Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U gjet i pajetë në një hotel në Shqipëri, shuhet në moshën 81-vjeçare ish-ambasadori gjerman Werner Daum

Editor by Editor
July 12, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
U gjet i pajetë në një hotel në Shqipëri, shuhet në moshën 81-vjeçare ish-ambasadori gjerman Werner Daum
0
SHARES
45
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum ka ndërruar jetë ditën e sotme. Daum ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare në Shqipëri. Bëhet me dije se diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar.

Ish-ambasadori mbërriti në vendin tonë pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajëm, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Për kontributin e tij historik, ish-ambasadori gjerman u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja.

Atë ditë Daum ka mbajtur fjalën e tij në përurimin e shtatores në Kavajë ku falenderoi për mikpritjen, duke kujtuar se kur hapi ambasadën në 1987, fliste rrjedhshëm shqip, por duke kërkuar falje që tani se fliste mirë. Ai shtoi gjatë fjalimit se sakrifica e Josif Budos nuk ishte vetëm një shkëndijë për Shqipërinë, por sakrifica e nevojshme për të krijuar një Shqipëri të re. Po ashtu Daum ka theksuar se nuk ishte vetëm Budo, por i gjithë populli i Shqipërisë që nuk donin të jetonin nën shtypje. 

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që ndodhem këtu, por ju kërkoj ndjesë që nuk flas më në gjuhën shqipe. Flisja shqip rrjedhshëm kur hapa ambasadën gjermane këtu në vitin 1987. Dhe gjuha juaj e bukur më ka shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe. Siç e dini, dhe më të rinjtë prej jush mund ta kenë dëgjuar, shqiptarëve atëherë nuk u lejohej të flisnin me të huajt. Por shqiptarët ishin të guximshëm, edhe nën shtypjen komuniste, dhe më afroheshin në rrugët e Tiranës, e edhe më shumë jashtë kryeqytetit. Më afroheshin kur udhëtoja nëpër këtë vend të bukur, në Durrës, në Shkodër, në Elbasan dhe në Kavajë. E ndjeva, të paktën që në vitin 1988, se populli shqiptar nuk ishte më i gatshëm ta mbështeste regjimin. Nuk ishin vetëm individë. I gjithë populli i Shqipërisë, dhe sidomos të rinjtë, rinia, studentët, por edhe të rinjtë e zakonshëm, nuk donin më të jetonin nën shtypje. E dija që duhej vetëm një shkëndijë për të ndezur një revolucion. Dhe ajo shkëndijë erdhi pikërisht këtu, nga Kavaja.

Nuk e kam njohur Josif Budon. Vetëm dëgjova në Tiranë se kishte një kryengritje në Kavajë, se të paktën një person ishte vrarë nga Sigurimi. Por kjo ishte shkëndija që ndezi jo vetëm një rebelim, por revolucionin për liri. Josif Budo pagoi çmimin më të lartë për mendimin e tij, për dëshirën dhe për dashurinë ndaj vendit të tij. Sakrifica e tij ofroi atë që ishte e nevojshme për të nisur revolucionin, jo vetëm të 3,000 njerëzve që erdhën në ambasadën time atë kohë, por të të gjithë popullit shqiptar. Sakrifica e Josif Budos ishte një moment që jo vetëm më frymëzoi mua, por edhe ata 3,000 njerëz që ndodheshin në ambasadë, edhe pse shumica prej jush jeni shumë të rinj për t’i kujtuar, dhe vetëm keni dëgjuar për to. Por ju të gjithë e dini dhe do të përcillni më tej guximin dhe sakrificën e Josif Budos, i cili vërtet ndezi Shqipërinë e re, një Shqipëri të lirë, një Shqipëri me të ardhme për të gjithë qytetarët e saj. Duhet ta dini dhe ta përcillni sakrificën e Josif Budos, e cila nuk ishte vetëm një shkëndijë për Shqipërinë, por sakrifica e nevojshme për të krijuar një Shqipëri të re,” tha Daum më 10 korrik 2025.

Kush ishte Werner Daum

Werner Daum lindi më 1943 dhe ishte një diplomat dhe autor gjerman, i specializuar në historinë kulturore të Jemenit, Sudanit dhe Gadishullit Arabik.

