Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga tregjet bujqësore te thertoret dhe përpunuesit, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

Editor by Editor
July 18, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Nga tregjet bujqësore te thertoret dhe përpunuesit, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore me qëllim gjurmueshmërinë e mallrave për forcimin e sigurisë ushqimore. Ndërmarrja e aksionit parashikohet të zbatohet nëpërmjet disa fazave sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), ku përveç subjekteve në Tiranë aksioni do të zhvendoset drejt rretheve dhe më pas te pikat e grumbullimit dhe përpunimit.

Gjatë këtyre ditëve aksioni i tatimorëve është fokusuar në tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore dhe blegtorale, baxhot dhe thertoret në Tiranë. Në Tiranë në 3 ditët e para të aksionit janë kontrolluar 87 subjekte dhe janë sekuestruar 20 ton mallra blegtorale që kanë rezultuar se tregtoheshin pa faturë.

“Fokusi i aksionit për tregtimin e mallrave me faturë do të jenë tregjet e mëdha, thertoret, baxhot, më pas grumbulluesit dhe përpunuesit të cilat kanë volum tregtar të lartë që më pas tregtohen në të gjithë vendin. Nga kontrollet e kryesore deri tani më problematik për tregtim të mallit pa faturë rezultojnë tregjet e mëdha të mallrave bujqësore dhe blegtorale dhe thertoret”, pohon administrata tatimore.

Në fazën e dytë, sipas drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve përveç Tiranës dhe zonave përreth saj, aksioni do të shtrihet edhe në rrethe, ku fokusi do të jenë tregjet e mëdha, baxhot e grumbullit të qumështit dhe thertoret e kafshëve.

Në fazën e tretë, administrata tatimore parashikon që aksioni të shtrihet te pikat e grumbullimit dhe përpunimit të mallrave blegtorale. Administrata Tatimore thekson sërish se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, te tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore, thertoret, baxhot dhe më pas grumbulluesit dhe përpunuesit e mëdhenj.

Tatimet pohojnë se tregtarët e vegjël dhe ambulantët nuk janë në fokus të aksionit. Ndërsa numri i supermarketeve të kontrolluara deri tani mbetet i ulët. Aksioni i ndërmarrë nga aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.

Në mbyllje të aksionit nëpërmjet të cili synohet të rritet autofaturime për mallrat e tregtuara nga fermeri, qeveria parashikon të nisë zbatimin e skemës së rimbursimit të TVSH-së në masën 10% për fermerin. Projektligji për kthimin e skemës së kompensimit të TVSh-së pritet të shqyrtohet për miratim vitin e ardhshëm, ku dhe do të nisë zbatimin.

Pas ndryshimeve që u bënë në vitin 2019 në skemën e rimbursimit të TVSH-së ku nga 20% u ul në 6%, prej 2022 TVSH-ja e kreditueshme për blerjet e mallrave nga fermerët u shfuqizua. / Monitor

Previous Post

“O Muçi, t’u bëftë Bardha kurban…”, rrëfen tregtarja që u bë virale me rigonin pa faturë

Next Post

Aksident i rëndë në Britani, autobusi me rreth 70 nxënës rrëshqet poshtë një bregu, Starmer: Dhimbjen për humbjen e jetës së një fëmije

Next Post
Aksident i rëndë në Britani, autobusi me rreth 70 nxënës rrëshqet poshtë një bregu, Starmer: Dhimbjen për humbjen e jetës së një fëmije

Aksident i rëndë në Britani, autobusi me rreth 70 nxënës rrëshqet poshtë një bregu, Starmer: Dhimbjen për humbjen e jetës së një fëmije

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al