Wednesday, September 24, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Policia hipokrite”/ Ilir Proda të arreston për parkimin dyshe, por mbron çunat e Tom Doshit me bastet e paligjshme

Editor by Editor
July 10, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Policia hipokrite”/ Ilir Proda të arreston për parkimin dyshe, por mbron çunat e Tom Doshit me bastet e paligjshme
0
SHARES
5.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Timoni.al

Nëse e pyet Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, armiku numër një i rendit publik sot në Shqipëri është qytetari që parkon makinën 10 minuta mbi trotuar. Këtë qytetar do ta ndjekin penal, do ta çojnë në gjyq, do t’i japin deri 3 vjet burg, sipas nenit 293 të Kodit Penal.

Po ndërkohë? Përballë lokalit ku polici të ndalon për parkim, është një tjetër “lokal” — në dukje kafe, në të vërtetë një pikë bastesh të paligjshme që qarkullon miliona euro në javë. Për atë, nuk ka nen 293. Nuk ka furgon policie. Nuk ka arrestime. Ka vetëm heshtje.

Deklarata boshe e Ilir Prodës:

Në konferencën e fundit për media, Ilir Proda foli si një kryekomisar i fortë që do “zbardhë rrugët”, “do lirojë hapësirat publike” dhe “do bëjë shembuj”. Ai foli për Thethin, për bllokimet, për përgjegjësinë penale që do ta paguajë qytetari që ka mbetur pa parking.

Një copë retorike për kamerat — që të prodhojë lajme, që të duket “reformator”. Por me të njëjtën zell, Proda nuk përmendi asnjë fjalë për rrjetet e basteve që sot janë më të forta se kurrë. Zero fjalë. Zero veprime.

Kontrasti i turpshëm:

Le ta shohim me sy të lirë:

  • Parkove makinën dy rreshta? Në Shqipëri riskon burg, prokuror dhe gjykatë.
  • Shet user baste në lokal? Nuk të sheh njeri.
  • Hape një pikë të fshehtë me printer që printon skedina? Mos u shqetëso. Ka shefa komisariatesh që pinë kafen aty.
  • Kontrollon një rrjet të tërë qyteti, ndan territore, merr përqindje nga humbjet? Përgëzime, je në rregull.

Në mes të Tiranës, në zonën e Ali Demit, ndodhi një incident që zbuloi gjithë maskaradën. Një djalë, Lorenc Telhallari, u konfliktua me Lendi Palajn për një borxh bastesh. Konflikti doli nga lokali ‘333’ — një pikë bastesh që sipas ligjit nuk ekziston — dhe përfundoi te zyra elektorale e Partisë Social Demokrate të Tom Doshit.

Kush është Lendi Palaj? Zyrtarisht, një ‘i zakonshëm’. Në realitet, kukulla që mban në emër dy kompani që administrojnë user-at e basteve të çunave të Tom Doshit në Tiranë dhe Shkodër.

Zyra elektorale — streha e basteve:

Kur nisi sherri, Palaj nuk shkoi në polici. Shkoi te zyra elektorale. U fut brenda dhe qëndroi me orë të tëra, derisa policia erdhi dhe “u kujtua” të marrë kamerat. A është ky vendi ku një “person i zakonshëm” fshihet nga një sherr? Jo!

Sepse aty është garancia — dera që nuk hapet për çdo qytetar të thjeshtë, por hapet për ata që kontrollojnë milionat. Dhe për ta, Ilir Proda nuk ka as patrulla, as fletë-thirrje, as nen 293.

Tregu i basteve: Perandoria që heshtet nga policia

Në Shqipëri, bastet u mbyllën në letër më 1 janar 2019. Pesë vite më pas, qeveria dhe Ilir Proda tregojnë muskujt me parkime. Por bastet kanë rifilluar menjëherë — më të organizuara, më të zgjuara dhe më të mbrojtura.

Lokalet e basteve nuk kanë tabela “Baste”. Kanë tabela “Bar Kafe”. Brenda, serverë. Brenda, user-a. Brenda, printerë. Pagesat bëhen cash. Në fund javës, gjithçka ndahet. Kush nuk paguan user-in, zhduket nga loja — ose më keq.

Çunat e Tom Doshit kanë futur në dorë zona të tëra. Tirana, Shkodra, Lezha janë copa territori ku askush nuk guxon të fusë hundët. Kush nuk beson, le të pyesë pse nuk ka një kontroll policor të befasishëm në këto lokale. Sepse aty paratë bëjnë ligjin — jo Ilir Proda.

Parkim 10 minuta vs. 2 miliardë euro:

Ironia është se një qytetar që parkohet 5 minuta gabimisht rrezikon 3 vjet burg. Ndërkohë, një rrjet bastesh që qarkullon qindra miliona euro në vit, nuk preket. Jo vetëm kaq: po të shkosh në komisariat dhe t’i thuash se ky lokal është pikë bastesh, do të qeshin. Do të thonë “ne po merremi me parkimet”.

