Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tregtarët ambulantë/ Administrata Tatimore: Nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë dhe as për të mbajtur dokumentacion për mallrat apo shërbimet

Editor by Editor
July 15, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Tregtarët ambulantë/ Administrata Tatimore: Nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë dhe as për të mbajtur dokumentacion për mallrat apo shërbimet
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Administrata Tatimore ka bërë një njoftim ku informon se individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.

Sipas “tatimeve” detyrimet e vetme të një tregtari ambulant janë të jetë mbi moshën 16 vjeç; të jetë i vetëpunësuar dhe të mos punësojë persona të tjerë; të tregtojë në hapësira publike me leje të lëshuar nga Bashkia përkatëse; të jetë i regjistruar si ambulant pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore dhe të paguajë: kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; tarifën për zënien e hapësirës publike; taksat bashkiake të aplikueshme.

Në përfundim të njoftimit thuhet se administrata Tatimore mbetet e angazhuar në krijimin e një klime besimi dhe bashkëpunimi me qytetarët, duke garantuar që çdo politikë tatimore të zbatohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të kuptueshme për të gjithë.

Njoftimi:

Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.

Ky përjashtim parashikohet në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht në nenin 5, pika 1, gërma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, pika 1, gërma j), përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë.

Detyrimet e vetme të një tregtari ambulant janë:

Të jetë mbi moshën 16 vjeç;

Të jetë i vetëpunësuar dhe të mos punësojë persona të tjerë;

Të tregtojë në hapësira publike me leje të lëshuar nga Bashkia përkatëse;

Të jetë i regjistruar si ambulant pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore;

Të paguajë: Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; Tarifën për zënien e hapësirës publike; Taksat bashkiake të aplikueshme.

Administrata Tatimore mbetet e angazhuar në krijimin e një klime besimi dhe bashkëpunimi me qytetarët, duke garantuar që çdo politikë tatimore të zbatohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të kuptueshme për të gjithë.

Previous Post

VIDEO/ “Lufra” hedh në treg dhallë të mykur, qytetarja e alarmuar: Po na helmojnë!

Next Post

Pallati i konfiskuar në Vlorë: Investitor, ish-drejtori i Urbanistikës në bashki. Nën hetim për ndërtim të paligjshëm administratori e investitori

Next Post
Pallati i konfiskuar në Vlorë: Investitor, ish-drejtori i Urbanistikës në bashki. Nën hetim për ndërtim të paligjshëm administratori e investitori

Pallati i konfiskuar në Vlorë: Investitor, ish-drejtori i Urbanistikës në bashki. Nën hetim për ndërtim të paligjshëm administratori e investitori

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al