Friday, March 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kreu i ICMPD-së i bën thirrje BE-së të shtojë dëbimet e emigrantëve

Editor by Editor
July 16, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Kreu i ICMPD-së i bën thirrje BE-së të shtojë dëbimet e emigrantëve
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kreu i një organi me ndikim i financuar nga Bashkimi Evropian për këshillim mbi migracionin ka bërë thirrje që blloku evropian të forcojë dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar në kuadër të paktit të ri për migracionin dhe ka mbrojtur organizatën e tij ndaj kritikave për shkelje të të drejtave të njeriut.

Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare për Politikat e Migracionit (ICMPD) mohoi përgjegjësinë për atë që e quajti “raste individuale” të abuzimeve me të drejtat e njeriut nga autoritetet në vendet ku vepron organizata e tij.

Michael Spindelegger, ish-zëvendëskancelar nga Partia Popullore Austriake konservatore, foli në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, ndërsa Brukseli po përballet me presion për të ndaluar apo dëbuar migrantët, për shkak të forcimit të partive të djathta ekstreme që kanë qasje kundër migracionit në mbarë Evropën.

Pakti i migracionit i BE-së, i miratuar vitin e kaluar dhe që do të hyjë në fuqi në qershor 2026, forcon procedurat për azilkërkuesit në kufijtë e bllokut.

“Është shumë e rëndësishme që të krijohet një politikë funksionale e kthimit, gjithashtu në frymën e këtij pakti”, tha Spindelegger për AFP-në.

“Nëse dikush vjen, nuk merr azil dhe më pas qëndron gjithsesi, dhe nuk ndodh asgjë, kjo është një shenjë shumë e keqe për shtetin ligjor”, shtoi ai.

Ai theksoi se është e rëndësishme që personat e dëbuar të riintegrohen në vendet e tyre të origjinës në mënyrë që të mos largohen sërish.

Aktualisht, më pak se 20 për qind e personave të urdhëruar të largohen nga BE-ja kthehen në vendet e tyre të origjinës, sipas të dhënave të BE-së. Në lidhje me reformat e migracionit të BE-së, “treni është në lëvizje, kjo është e qartë, por ka ende stacione të ndryshme që duhen marrë në konsideratë”, tha Spindelegger.

ICMPD-ja, me seli në Vjenë, këshillon institucionet e Bashkimit Evropian dhe aktorë të tjerë për politikat e migracionit dhe zbaton projekte në Afrikë, Azi dhe Evropë. Organizatat për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar vazhdimisht për projektet jashtë BE-së që synojnë të reduktojnë numrin e migrantëve që mbërrijnë në Evropë.

ICMPD-ja ka bashkëpunuar me rojet bregdetare të Tunizisë dhe autoritetet libiane, të cilat janë akuzuar për keqtrajtim të migrantëve.

“Më vjen shumë keq sa herë që vazhdojnë raste negative individuale (të abuzimeve me të drejtat e njeriut). Ne nuk mund të marrim përgjegjësi për to”, tha Spindelegger.

Ai theksoi se kurset e trajnimit të organizuara nga ICMPD-ja për rojet kufitare në vendet tranzit përfshijnë edhe trajnim mbi të drejtat e njeriut.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësime edhe për planet e Komisionit Evropian, të paraqitura në maj, që synojnë të lehtësojnë dërgimin e azilkërkuesve në vende të treta për përpunimin e kërkesave të tyre.

Kjo propozim shihet si një hap drejt krijimit të qendrave jashtë BE-së që do të funksiononin si pika kthimi për migrantët.

Për të hyrë në fuqi, propozimi duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare. ICMPD-ja ka 21 vende anëtare, kryesisht nga BE-ja, dhe një staf prej më shumë se 500 personash. E themeluar nga Austria dhe Zvicra në vitin 1993, organizata vepron në më shumë se 90 vende. Rreth 70 për qind e buxhetit vjen nga Komisioni Evropian./ REL

Previous Post

Lëvizte me armë me vete, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, e pëson edhe pasagjeri

Next Post

Një mural i ri në rrugët e Liverpulit, në nder të Diogo Jotës…

Next Post
Një mural i ri në rrugët e Liverpulit, në nder të Diogo Jotës…

Një mural i ri në rrugët e Liverpulit, në nder të Diogo Jotës…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Baba Mondi: Dy elemente mbrojnë një komb, pronat dhe fiset. Në Shqipëri, liderët i kanë shkatërruar.