Pse hesht Ilir Proda?

Sepse bastet nuk janë thjesht një fenomen lagjeje. Janë një skemë që mbush xhepat e politikanëve, forcon territore, siguron vota dhe mban lidhjet me shefat e policisë.

Nëse sot Ilir Proda do të mbyllte ‘333’, ‘CR7’ dhe qindra lokale të tjera, do të shpërthente një zinxhir. Do të dilnin emra, do të priteshin fijet e parave, do të humbisnin votat e Doshit në Shkodër, Lezhë dhe Tiranë. Do të cënohej pazari që mban qetësinë. Prandaj hesht.

Parkimi dyshe si propagandë:

Është më e lehtë të prodhosh një lajm me një polic që bllokon makinën në mes të rrugës, bën foto, bën video dhe i jep Ilir Prodës imazhin e “të fortit”.

Sepse parkimi nuk ka sponsorë. Nuk ka user, nuk ka para të pista. Një qytetar i thjeshtë nuk ka kë të telefonojë të shpëtojë. Ai paguan gjobë, bën burg — dhe nesër e ka harruar media.

Ndërkohë çunat e Tom Doshit?

User-at vazhdojnë. Printerët punojnë. Lokalet hapen çdo mbrëmje. Klientët hyjnë e dalin pa u shqetësuar. Shefat pinë kafe brenda. Paratë qarkullojnë. Dhe Ilir Proda? Jep intervista për parkimet.

Pyetja për fund:

Cili është më i rrezikshëm: qytetari që parkohet keq 10 minuta, apo rrjeti i basteve që kap shtëpi, familje, kursime dhe shet iluzionin e pasurimit?

Pse për të parin kemi 3 vjet burg, për të dytin kemi heshtje totale? Pse Ilir Proda nuk e shkon asnjëherë te lokali ‘333’ me nenin 293 në xhep?

Ky është realiteti shqiptar i 2025-ës: Një drejtori policie që godet qytetarin e zakonshëm, por nuk guxon të prekë shefat e paligjshmërisë që mbushin xhepat e politikës. Një luftë me parkimet, një pazar me baste.

Nëse do të ketë drejtësi të vërtetë, do ta tregojë dita kur Ilir Proda të mbyllë ‘333’-ën para se të bllokojë makinën tënde të parkuar keq. Deri atëherë, bëj kujdes ku parkon. Se për bastet, mos ki merak — ato janë të mbrojtura.

Previous Post

DETAJE nga vrasja e 23-vjeçarit në Mat/ Autorët dyshohet se erdhën me dy makina Range Rover nga Rrësheni, 10 persona priten të shoqërohen

Next Post

“Edhe të dënuarit e PS-së janë viktima të kryeministrit”, Salianji: Ramës çdo njeri i lirë i duket problematik, sepse kjo është natyra e autokratëve

Next Post
“Edhe të dënuarit e PS-së janë viktima të kryeministrit”, Salianji: Ramës çdo njeri i lirë i duket problematik, sepse kjo është natyra e autokratëve

"Edhe të dënuarit e PS-së janë viktima të kryeministrit", Salianji: Ramës çdo njeri i lirë i duket problematik, sepse kjo është natyra e autokratëve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
"Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve": Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

September 24, 2025
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025
Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

September 24, 2025
Titulli i Kryesor/ “Votat ishin për, por për interesa të ndryshme”, Gjokutaj mbi shkarkimin e Veliajt: Kemi luftuar shumë për këtë ngjarje dhe një ditë e gjetëm të përgatitur.

Lajmi Fundit

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

by timoni.al
September 24, 2025
0

Marco Rossi, trajneri italian i ekipit kombëtar të Hungarisë, ka ndarë historinë e tij për kalimin e tij nga futbolli...

Read moreDetails
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025
Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

September 24, 2025
Titulli i Kryesor/ “Votat ishin për, por për interesa të ndryshme”, Gjokutaj mbi shkarkimin e Veliajt: Kemi luftuar shumë për këtë ngjarje dhe një ditë e gjetëm të përgatitur.

Titulli i Kryesor/ “Votat ishin për, por për interesa të ndryshme”, Gjokutaj mbi shkarkimin e Veliajt: Kemi luftuar shumë për këtë ngjarje dhe një ditë e gjetëm të përgatitur.

September 24, 2025
Bisedimet midis Mitsotakis dhe Erdogan në New York anulohen papritur, Ankaraja tërhiqet disa orë para takimit.

Bisedimet midis Mitsotakis dhe Erdogan në New York anulohen papritur, Ankaraja tërhiqet disa orë para takimit.

September 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

"Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve": Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

September 24, 2025
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al