapën në flagrancë në zonën e Golemit gjatë shkëmbimit të një sasie kanabisi, ndërsa tjetri posedonte armën e zjarrit, një sasi tjetër të lëndës narkotike dhe pajisjet që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, finalizuan operacionin policor të koduar “The Wrong Meeting”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe të armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Shaban Tusha, 36 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”;

Dario Sefa, 21 vjeç, banues në Peqin, Elbasan dhe J. B., 17 vjeç, banues në Golem, Durrës, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Gersi Sallufi, 39 vjeç, dhe Mario Lluca, 33 vjeç, të dy banues në Peqin, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në një parking në zonën e Golemit, Durrës, Sh. T. dhe D. S., në momentin e shkëmbimit të një sasie lënde narkotike kanabis në formë boçeje me peshë 4.5 kg.

Nga hetimet e kryera, në këtë aktivitet ishte i përfshirë edhe shtetasi J. B., i cili banonte përkohësisht në një ambient pranë parkingut, ku pas kontrollit të ambientit ku banonte, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe 1.1 kg lëndë narkotike kanabis.

Në vijim të operacionit, nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr.7 Tirane, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Sh. T., u gjet dhe u sekuestrua 600 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri e dyshuar pistoletë, së bashku me një sasi municionesh luftarake (fishekë), dy jelekë antiplumb, si dhe pajisje për përshtatjen e ambientit për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Nga hetimet ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe shtetasit G. S. dhe M. Ll., të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve po vijon puna për identifikimin dhe dokumentimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave: A mbaruat punë ju?

Next Post

Trump hedh akuza të forta ndaj Barack Obama: Ka organizuar një mashtrim elektoral kundër meje në vitin 2016

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të autostradave: Gjobiten shoferët për parakalime të gabura dhe parkim të paligjshëm.

Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të autostradave: Gjobiten shoferët për parakalime të gabura dhe parkim të paligjshëm.

September 25, 2025
Messi shënon dy gola dhe jep një asist, duke e çuar ekipin e Beckham në fazën e play-off për të dytin vit me radhë.

Messi shënon dy gola dhe jep një asist, duke e çuar ekipin e Beckham në fazën e play-off për të dytin vit me radhë.

September 25, 2025
Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i bëhet thirrje të shmangë Kushtetutën për të fituar lirinë nga burgu.

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i bëhet thirrje të shmangë Kushtetutën për të fituar lirinë nga burgu.

September 25, 2025
Lajm pozitiv për Allergrin: Leao kthehet nga dëmtimi dhe është gati për supersfidën ndaj Napolit këtë fundjavë.

Lajmi Fundit

Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të autostradave: Gjobiten shoferët për parakalime të gabura dhe parkim të paligjshëm.

by timoni.al
September 25, 2025
0

Gjatë 72 orët e fundit, specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban kanë realizuar kontrolle të intensifikuara në hyrjet dhe daljet...

Read moreDetails
Messi shënon dy gola dhe jep një asist, duke e çuar ekipin e Beckham në fazën e play-off për të dytin vit me radhë.

Messi shënon dy gola dhe jep një asist, duke e çuar ekipin e Beckham në fazën e play-off për të dytin vit me radhë.

September 25, 2025
Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i bëhet thirrje të shmangë Kushtetutën për të fituar lirinë nga burgu.

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i bëhet thirrje të shmangë Kushtetutën për të fituar lirinë nga burgu.

September 25, 2025
Lajm pozitiv për Allergrin: Leao kthehet nga dëmtimi dhe është gati për supersfidën ndaj Napolit këtë fundjavë.

Lajm pozitiv për Allergrin: Leao kthehet nga dëmtimi dhe është gati për supersfidën ndaj Napolit këtë fundjavë.

September 25, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

Katër gjermanë arrestohen në Shëngjin për mbajtje të kanabisit me qëllim tregtimi

September 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të autostradave: Gjobiten shoferët për parakalime të gabura dhe parkim të paligjshëm.

Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të autostradave: Gjobiten shoferët për parakalime të gabura dhe parkim të paligjshëm.

September 25, 2025
Messi shënon dy gola dhe jep një asist, duke e çuar ekipin e Beckham në fazën e play-off për të dytin vit me radhë.

Messi shënon dy gola dhe jep një asist, duke e çuar ekipin e Beckham në fazën e play-off për të dytin vit me radhë.

September 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al