Baba Mondi: Dy elemente mbrojnë një komb, pronat dhe fiset. Në Shqipëri, liderët i kanë shkatërruar.

March 27, 2026
“Sllovakët shprehin respekt”/ Presidenti i FFK-së për ‘Shqipëria Live’: Kosova ka kontribuar shumë në futboll gjatë këtyre 10 viteve

“Sllovakët shprehin respekt”/ Presidenti i FFK-së për ‘Shqipëria Live’: Kosova ka kontribuar shumë në futboll gjatë këtyre 10 viteve

March 27, 2026
VanHorn takon ministrat e rinj, Ambasada Amerikane: Çlirohet nga kartelet e drogës dhe rritja e shpenzimeve për NATO-n është e domosdoshme

VanHorn takon ministrat e rinj, Ambasada Amerikane: Çlirohet nga kartelet e drogës dhe rritja e shpenzimeve për NATO-n është e domosdoshme

March 27, 2026
Agjenti i Shërbimit Sekret, i cili shoqëronte bashkëshorten e ish-Presidentit Biden, i jep fund jetës me armë.

LAJME

Baba Mondi: Dy elemente mbrojnë një komb, pronat dhe fiset. Në Shqipëri, liderët i kanë shkatërruar.

by timoni.al
March 27, 2026
0

Në premierën e sezonit të tretë të emisionit "Flet me Ilnisa Agolli", Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmon Brahimaj,...

Read moreDetails
“Sllovakët shprehin respekt”/ Presidenti i FFK-së për ‘Shqipëria Live’: Kosova ka kontribuar shumë në futboll gjatë këtyre 10 viteve

“Sllovakët shprehin respekt”/ Presidenti i FFK-së për ‘Shqipëria Live’: Kosova ka kontribuar shumë në futboll gjatë këtyre 10 viteve

March 27, 2026
VanHorn takon ministrat e rinj, Ambasada Amerikane: Çlirohet nga kartelet e drogës dhe rritja e shpenzimeve për NATO-n është e domosdoshme

VanHorn takon ministrat e rinj, Ambasada Amerikane: Çlirohet nga kartelet e drogës dhe rritja e shpenzimeve për NATO-n është e domosdoshme

March 27, 2026
Agjenti i Shërbimit Sekret, i cili shoqëronte bashkëshorten e ish-Presidentit Biden, i jep fund jetës me armë.

Agjenti i Shërbimit Sekret, i cili shoqëronte bashkëshorten e ish-Presidentit Biden, i jep fund jetës me armë.

March 27, 2026
Aktorja e njohur turke arrestohet për drogë, jep dëshminë para prokurorisë, ndërsa autoritetet realizojnë analizat e gjakut.

Aktorja e njohur turke arrestohet për drogë, jep dëshminë para prokurorisë, ndërsa autoritetet realizojnë analizat e gjakut.

March 27, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Baba Mondi: Dy elemente mbrojnë një komb, pronat dhe fiset. Në Shqipëri, liderët i kanë shkatërruar.

Baba Mondi: Dy elemente mbrojnë një komb, pronat dhe fiset. Në Shqipëri, liderët i kanë shkatërruar.

March 27, 2026
“Sllovakët shprehin respekt”/ Presidenti i FFK-së për ‘Shqipëria Live’: Kosova ka kontribuar shumë në futboll gjatë këtyre 10 viteve

“Sllovakët shprehin respekt”/ Presidenti i FFK-së për ‘Shqipëria Live’: Kosova ka kontribuar shumë në futboll gjatë këtyre 10 viteve

March 27, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al