Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

40 mijë euro veshje kontrabandë, arrestohet në Tiranë drejtuesi i një furgoni që po i transportonte

Editor by Editor
July 12, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
40 mijë euro veshje kontrabandë, arrestohet në Tiranë drejtuesi i një furgoni që po i transportonte
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Disa veshje sportive me vlerë 40 mijë euro që dyshohen të kontrabanduara janë sekuestruar nga policia në Tiranë.  Lidhur me rastin mësohet se është arrestuar drejtuesi i furgonit që po i transportonte veshjet. Bëhet me dije se 52-vjeçari me iniciale Sh. Xh., banues në Kukës, u ndalua në rrugën “Bardhyl”.

Gjatë kontrollit në furgon u gjetën dhe u sekuestruan mallra (veshje sportive) të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro. Sipas njoftimit, nga hetimet ka rezultuar se 50-vjeçari do t’i shiste veshjet në dyqane të ndryshme të një tregu të shumicës në rrugën “5 Maji”.

Njoftimi: 

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Silent Load”. Vihet në pranga drejtuesi i një furgoni duke transportuar për te tregu i shumicës mallra të dyshuara si të kontrabanduara.

Sekuestrohen mallra (veshje sportive), të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Load”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., 52 vjeç, banues në Kukës. Shërbimet e Policisë, në rrugën “Bardhyl”, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues m 52-vjeçarin, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra (veshje sportive) të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas do t’i shiste veshjet në dyqane të ndryshme të një tregu të shumicës në rrugën “5 Maji”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

EMRAT/ Operacioni i SPAK, lihen në burg të arrestuarit për trafik ndërkombëtar droge

Next Post

I kërkuar nga drejtësia italiane, shqiptari i arratisur arrestohet në një autobus turistik në Gjermani

Next Post
I kërkuar nga drejtësia italiane, shqiptari i arratisur arrestohet në një autobus turistik në Gjermani

I kërkuar nga drejtësia italiane, shqiptari i arratisur arrestohet në një autobus turistik në Gjermani

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al