Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ Ndezi zjarr dhe dogji qindra pemë frutore, ullinj dhe 10 ha bimësi në Rrogozhinë, përfundon në pranga 41-vjeçari

Editor by Editor
July 14, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRI/ Ndezi zjarr dhe dogji qindra pemë frutore, ullinj dhe 10 ha bimësi në Rrogozhinë, përfundon në pranga 41-vjeçari
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

RROGOZHINË- Një 41-vjeçar është arrestuar në Rrogozhinë, pasi akuzohet se ka ndezur zjarr ku si pasojë janë djegur qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 hektarë bimësi. Në pranga është vënë shtetasi Iljaz Rusta, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”. 

Sipas informacioneve zyrtare policore, ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave.

Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi rreth 10 ha, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët, të banesave përreth.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi, si dhe u rrezikuan banesat përreth, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Shimve, bashkia Rrogozhinë, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në zonën ku kishte rënë zjarri dhe vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, pas disa minutash, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”, i autorit të dyshuar, shtetasit I. R., 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave. Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi rreth 10 ha, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët, të banesave përreth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos shkaktojnë zjarr në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin.

Previous Post

“Tirana është zona më e nxehtë…”, Rama: Lirimi i hapësirave publike do të jetë Rilindja Urbane 2.0 në të gjitha qytetet e mëdha

Next Post

Ministri i Jashtëm italian: BE gati të godasë SHBA-në me tarifa prej 21 miliardë eurosh

Next Post
Ministri i Jashtëm italian: BE gati të godasë SHBA-në me tarifa prej 21 miliardë eurosh

Ministri i Jashtëm italian: BE gati të godasë SHBA-në me tarifa prej 21 miliardë eurosh

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al