Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dhunimi i pronarit të lokalit në Ksamil/ Arrestohen 3 persona, mes tyre edhe Agim Taraj, procedohet një 17-vjeçar dhe bashkëshortja e Pashajt

Editor by Editor
July 20, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Dhunimi i pronarit të lokalit në Ksamil/ Arrestohen 3 persona, mes tyre edhe Agim Taraj, procedohet një 17-vjeçar dhe bashkëshortja e Pashajt
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KSAMIL- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e pronarit të “Euro Hotel Ksamil”, Albert Pashaj. Në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj Pashajt janë vënë në pranga 3 persona mes tyre edhe Agim Taraj është pronar i “Sunset Restorant Ksamil”. Dy të arrestuarit e tjerë janë Silvjan Sulku, Aldo Zeqiraj.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar 46-vjeçarin. Të arrestuari akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Gjithashtu është proceduar një 17-vjeçar dhe bashkëshortja e të dhunuarit pasi pas konfliktit ajo ka dëmtuar “beach bar”-in e Tarajt.

Njoftimi i Policisë Sarandë:

Dhunuan me sende të forta, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 46-vjeçar, vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 17-vjeçar. Procedohet penalisht edhe bashkëshortja e 46-vjeçarit të dëmtuar, pasi shkaktoi dëme materiale në “beach bar”-in e njërit prej të arrestuarve.

Në vijim të zbardhjes së plotë të rrethanave të konfliktit të ndodhur ditën e djeshme, në Ksamil, dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

A. T., 43 vjeç, banues në Berat, S. S., 18 vjeç, banues në Dibër dhe A. Z., 35 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një shtetas i mitur, 17 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, pranë një plazhi publik në Ksamil, shtetasin A. P., 46 vjeç, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Gjithashtu, lidhur me këtë ngjarje, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe nisi procedimi penal për shtetasen O. P., 40 vjeçe, pasi pas konfliktit kjo shtetase  ka dëmtuar ambientin duke shkatërruar pajisje dhe sende të tjera në “beach bar”-in e shtetasit të arrestuar A. T. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

VIDEO / Edhe në miqësore futbolli shqiptar ndahet me grushta!

Next Post

Aksident pak para mesnatës në Sarandë/ Motori përplaset me një makinë, plagoset 22-vjeçari

Next Post
Aksident pak para mesnatës në Sarandë/ Motori përplaset me një makinë, plagoset 22-vjeçari

Aksident pak para mesnatës në Sarandë/ Motori përplaset me një makinë, plagoset 22-vjeçari

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al