Friday, October 31, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjenerali i ‘Guardia di Finanza’: Mafia shqiptare dominante, pastrimi i parave problem i madh

Editor by Editor
July 14, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Gjenerali i ‘Guardia di Finanza’: Mafia shqiptare dominante, pastrimi i parave problem i madh
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Mafia shqiptare ka kapërcyer prej kohësh kufijtë e kriminalitetit tradicional, duke u shndërruar në një strukturë transnacionale e organizuar dhe fleksibile, aktive në disa nivele njëkohësisht: kriminal, logjistik, financiar dhe ekonomik.

Siç del qartë nga intervista me Gjeneral Antonio Quintavalle, komandant i Shërbimit Qendror të Hetimit të Kriminalitetit të Organizuar të Guardia di Finanza, kemi të bëjmë me një sistem mafioz modern, që është në gjendje të menaxhojë trafiqe ndërkombëtare, të kontrollojë rrjete logjistike nga Amerika e Jugut në Evropë dhe të riciklojë sasi të mëdha parash të paligjshme, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

Riciklimi i parave është sot zemra e strategjisë mafioze: përmes shoqërive guackë, investimeve në pasuri të paluajtshme, faturimeve fiktive, kriptomonedhave dhe kanaleve financiare paralele (si bankingu i nëndheshëm kinez), të ardhurat nga narkotrafiku futen në ekonominë legale, duke e ndotur tregun real dhe duke shkatërruar konkurrencën e ndershme.

Kjo zhvillim përfaqëson një kërcënim konkret për sigurinë ekonomike dhe institucionale. Kriminaliteti i organizuar shqiptar nuk godet vetëm me dhunë, por gërryen nga brenda besueshmërinë në institucione, transparencën e tregjeve dhe sovranitetin ekonomik të vendit.

Intervista ekskluzive me Gjeneral Antonio Quintavalle, komandant i Shërbimit Qendror të Hetimit kundër Krimit të Organizuar të Guardës së Financës në selinë e Romës

Alba Kepi: Faleminderit, Gjeneral Antonio Quintavalle, komandant i Shërbimit Qendror të Hetimit kundër Krimit të Organizuar të Guardës së Financës në selinë e Romës. Para disa ditësh, ju folët përpara delegacioneve të 33 vendeve anëtare të OSBE-së në Parlamentin Italian. Në fjalën tuaj, ishit shumë të qartë dhe kritik, duke nënvizuar rolin e mafies shqiptare në Itali. Ndër të tjera, theksuat se ajo është e pranishme në të gjitha 21 rajonet italiane. Mund të na thoni më shumë rreth kësaj?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Po, kjo është një e dhënë faktike, jo një kritikë, por një paraqitje e rezultateve hetimore. Nuk ka rajon italian ku një njësi e Gardës së Financës të mos jetë duke hetuar grupe kriminale shqiptare, kryesisht të angazhuara në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Këto grupe kanë evoluar dhe sot luajnë një rol si lojtarë globalë në trafikun e narkotikëve. Ata janë të vlerësuar edhe nga mafiet italiane për shkak të strukturës së tyre të brendshme të ngurtë dhe vertikale, shpesh të lidhur përmes marrëdhënieve familjare – njësoj si mafiet italiane tradicionale.

Alba Kepi: Pra, mafia shqiptare është aktive në porte italiane?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Po, sigurisht. Në një hetim të përbashkët me Prokurorinë Antimafia të Firences, zbuluam prezencën e grupeve shqiptare edhe në Ekuador. Ky shtet është një pikë kyçe për trafikun e kokainës, sepse nga porti i Guayaquil nisen kontejnerët drejt porteve evropiane dhe italiane, si Rotterdam, Hamburg, Anversa, dhe në Itali: Gioia Tauro apo Livorno.

Grupet shqiptare kanë ngritur aty baza logjistike dhe organizojnë ngarkesat që pastaj shpërndahen nëpër Europë.

Alba Kepi: Kush janë ata që hyjnë në porte për të nxjerrë drogën?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Janë shtetas shqiptarë, të cilët në disa raste bashkëpunojnë me shtetas të tjerë nga Europa Lindore – si gjeorgjianët, të njohur për vjedhje banesash. Megjithatë, në shumicën e rasteve janë shqiptarë që specializohen në nxjerrjen e drogës nga portet.

Ata përdorin metodën e quajtur “rip-off”, ku futen në porte, hapin kontejnerët e sinjalizuar, marrin çantat me kokainë dhe i zëvendësojnë vulat mbyllëse të kontejnerëve me kopje identike, për të mos ngjallur dyshime gjatë kontrollit doganor. Këto vula vijnë bashkë me cantat me kokainë e gjendet brenda tyre.

