Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pikëpyetjet e një ngjarje të rëndë/ Ana e errët e Skodrinon, kompanisë së Benet Becit, që mbolli tragjedi në Shkodër

Editor by Editor
July 18, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Pikëpyetjet e një ngjarje të rëndë/ Ana e errët e Skodrinon, kompanisë së Benet Becit, që mbolli tragjedi në Shkodër
0
SHARES
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në datën 8 korrik, Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, teksa një punonjës i Bashkisë humbi jetën pasi tentoi që të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë.

Kapiten Arben Anamali i shpëtoi dy turistët izraelitë duke sakrifikuar jetën e tij në një akt të mirëfilltë heroik. Por ngjarja e 8 korrikut ngre një sërë pikëpyetjesh të forta mbi përgjegjësitë e tragjedisë.

Kapitali do të përpiqet të hedhë sadopak dritë mbi një ngjarje, të cilën autoritetet duket sikur duan ta mbajnë në errësirë.

Anija e përfshirë në tragjedinë e 8 korrikut quhet Drini. Ajo është në pronësinë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili ja ka dhënë në hua-përdorim Bashkisë së Shkodrës. Kjo e fundit ja ka lënë në administrim ndërmarjes së saj “Bio Strajca”, që së fundmi e ka ndryshuar emrin në Skodrinon.

Skodrinon është një shoqëri aksionare në pronësi të Bashkisë së Shkodrës. Objekti i aktivitetit të saj është ofrimi i shërbimeve në fushën e zhvillimit ekonomik për mirëfunksionimin e tregjeve publike dhe rrjetit të tregtisë, organizimi i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, aktivitetet e operatorit turistik dhe operatorit turistik detar… etj.

Kur kompania mori në përdorim dy anijet e para, Drini dhe Buna, ato u përuruan nga Benet Beci si një zhvillim historik për Shkodrën.

““Varkat turistike janë sot një realitet në Liqenin e Shkodrës, duke rikthyer lundrimin në këtë pasuri të të gjithëve. Falë mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Qeverisë Shqiptare, pranë molit të Shirokës janë ankoruar tashmë dy varkat e para turistike me kapacitet 33 vende secila që janë një mundësi për vizitorët në Shirokë për të shijuar magjinë e liqenit më të madh në Ballkan,” shkroi Beci në profilin e tij në facebook në prill të vitit të kaluar.

Por nuk kaloi shumë dhe Skodrinon bashkë me varkat pollën hatanë. Një tragjedi, e cila ngre shumë pikëpyetje.

1-A kanë anijet e Skodrinon liçencë lundrimi? Cilat janë numrat e liçencave?
2-A kanë anijet vend ankorimi të kolauduar?
3-A ka liqeni i Shkodrës një hartë lundrimi të miratuar, përfshirë vijën dhe planin e miratuar të lundrimit?
4 A kishte anija e tragjedisë edhe ndihmës kapiten ashtu siç e kërkon Rregullorja Shqiptare për Sigurinë Detare për anijet me më shumë se 12 pasagjerë?

Prokuroria duhet të kërkojë përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe të mos përpiqet për të mbyllur në heshtje atë që mund të jetë një krim i rëndë shtetëror dhe jo aksident, siç po përpiqen ta bëjnë./kapitali

Previous Post

Parakalimi nuk shkon si duhet, përplasen dy makina në Fushë-Krujë, 3 të plagosur në gjendje të rëndë

Next Post

Prej dy javësh nuk dihej fati i saj/ Fermeri gjen mjetin e aksidentuar, trupi i 53-vjeçares zbulohet disa metra më tutje, dyshimet e policisë italiane

Next Post
Prej dy javësh nuk dihej fati i saj/ Fermeri gjen mjetin e aksidentuar, trupi i 53-vjeçares zbulohet disa metra më tutje, dyshimet e policisë italiane

Prej dy javësh nuk dihej fati i saj/ Fermeri gjen mjetin e aksidentuar, trupi i 53-vjeçares zbulohet disa metra më tutje, dyshimet e policisë italiane

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al