Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Asgjësohen 2943 bimë kanabis në të gjithë qarkun e Shkodrës, nën hetim 2 roje mjedisi

Editor by Editor
July 13, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Asgjësohen 2943 bimë kanabis në të gjithë qarkun e Shkodrës, nën hetim 2 roje mjedisi
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHKODËR- 2943 bimë kanabis janë asgjësuar në qarkun e Shkodërs në kuadër të operacionit “Koordinata”. Sipas njoftimit të Policisë, për shpërdorim detyre janë proceduar penalisht dy roje mjedisi. Konkretisht në njësitë administrative Pult dhe Shosh (Shkodër), u asgjësuan 735 bimë kanabisi. Në Kastrat dhe Gruemirë (Malësi e Madhe), u asgjësuan 1,631 bimë. Në Temal dhe Shllak (Vau i Dejës), u asgjësuan 139 bimë. Në Luf-Qerret dhe Gjegjan (Pukë), u asgjësuan 438 bimë.

Njoftimi i Policisë: 

Qarku Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike
Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 2943 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Për shpërdorim detyre procedohen penalisht 2 roje mjedisi.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Gruemirë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 1631 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre: V. P., roje pyjesh A. K., roje e zonave të mbrojtura

Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 139 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në territorin e njësive administrative Luf-Qerret dhe Gjegjan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë asgjësuan 438 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm. Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Previous Post

Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT mbërrijn në terren për shembjen e objekteve

Next Post

“Mora pasaportizimin nga Tirana në Theth për ti dhënë votën Ramës”, banorja: Mu thafshin dy duart

Next Post
“Mora pasaportizimin nga Tirana në Theth për ti dhënë votën Ramës”, banorja: Mu thafshin dy duart

“Mora pasaportizimin nga Tirana në Theth për ti dhënë votën Ramës”, banorja: Mu thafshin dy duart

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al