Alba Kepi: Ekzistojnë edhe metoda të tjera të fshehjes së drogës?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Po. Një tjetër teknikë është fshehja e kokainës në të ashtuquajturat “presa detare”, që janë hapësira nën trupin e anijes, pra nën nivelin e detit. Aty fshihet kokaina, e cila merret nga zhytës shqiptarë të specializuar, që afrohen me gomone, zhyten nën anije dhe nxjerrin drogën për ta transportuar drejt destinacioneve të paracaktuara.

Alba Kepi: Mund të quhet krimi i organizuar shqiptar një mafie në kuptimin e plotë?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Në një hetim me Prokurorinë e Firences u konstatua edhe një rrethanë rënduese për veprimtari mafioze ndaj disa subjekteve shqiptare. Kjo sepse shpesh ata veprojnë në partneritet me grupe mafioze italiane.

Për më tepër, këto grupe shqiptare përbëjnë tashmë një rrjet logjistik të besueshëm për mafiet italiane dhe bashkëpunojnë në nivel të lartë.

Alba Kepi: A ka pasur raste investimesh në Itali nga këto grupe?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Po, kemi identifikuar dy raste të tilla. Një në Firence, ku subjekte shqiptare kanë blerë restorante në qendër të qytetit – në këtë rast me të ardhura nga evazioni fiskal.

Rasti tjetër, më i rëndësishëm, ndodhi së fundmi: një shoqëri ndërtimi e menaxhuar nga shqiptarë ka investuar rreth 4 milionë euro në pasuri të paluajtshme në Itali. Kjo u zbulua falë bashkëpunimit me kolegët shqiptarë dhe hetuesit italianë në Verona.

Alba Kepi: A është ky një rast i riciklimit të dyfishtë të parave?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Po, është hera e parë që dokumentohet një skemë e tillë: paratë nga trafiku i drogës riciklohen fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Itali.

Pikërisht për këtë arsye, rasti ka një rëndësi të veçantë hetimore. Ne ndjekim metodën “ndiq paratë” (follow the money), që ishte filozofia e gjyqtarit Falcone. Kjo na lejon të zbulojmë jo vetëm krimet, por edhe pasuritë.

Alba Kepi: Çfarë roli luan komuniteti kinez në transferimin e paligjshëm të parave?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Shqiptarët shpesh përdorin rrjete të ashtuquajtura “banka të nëndheshme kineze” (Chinese Underground Banking). Procesi është i thjeshtë: dorëzojnë para në një lavanderi apo dyqan kinez, marrin një kupon (shpesh një kartëmonedhë me numër serial), e cila më pas shërben si ‘token’ që një tjetër person e paraqet në një dyqan tjetër në ndonjë vend tjetër të botës për të marrë shumën.

Kjo ndodh sepse rrjetet kineze kanë qarkullim të madh parash nga aktivitetet e evazionit dhe dërgesave në atdhe.

Alba Kepi: Në Shqipëri ka preokupim sepse në portin e Durrësit nuk ka pasur sekuestrime për rreth katër vite. Si e komentoni këtë: është sukses apo mungesë efikasiteti?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Unë nuk kam të dhëna konkrete për portin e Durrësit. Megjithatë, mund të them që shumë ngarkesa me kokainë që arrijnë në Gioia Tauro kanë destinacion vendet e Ballkanit. Shpesh ne organizojmë dorëzime të kontrolluara për të parë se ku përfundojnë mallrat.

Nuk përjashtohet kurrë mundësia që një port të përdoret për trafik.

Alba Kepi: Operacioni URA tregoi diferenca në kohë mes ekzekutimeve në Itali dhe Shqipëri. Në Itali urdhër-arrestet u lëshuan në shkurt, në Shqipëri vetëm në maj, pas zgjedhjeve. A ndikon politika në hetimet?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Në të dy vendet, drejtësia kërkon kohë për të përgatitur një masë ndaj një subjekti. Ka faktorë si ngarkesa e punës, numri i personelit, procedurat ligjore etj.

Sa më shpejt të veprojë prokuroria, aq më efektive është ndërhyrja. Por gjithmonë duhet të marrim parasysh kontekstin dhe kapacitetet e sistemit gjyqësor.

 Alba Kepi: Ju keni thënë se mafia është një faktor që ndikon në sigurinë dhe ekonominë ndërkombëtare. Çfarë do të thotë kjo?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Mafia kërkon fitim, duke përdorur para me burim kriminal. Ajo nuk ka nevojë për kredi bankare, paguan furnizues, paguan punëtorë pa respektuar rregulla. Kjo krijon konkurrencë të padrejtë.

Për më tepër, mafia përdor firma fiktive që krijohen vetëm për të qarkulluar para të pista dhe për të shmangur tatimet. Kjo dëmton shtetin, ekonominë dhe operatorët e ndershëm.

Alba Kepi: Në një vend si Shqipëria, me institucione të brishta, çfarë rreziku paraqet mafia shqiptare?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Rreziku nuk vjen vetëm për vendet e brishta. Mafia është një kërcënim për të gjitha vendet. Shqipëria ka një ekonomi në rritje, po bëhet një destinacion turistik atraktiv, gjë që rrit interesin edhe për investime kriminale.

