Sunday, December 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, arrestohet administratori dhe magazinieri, 2 të proceduar

Editor by Editor
July 19, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, arrestohet administratori dhe magazinieri, 2 të proceduar
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VLORA- Një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara të cilat më pas hidheshin sërish në treg, është zbuluar në Vlorë. Policia bën me dije se si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë 38-vjeçari me inicialet F. D., administrator i subjektit dhe 58-vjeçari me inicialet A. D., magazinier.

Gjithashtu mësohet se u proceduan penalisht ortaku i subjektit dhe shofer i magazinës. Sipas njofimit, nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”. 

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7. Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg. Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara.

Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës. Në kuadër të planit të masave për kontrollet në magazina, dyqane dhe supermarkete, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, u finalizua operacioni “Siguria Ushqimore”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 38 vjeç, administrator i subjektit dhe A. D., 58 vjeç, magazinier.

U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës. Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”. Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me sigurinë ushqimore në numrin pa pagesë 112.

Previous Post

Në Serbi paraqitej si bamirës, dënohet me 5 vite burg për evazion fiskal prej mln dollarësh biznesmeni në Gjermani

Next Post

“Rilindja Urbane 2.0!” Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet: Në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e çliruara

Next Post
“Rilindja Urbane 2.0!” Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet: Në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e çliruara

"Rilindja Urbane 2.0!" Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet: Në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e çliruara

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Procesi i votimit në Kosovë: Kreu i KQZ njofton se po zhvillohet në 2614 qendra votimi.

Procesi i votimit në Kosovë: Kreu i KQZ njofton se po zhvillohet në 2614 qendra votimi.

December 28, 2025
Pak orë përpara takimit të rëndësishëm me presidentin Donald Trump, Zelensky bëri akuza serioze ndaj Putin.

Pak orë përpara takimit të rëndësishëm me presidentin Donald Trump, Zelensky bëri akuza serioze ndaj Putin.

December 28, 2025
Kosova: Qytetarët serbë në procesin e votimit organizuar

Kosova: Qytetarët serbë në procesin e votimit organizuar

December 28, 2025
Votimi në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet në Kosovë ka përfunduar.

Votimi në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet në Kosovë ka përfunduar.

December 28, 2025
Procesi i votimit në Kosovë: Kreu i KQZ njofton se po zhvillohet në 2614 qendra votimi.
KRYESORE

Procesi i votimit në Kosovë: Kreu i KQZ njofton se po zhvillohet në 2614 qendra votimi.

by timoni.al
December 28, 2025
0

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, bëri apel sot për qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës...

Read moreDetails
Pak orë përpara takimit të rëndësishëm me presidentin Donald Trump, Zelensky bëri akuza serioze ndaj Putin.

Pak orë përpara takimit të rëndësishëm me presidentin Donald Trump, Zelensky bëri akuza serioze ndaj Putin.

December 28, 2025
Kosova: Qytetarët serbë në procesin e votimit organizuar

Kosova: Qytetarët serbë në procesin e votimit organizuar

December 28, 2025
Votimi në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet në Kosovë ka përfunduar.

Votimi në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet në Kosovë ka përfunduar.

December 28, 2025
"Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë" / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen...

“Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë” / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen…

December 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Procesi i votimit në Kosovë: Kreu i KQZ njofton se po zhvillohet në 2614 qendra votimi.

Procesi i votimit në Kosovë: Kreu i KQZ njofton se po zhvillohet në 2614 qendra votimi.

December 28, 2025
Pak orë përpara takimit të rëndësishëm me presidentin Donald Trump, Zelensky bëri akuza serioze ndaj Putin.

Pak orë përpara takimit të rëndësishëm me presidentin Donald Trump, Zelensky bëri akuza serioze ndaj Putin.

December 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al