Nga viti 1992 deri në vitin 1995, ai ishte Kryetar i Departamentit të të Drejtave të Njeriut në misionin gjerman në Gjenevë. Si i tillë, ai përfaqësoi Gjermaninë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe në organizata të tjera të ndryshme të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Pasi shërbeu si ministër-këshilltar në ambasadën gjermane në Tiranë, Daum ishte ambasadori i Gjermanisë në Sudan nga viti 1996 deri në vitin 2000.

Previous Post

Sherr masiv në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’/ 15 persona përfshihen në konflikt, 57-vjeçari goditet me thikë pranë zemrës

Next Post

U nda nga jeta në Shqipëri, kush ishte diplomati gjerman Werner Daum

Next Post
U nda nga jeta në Shqipëri, kush ishte diplomati gjerman Werner Daum

U nda nga jeta në Shqipëri, kush ishte diplomati gjerman Werner Daum

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mateo ndjen xhelozi për Brikenën? Banorja përqafohet me Alession, ndërkohë që Juela shtron një pyetje: Si është e mundur të mos ndihesh për dikë që të ka ofruar më shumë?

Mateo ndjen xhelozi për Brikenën? Banorja përqafohet me Alession, ndërkohë që Juela shtron një pyetje: Si është e mundur të mos ndihesh për dikë që të ka ofruar më shumë?

February 10, 2026
Protesta e opozitës: Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 21 individë janë të shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, ndër të cilët 19 janë punonjës policie.

Protesta e opozitës: Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 21 individë janë të shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, ndër të cilët 19 janë punonjës policie.

February 10, 2026
Ekipi fiziko-ntë lojtarëve të kombëtares zbulon për planin e së ardhmes të Vlahovic.

Ekipi fiziko-ntë lojtarëve të kombëtares zbulon për planin e së ardhmes të Vlahovic.

February 10, 2026
Big Brother: Luizi mahnitet nga pajtimi me vajzën e tij, në të njëjtin vend ku tri vjet më parë paraqiti këngën për Kiarën.

KRYESORE

Mateo ndjen xhelozi për Brikenën? Banorja përqafohet me Alession, ndërkohë që Juela shtron një pyetje: Si është e mundur të mos ndihesh për dikë që të ka ofruar më shumë?

by timoni.al
February 10, 2026
0

Gjatë një momenti emocional, Brikena i dhuroi një përqafim Alessios pas një rrëfimi prekës nga ai, duke shkaktuar diskutime ndër...

Read moreDetails
Protesta e opozitës: Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 21 individë janë të shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, ndër të cilët 19 janë punonjës policie.

Protesta e opozitës: Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 21 individë janë të shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, ndër të cilët 19 janë punonjës policie.

February 10, 2026
Ekipi fiziko-ntë lojtarëve të kombëtares zbulon për planin e së ardhmes të Vlahovic.

Ekipi fiziko-ntë lojtarëve të kombëtares zbulon për planin e së ardhmes të Vlahovic.

February 10, 2026
Big Brother: Luizi mahnitet nga pajtimi me vajzën e tij, në të njëjtin vend ku tri vjet më parë paraqiti këngën për Kiarën.

Big Brother: Luizi mahnitet nga pajtimi me vajzën e tij, në të njëjtin vend ku tri vjet më parë paraqiti këngën për Kiarën.

February 10, 2026
Premier League: Chelsea pëson një humbje të papritur, “Blutë” mposhten nga Leeds në kampionat.

Premier League: Chelsea pëson një humbje të papritur, “Blutë” mposhten nga Leeds në kampionat.

February 10, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mateo ndjen xhelozi për Brikenën? Banorja përqafohet me Alession, ndërkohë që Juela shtron një pyetje: Si është e mundur të mos ndihesh për dikë që të ka ofruar më shumë?

Mateo ndjen xhelozi për Brikenën? Banorja përqafohet me Alession, ndërkohë që Juela shtron një pyetje: Si është e mundur të mos ndihesh për dikë që të ka ofruar më shumë?

February 10, 2026
Protesta e opozitës: Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 21 individë janë të shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, ndër të cilët 19 janë punonjës policie.

Protesta e opozitës: Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 21 individë janë të shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, ndër të cilët 19 janë punonjës policie.

February 10, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al