Ndikimi negativ ndodh kudo ku mafia ndërhyn në ekonomi, pavarësisht forcës së institucioneve.

Alba Kepi: Cilat janë sektorët kryesorë ku mafia riciklon më shumë para?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Sot mafia nuk ka më kufij. Riciklon në: naftë, metale, ndërtim, tregti, lojëra fati online, kriptovaluta.

Në sektorin e lojërave të fatit, krijon faqe ilegale jashtë vendit që shmangin pagesën e taksave. Përdoren karta parapaguese dhe shumat largohen jashtë vendit.

Kriptovalutat janë problem i madh sepse ofrojnë anonimat, përdoren për të blerë drogë, armë e gjithçka tjetër në dark ueb.

Alba Kepi: Si e përkufizon sot Guardia di Finanza mafian shqiptare?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Si një organizatë gjithnjë e më e pranishme në Itali dhe në të gjithë Europën. Ka arritur nivelin e mafieve më të rëndësishme italiane dhe kërkon vëmendje maksimale hetimore. Por dua të theksoj se në Itali ka shumë shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë me ndershmëri dhe meritojnë respektin maksimal.

Previous Post

“Bandë e vërtetë”/ IKMT shkatërron kamperin në Theth, Berisha: Ky ishte ndërtim pa leje për Ramaduron

Next Post

Dhanë dorëheqjen pas urdhërit të Ramës/ Benet Beci “hap dyert” për administratorët e ardhshëm: Nëse e doni Shkodrën, aplikoni!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Interi i jep “leksion” Fiorentinës, rikthehet në fitore dhe parakalojnë Milanin në klasifikim.

Interi i jep “leksion” Fiorentinës, rikthehet në fitore dhe parakalojnë Milanin në klasifikim.

October 30, 2025
Formula 1: Felipe Massa padit, kërkon titullin e 2008-ës dhe 73 milionë euro dëmshpërblim

Formula 1: Felipe Massa padit, kërkon titullin e 2008-ës dhe 73 milionë euro dëmshpërblim

October 30, 2025
EFL Cup: Liverpooli përjeton humbje të turpshme, “Reds” bien me tre gola nga Crystal Palace, duke humbur mundësinë për trofeun e parë të sezonit. Arsenal, Chelsea dhe City kalojnë përpara.

Grida Duma transmeton një mesazh të fuqishëm për ‘Tetorin rozë’: Gratë dhe zonjat që përballen me sfida çdo ditë.

LAJME

Interi i jep “leksion” Fiorentinës, rikthehet në fitore dhe parakalojnë Milanin në klasifikim.

by timoni.al
October 30, 2025
0

Interi ka rikthyer veten te fitorja në kampionat pas humbjes ndaj Napolit, duke triumfuar 3-0 ndaj Fiorentinës në “San Siro”....

Read moreDetails
Formula 1: Felipe Massa padit, kërkon titullin e 2008-ës dhe 73 milionë euro dëmshpërblim

Formula 1: Felipe Massa padit, kërkon titullin e 2008-ës dhe 73 milionë euro dëmshpërblim

October 30, 2025
EFL Cup: Liverpooli përjeton humbje të turpshme, “Reds” bien me tre gola nga Crystal Palace, duke humbur mundësinë për trofeun e parë të sezonit. Arsenal, Chelsea dhe City kalojnë përpara.

EFL Cup: Liverpooli përjeton humbje të turpshme, “Reds” bien me tre gola nga Crystal Palace, duke humbur mundësinë për trofeun e parë të sezonit. Arsenal, Chelsea dhe City kalojnë përpara.

October 30, 2025
Grida Duma transmeton një mesazh të fuqishëm për ‘Tetorin rozë’: Gratë dhe zonjat që përballen me sfida çdo ditë.

Grida Duma transmeton një mesazh të fuqishëm për ‘Tetorin rozë’: Gratë dhe zonjat që përballen me sfida çdo ditë.

October 30, 2025
Pas triumfit ndaj Udineses, John Elkann takohet me ekipin për t’i motivuar.

Pas triumfit ndaj Udineses, John Elkann takohet me ekipin për t’i motivuar.

October 30, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Interi i jep “leksion” Fiorentinës, rikthehet në fitore dhe parakalojnë Milanin në klasifikim.

Interi i jep “leksion” Fiorentinës, rikthehet në fitore dhe parakalojnë Milanin në klasifikim.

October 30, 2025
Formula 1: Felipe Massa padit, kërkon titullin e 2008-ës dhe 73 milionë euro dëmshpërblim

Formula 1: Felipe Massa padit, kërkon titullin e 2008-ës dhe 73 milionë euro dëmshpërblim

October 30, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al